Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akademia e quan Rexhep Qosjen servil e denoncues policor

Shko poshtë

Akademia e quan Rexhep Qosjen servil e denoncues policor Empty Akademia e quan Rexhep Qosjen servil e denoncues policor

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 23, 2011 9:08 pm

Akademia e quan Rexhep Qosjen servil e denoncues policor

Akademia e quan Rexhep Qosjen servil e denoncues policor Ashak-ndertesaAkademia e quan Rexhep Qosjen servil e denoncues policor Bahtir_hamza_rexhep_qosja


Reagim i Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ndaj akuzave të Rexhep Qosjes.

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) në mbledhjen e saj të datës 23. 11. 2011 vendosi që ndaj akuzave drejtuar Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) nga Rexhep Qosja të informojë opinionin për sa vijon:

I. Të pavërtetat:

1. Ai thotë se në Akademi bashkë me të janë vetëm edhe dy a tre akademikë që nuk janë anëtarë të LDK-së.

E vërteta është se në tërë Akademinë vetëm dy akademikë janë anëtarë të LDK-së, të cilët në asnjë rast nuk ushtrojnë ndikim partiak.

2. Ai thotë se zgjedhja e Isa Mustafës duke qenë Kryetar i Komunës së Prishtinës ishte antiligjore.

E vërteta është se Ligji për Akademinë që e ka nxjerrë Kuvendi i Kosovës më 2004 me asnjë nen nuk e ndalon zgjedhjen e ndonjë funksionari anëtar të Akademisë, kështu që zgjedhja e tij nuk ishte në kundërshtim me Ligjin. Zotëri Mustafa është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë si shkencëtar, ekonomist, në bazë të propozimeve përkatëse sipas ligjit. Akademia nuk ka pasur kurrfarë interesi që të zgjedhë Kryetarin e Komunës. Akademia e ka trajtuar Isa Mustafën si anëtarët e tjerë korrespondentë dhe ai është sjellë vetëm si i tillë në kryerjen e punëve që ia ka caktuar Seksioni i Shkencave Shoqërore pa as më të voglin gjest të sjelljes si autoritet politik.

3. I pavërtetë e tendencioz është vlerësimi i Qosjes se Akademia është politizuar skajshmërisht e se është bërë “shtëpi partiake” e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

E vërteta është se deri tash asnjë parti nuk ka shfaqur shenja për të dirigjuar punët e këtij institucioni të lartë të shkencës e të artit, asnjë synim për të cenuar pavarësinë dhe autonominë e tij. Me këtë shpifje paturpësia e tij do që ta bëjë të nevojshëm ndëshkimin e dëshiruar prej tij dhe prej mbështetësve të tij ndaj Akademisë. Nga ana tjetër, Qosja çdo herë është në listën e kandidatëve për zgjedhje në të gjitha funksionet e Akademisë, por nuk ka marrë votë.

4. Pa fije turpi ai thotë se akademikët e Seksionit të Gjuhësisë e të Letërsisë “S’kanë bërë punë as shkencore as artistike as arsimore as kulturore…”.

E vërteta është se të gjithë këta akademikë pa asnjë përjashtim janë vijimisht shumë aktivë në punën e tyre shkencore e artistike. Por është e sigurt se asnjëri nuk e lakmon nivelin e veprës letrare e shkencore të Qosjes.

5. Gënjen që disa akademikë “bëjnë luftë kundër gjuhës standarde”.

E vërteta është se gjuhëtarët e Akademisë sonë janë anëtarë të Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Standarde, të inicuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bazë të vendimit të Konferencës gjuhësore “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, të mbajtur më 2002. Ky Këshill nuk është krijuar për të luftuar gjuhën standarde, por për ta begatuar aftësinë shprehëse të saj e të funksionalizimit shoqëror.

6. Ai thotë se Akademia është e përkushtuar ndaj institucioneve politike dhe vijon atë traditë të servilizmit intelektual.

E vërteta është se në kohën e pushtetit të LKJ-së ka pasur servilizëm intelektual në të cilin ka qëndruar edhe Rexhep Qosja, si në rastin e pranimit anëtar të Akademisë të Sinan Hasanit, që ishte funksionar i lartë i partisë në Kosovë dhe në Jugosllavi. Rexhep Qosja është edhe tash i vetmi akademik servil i pushtetit.

II. Morali:


1. Ai e shan dhe e denigron Akademinë dhe vijon të qëndrojë anëtar i kësaj Akademie me etikë të lënduar, pa pasur kurajo të jap dorëheqje nga ajo.

2. Po bëhen dhjetë vjet që nuk ka ardhur në Akademi e që nuk i kryen kështu obligimet që ka secili akademik, ndërsa e merr rregullisht shpërblimin.

3. Si askush në Kosovë, në kundërshtim me ligjin, Qosja qe bërë drejtor i Institutit Albanologjik në mandat të tretë.

III. Denoncues policor:


1. Ai thotë se gjendja në Akademi është “as e lejueshme, as e pranueshme, as e mundshme dhe e dëmshme për Kosovën”.

Kështu në stilin e vjetër të një polici ai ua zbulon organeve përkatëse Akademinë si subjekt që duhet dënuar apo asgjësuar.

2. Kërkon që akademikët të dënohen duke mos ua dhënë pagesën që është në shumë prej 400 eurosh e që ai e quan “rrogë kombëtare” për të lënë përshtypjen se është e madhe.

IV. Logjika:

1. Thotë se “para gjuhëtarëve Akademinë do të duhej ta udhëhiqnin akademikë të profesioneve të tjera…”, sepse “për mendjen e tyre më së shumti ka nevojë Kosova, sepse kemi nevojë për një zhvillim të përgjithshëm e jo të na drejtojnë vetëm gjuhëtarët ku do e vëmë ë-në pa zë e ku do e heqim”.


Për udhëheqësit e Akademisë Ligji i përcakton detyrat dhe përgjegjësitë. Ato
janë mbi profesionet e tyre. Suksesi i punëve të Akademisë nuk varet nga profesioni i udhëheqësit, por nga aftësia e tij organizative dhe vizioni për zhvillimin e Akademisë dhe nga bashkëpunimi e angazhimi i anëtarëve të Akademisë.


2. Pasi thotë se “Monografia për Kosovën” (botim i ASHAK-ut) është një përmbledhje e 60-70 autorëve”, konkludon se si e tillë ajo “është një libër njësoj sikur i kohës së Stalinit, Çausheskut e Titos”. Logjikë kjo “e denjë për lartësinë e tij intelektuale”!

V. Në fund:

Me logjikën e bajraktarit dhe me inate nuk vlerësohet krijimtaria dhe as funksionimi normal i institucioneve shkencore dhe artistike. Me derset e pareshtura ai hiqet si bashkues i kombit, ndërkaq shumë prej veprimeve të tij janë vetëm veprime të përçarjes. Me të tilla qëndrime Qosja tregon se është mbërthyer e izoluar në egocentrizmin e tij, në megalomaninë dhe në qëndrimin e një mësuesi pa kredibilitet. Do të dëshironim që të zbresë në tokë si njeri me masë reale të vlerësimit të punës së vet e me dashuri njerëzore ndaj kolegëve e ndaj të gjithëve. – thuhet në fund të reagimit të Kryesisë së ASHAK-ut të nënshkruar nga Akademik Besim Bokshi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi