Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luginë e Preshevës, nga sot po ngrite lapidar gjobitesh deri në 20 mije euro nga Serbia !

Shko poshtë

Luginë e Preshevës, nga sot po ngrite lapidar gjobitesh deri në 20 mije euro nga Serbia ! Empty Luginë e Preshevës, nga sot po ngrite lapidar gjobitesh deri në 20 mije euro nga Serbia !

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 20, 2015 2:41 pm

Luginë e Preshevës, nga sot po ngrite lapidar gjobitesh deri në 20 mije euro nga Serbia !


Luginë e Preshevës, nga sot po ngrite lapidar gjobitesh deri në 20 mije euro nga Serbia ! Lapidari-UCPMB




Preshevë, 20 maj  -Nga sot për ngrtijen e  lapidareve  në Luginene Preshevës tash tutje vendos qeveria e jo komuna. Ndritja ilegale elapidarve  ne Serbi eshte vepër penale, ku komuna do të paguajë nga 1 milionë deri në 2 milion denarë, ose 8296-16592 euro, njofton agjencia e lajemeve “Presheva jonë”.

Kur Dëshmorët e UCPMB nga varri ndryshon ligjet serbe
 
Siç bën të ditur “Presheva Jonë”, pas 30 muajsh nga heqja e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së (20 janar 2013) para komunës së Preshevës, Serbia ka miratuar një ligj për përmendoret, për të cilat tani e tutje duhet të marrë vendim qeveria e Beogradit. Ditën e zbulimit të pllakatës së patriotit dhe dëshmorit shqiptar në Novi Pazar, media serbe ka raportuar me tituj të egër dhe nxitës: “Sanxhkau zbuloi pllakatën e vrasësve të serbëve”.
Një ligj i ri i Parlamentit serb, përcakton se nëse autoritetet vendore do të ngrenë ndonjë object përkujtimor, zyrtarët do të dënohen me gjobë nga 100 deri 150 mijë dinarë, pra nga 0.8 euro deri në 1,243 euro.Ndërsa për të njëjtën vepër penale, komuna do të paguajë nga 1 milionë deri në 2 milion denarë, ose 8296-16592 euro.
 

 
Beogradi, pas UCPMB-së, kërcnoi edhe pllakën e patritotit shqiptar Aqif Efendisë e cila u zbulua në Sanxhak

Luginë e Preshevës, nga sot po ngrite lapidar gjobitesh deri në 20 mije euro nga Serbia ! Aqifiiff
Semira Kaçar, kryetare e Komitetit të Sanxhakut për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka pohuar se  “çdo vendim në këtë faza edhe pse eshte problematik duhet të jetë i matur, nga fakti se Aqif Efendia  është një patrtiot  i cili ka deklaruar veten se ishte shqiptar”.
Sipas rregullors së re në qytete, komuna, shoqatat dhe individët për simpati e tyre nuk mund të ndërtojnë një monument për çdo person.
Dragan Popoviç, zyrtar në Ministrinë e Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale në në Serbi ka shpjeguar se “normalisht përmendoret përpara se të ngrihen duhet të motivohen me anë të një karakteristike të detajuara mbi figurën e personot, periudhën historike dhe prioritetin.
 
Sipas tij “Serbia nuk ka pasur një ligj të tillë dhe ky ligj është në përputhje me rregullat që janë vendosur pas shpërbërjes së Jugosllavisë
Rregullorja e re do të përcaktojë se kush do të kujdeset për mirëmbajtjen e monumenteve, dhe kompetencat e vendosjes së monumenteve të reja”.
Popoviç, ngritjen e labitarit të UÇPMB-së në Preshevë e ka cilësuar si një nderim për “terroristët” dhe çdo leje për këtë do të jepet në të ardhmen nga Ministria e Punës, veteranëve dhe Çështjeve Sociale.

 
Cetniku serb Drazha Mihajlovic  ne emer të “Serbisë së Madhe” eksekutoi mbi 2000 persona shumica e tyre shqiptarë !

Luginë e Preshevës, nga sot po ngrite lapidar gjobitesh deri në 20 mije euro nga Serbia ! Drazaaaa
Para disa ditësh gjykatat serbe me një vendim antihistorik shpallën se çetniku serb Drazha Mihajloviç nuk mund të quhet kriminel lufte, edhe pse ai ekzekutoi me dorën e tij mbi 2 mijë persona, shumica e tyre civilë shqiptarë.
Irritimi i serbëve erdhi pas pllakatës së vendosur në Novi Pazar, kryeqendrën e Sanxhakut në nderim të figurës së Aqif Efendisë, një humanist dhe luftëtar i të drejtave të shqiptarëve. Serbët deklaruan se ai ka qenë një veprimtar i “Shqipërisë së Madhe”.
Në janarin e 1945, atë që nuk arritën ta bëjnë çetnikët e Drazha Mihajloviqit ndaj popullatës së Sanxhakut të Pazarit të Ri, e bëri pushtetiserbo-komunist. Në muajt e parë nga marrja e pushtetit, u ekzekutuan rreth 2000 persona shumica e tyre shqiptarë në krye me udhëheqësin politik e ushtarak të Sanxhakut Aqif Blytën. Aqif Blyta ose Aqif Haxhiahmetoviç (1887- 1945). Nga populli i Sanxhakut ai njohet si Aqif-Efendia ,të cilin OZNA  shërbimi secret serb që drejtohej nga Rankoviçi e pushkatoi me 21 janar 1954.
 

P.J.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi