Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK për Gjokë Martinin

Shko poshtë

Mentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK  për Gjokë Martinin Empty Mentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK për Gjokë Martinin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 26, 2011 3:45 am

Mentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK  për Gjokë Martinin 260660_100001903216539_482033414_nMentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK  për Gjokë Martinin 275246_100000582437455_2097760_nMentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK  për Gjokë Martinin 161265_644509076_4807786_n

Mentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK për Gjokë Martinin

Për informimin tuaj,Krijuesi Jeton Kelmendi më pat ndihmuar me 200 Euro për inçizim, pjesa tjetër prej 250 Euro më mbeti mua ti paguaj çdo muaj nga sëpaku 50 Euro nga ndihma modeste sociale e mbijetesës sime.

Sot në mengjez në posten time elektronike të Facebook-ut më kishte ardhur një mesazh nga Gjokë (Georg) Martini . Nuk e njihja sepse asnjëherë nuk kisha komunikuar me këtë njeri bujar. Kërkonte adresen time sepse kishte parë që unë për inqizimin e albumit tim kisha mbetur 250 euro borgj. Më tha se kishte shprehë dëshirën të më ndihmonte ta paguaj borgjin. Më erdhi si një befasi nga qielli dhe shumë pyetje ma vërshuan menjdjen time. A është e mundur që akoma kemi kësi njerz bujar që për artin dhe kulturen tonë duan ta ndajnë kafshaten e tyre? Dhe ja miq të dashur, se akoma në mesin tonë kemi njerz të tillë. Bisedova me mikun tim Mentor Thaqin dhe i tregova për bujarinë e Ztit Gjokë Martinit i cili jeton në Amerikë. Më tha shkurt:Unë dua ta përshëndes me vargje. I thash se bënë patjeter sepse mirësia e Tij meriton edhe vargje.

Ky falënderim publik për vëllaut tonë në Amerikë -Georg Martini(Gjokë Martini), për ndihmen e dhuruar materiale prej 400 Dollarësh për të mundësuar realizimin e inçizimit të Albumit me këngë Atdhetarësh, vjen nga zemra ime dhe e Mentor Thaqit! Mirësia e sotme ka emrin Gjokë (Georg) Martini. Të falemnderit Vlla Gjokë!

T´FALEMNDERIT GEORG MARTINI!

Mirësia
ka emër,
ka kuptim,
e mbjellur n´zemër
sjell gëzim,
sjell çlirim
kur të heqë brengën
për lëngim!

Ka njerëz
që e kanë fisnikëri,
dhurojnë me zemër,
falin dashuri,
ndalin dhëmbje!
Eh,
nëna Tone
i japë bekim
me ninula kënge
n´kaptyll të djepit,
babë Marjani
një mësim
n´Dugojevë
atje, në Klinë!
Mbaj mend djalë,
babai të thot,
i ëmbël n'fjalë
dhe dashuriplot,
duaje Atdheun,
ruaje Dheun,
shtrije doren
për njerëz gjaku,
ndihmo Kombin,
ndero pragun,
bekim t'japë Zoti!

Mentor Thaqi VS., 26.11.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi