Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cila ishte lidhja e Ramë Marajt të SIA-s me Kadri Veselin e SHIK-ut?

Shko poshtë

Cila ishte lidhja e Ramë Marajt të SIA-s me Kadri Veselin e SHIK-ut? Empty Cila ishte lidhja e Ramë Marajt të SIA-s me Kadri Veselin e SHIK-ut?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 15, 2011 1:13 am

Cila ishte lidhja e Ramë Marajt të SIA-s me Kadri Veselin e SHIK-ut?

Pse duhet të zbardhet misteri i quajtur SHIK, por edhe dosjet e organizata të këtij lloji si G2, AKSH, Sigurimi i Atdheut (SIA) "Shqiponjat e zeza" , shërbime këto të afërta me disa nga partitë politike në Kosovë.
Cila ishte lidhja e Ramë Marajt të SIA-s me Kadri Veselin e SHIK-ut? Rm-kv-bs01e
Ramë Maraj i SIA-s me Kadri Veselin e SHIK-ut?

Vrasjet

Ky proces do të hapte edhe kaptinën e vrasjeve enigmatike të cilësuara si politike dhe do të çonte në zbardhjen e aktorëve dhe të motiveve për të cilat janë vrarë shumë personalitete të shquara të jetës politike dhe shoqërore të Kosovës.

Aktiv

Gjasat që të kemi hapje të dosjeve për këto struktura janë të vogla sidomos tani kur në të gjitha institucionet kryesore të Kosovës janë akomoduar ish-pjesëtarët e SHIK-ut, shërbim ky që në raportet të shërbimeve inteligjente ndërkombëtare është aktiv.

Në këto raporte deri më tani nuk përmendet as edhe një zyrtar i LDK-së të jetë i përfshirë në këtë strukturë.

Nisja e një procesi hetimor për këto shërbime e struktura paralele në Kosovë, tash për tash duket një mision i pamundur.

Shërbimet informative apo siç po quhet tani “strukturat paralele” të sigurisë të partive politike, prapë kanë ngjallur një debat të nxehtë në opinionin, debat ky që marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Kosova dhe sfidat të cilat gjenden para sajë, do të rezultojë të jetë vetëm një debat shterpë pa ndonjë rezultat dhe se do t’ju shërbejë vetëm partive politike për ta demonizuar njera-tjetrën në opinionin publik. Dhe kjo për faktin se Kosova është dëshmuar se nuk ka kapacitet institucionale të hetuesisë dhe të prokurorisë për të hetuar në mënyrë të pavarur dhe e pandikuar nga politika nëntokën e partive politike , e cila është një botë në vete, apo një xhungël e pashkelur, më se e rrezikshme për këdo që tenton për të eksploruar në të , pasi kjo nëntokë përbehet apo “popullohet” nga speciet më të ndryshme kriminale. Kësaj radhe sebep i këtij debate është bërë raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, i publikuar ditë më parë, ku në një pasus të shkurtër të tij thuhet se partitë politikë kryesore në Kosovë vazhdojnë të operojnë me rrjetet e tyre të sigurisë.
Po t’ju referohesh raporteve të shumë shërbimeve të zbulimeve nga shtete të ndryshme të huaja, mike dhe mbështetëse të shtetësisë së Kosovës, mbi veprimtarinë e SHIK-ut, por edhe të proceseve gjyqësore aktuale si "BLLACA" dhe tashmë ai që do të nisë “Limaj dhe të tjerët”dhe në dëshmitë që solli shtypi ditor për ditarët dhe letrat e dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si “Dëshmitari X”, i cili ditë më parë u vetëvra në rrethana akoma të pasqaruara në Gjermani, hapja e kësaj dosjeje të këtij misteri të quajtur SHIK, por edhe dosjet dhe hetimi për organizatat e tjera të këtij lloji si G2,AKSH, Sigurimi i Atdheut i njohur me akronimin SIA, "Shqiponjat e zeza" , të afërta me disa nga partitë politike më të fuqishme në Kosovë, do të shënojë, fillimin e procesit të ballafaqimit të Kosovës me vetveten.



Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së martë në “Bota sot”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi