Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëzohet pllaka e betonit, tetë të lënduar në Klinë

Shko poshtë

Rrëzohet pllaka e betonit, tetë të lënduar në Klinë Empty Rrëzohet pllaka e betonit, tetë të lënduar në Klinë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 23, 2011 9:31 pm

Rrëzohet pllaka e betonit, tetë të lënduar në Klinë

Rrëzohet pllaka e betonit, tetë të lënduar në Klinë Kline23

Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda dhe të lehta trupore si pasojë e rrëzimit të pllakës së betonit në stadiumin e Klinës që është në ndërtim e sipër. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:50 minuta në lagjen Dukagjini të Klinës ku ndodhet dhe stadiumi “18 Qershori”.

Të lënduarve ndihma e parë shëndetësore i është dhënë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa me pas me automjete të ndihmës së shpejt dhe policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
Gjashtë prej tyre janë ndaluar në trajtim mjekësor në Pejë dhe gjendja e tyre është mjaftë e rëndë. Motra medicinale në QKMF-në e Klinës, Fatime Hoti, ka njoftuar se të lënduar kanë mbetur: R.H. (1980), N.M. ( 1978), B.F. ( 1980), A.K. ( 1975), B.S. ( 1981), I.D. ( 1968), E.H. ( 1984) dhe B.T. ( 1978).


Rrëzohet pllaka e betonit, tetë të lënduar në Klinë 23klina
Të gjithë këta janë punëtor të firmës që është duke kryer punimet në stadiumin e Klinës dhe shtatë prej tyre janë nga kjo komunë.


Doktoreshë Ardiana Prenaj, thotë se pas trajtimit të lënduarit kanë pasur vetëdije ani pse kanë lëndime të rënda. Ndërkohë dy persona të tjera janë duke marrë trajtime mjekësore në QKMF-në e Klinës dhe gjendja e tyre shëndetësore është pak me e mirë.

Ata, kanë deklaruar se kanë qenë duke punuar dhe në atë moment është shembur pllaka e betonit. Disa punëtor kanë përfunduar nën rrënoja por falë intervenimit të shpejtë të popullatës, policisë dhe ekipit mjekësor aty ata janë nxjerrë të gjallë.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia. Zëdhënësi i Policisë rajonal në Pejë, Zeqir Kelmendi, ka konfirmuar se gjashtë persona janë të lënduar si pasojë e rrëzimit të pllakës së stadiumit, derisa ajo ishte duke u mbushur. Ai tregon se sipas mjekëve në Spitalin e Pejës, gjendja e të lënduarve është më e mirë dhe se ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi