Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë

Shko poshtë

Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë Empty Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 10, 2011 10:27 pm

Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë


Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë Hoteli-foto-1

Përrallor

Ardita Krasniqi: “Ky hotel është i mrekullueshëm, mezi pres që të hapet dhe të hyj brenda e ta shijoj gjithë atë bukuri përrallore për të cilën të gjithë po flasin”.

Mabetex

Z. Pacolli:”Për dekorimin e gjithë këtij hoteli impresiv, për punët e ndryshme, për shumëçka ekskluzive, është përkujdesur kompania Mabetex”.


Arta Beqiri, BOTA SOT
Hoteli i ëndrrave

Hoteli që tani më është në përfundim e sipër në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, posedon të gjitha elementet e një hoteli me pesë yje ose edhe më shumë, thonë ekspertët që janë të angazhuar aty.

I madhë për nga përmasat, impresiv për nga përshtypja, luksoz në çdo aspekt, Hoteli në qendër të Prishtinës, dikur “Bozhuri” më pas “Iliria”, lë përshtypje me shumëçka tek të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe tek të gjithë ata që kanë vizituar Prishtinën kohëve të fundit. Ka kohë që aty janë të angazhuar shumë punëtorë, shumë arkitektë, shumë ekspertë, punohet ditë e natë. Për të thuhet se do të jetë hoteli më luksoz dhe më i mirë jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin. Të gjithë janë bërë të padurueshëm se kur do të hapet dhe si duket brenda ky hotel. Sikundër marrim vesh një pjesë e këtij objekti, ai i mbështjellë me xhama, do të përdoret për veprimtari afariste bankare.

Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë Hoteli-dt07

Hoteli që tani më është në përfundim e sipër në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, posedon të gjitha elementet e një hoteli me pesë yje ose edhe më shumë, thonë ekspertët që janë të angazhuar aty dhe sipas të dhënave e parametrave vlerësues duket se ai do t’i ketë të gjitha ekskluzivitetet për të qenë më i miri në rajon. Hoteli përmban të gjitha elementet përcjellëse të cilat i kërkohen një hoteli me pesë yje. Ky hotel është luksoz dhe ka shumë shërbime të cilat deri më tani në Kosovë as që kanë ekzistuar në formën që do të ofrohen. Aty do të ketë qendra të bukurisë, trajtime të ndryshme, si masazhe, fizioterapi, palestër sportive, dhe një pishinë ekskluzive me sauna, banja turke, sauna finlandeze, sauna të kripës e që sipas Islam Pacollit, drejtor i kompanisë “Mabetex” në Ballkan, deri më tani diçka të tillë nuk ka, por edhe në Evropë është shume e vështirë të gjinden. Do të ketë gjithashtu sauna me avull dhe lloje të ndryshme të fontanave, të gjitha të bëra me materiale të shtrenjta dhe ekskluzive ndërtimi.

Gati hoteli më luksoz në Ballkan, “Swiss Diamond Hotel” - Prishtinë Hoteli-foto-5

Gjerësisht për këtë lexoni nesër në gazetën “Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi