Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit

Shko poshtë

Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit Empty Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 28, 2011 8:33 pm


Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit



Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit Berisha-28-2


(I plotësuar)- Shkup, manifestime të shumta me rastin e ditës së flamurit janë mbajtur në të gjitha qytetet e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarë. Mijëra shqiptarë të stolisur me flamuj kuq e zi kanë defiluar nëpër kryeqytetin e Maqedonisë, duke shënuar në mënyrë dinjitoze festën më të madhe të shqiptarëve 28 nëntorin dhe duke i dhënë Shkupit imazhin e merituar të një kryeqendre shqiptare.

Kjo datë është shfrytëzuar për nënshkrim solemn të marrëveshjes për ndërtimin e Sheshit Skënderbeu në qendër të Shkupit. Punimet për ndërtimin e këtij sheshi pritet të përfundojnë 28 nëntorin e ardhshëm, në 100 vjetorin e pavarësisë.

Ndërtimin e këtij sheshi do ta ndihmojë edhe Qeveria e Maqedonisë me fonde nga buxheti shtetëror.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së LDK-së, me rastin e ditës së Flamurit Kombëtar, bëri homazhe tek varri i Presidentit Historik të Kosovës Ibrahim Rugova.
Me këtë rast, kryetari Mustafa ka theksuar edhe një herë rolin historik të Presidentit Rugova për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve të Kosovës, si dhe për pavarësinë e vendit
.


Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit Varri_i_rugoves

Kjo është një ditë në të cilën duhet të kujtojmë përpjekjet për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar dhe figurat historike, që përcaktuan rrjedhat e ecurisë së popullit shqiptar, ka thënë kryetari Mustafa.
Po ashtu Kryesia e LDK-së bëri homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me 40 Konsujt e Nderit të Shqipërisë. Në këtë takim Kryeparlamentarja Topalli ka theksuar se dita e 28 Nëntorit është e veshur me krenari e besim.

“28 Nëntori është një ditë e veçantë për shqiptarët. Kjo është një ditë respekti për përpjekjet e shqiptarëve. Ne përulemi ndaj luftëtarëve të Kosovës. Dita e sotme, fillimi i 100 vjetorit të Pavarësisë”, ka deklaruar Topalli. Ajo theksoi se liria funksionon në Shqipëri e Kosovë

Duke ju drejtuar 40 Konsujve të Nderit, Kryeparlamentarja tha: “Ju promovoni Shqipërinë në botë. Shqipëria, vend i vogël me energji të madhe. Shqipëria, vend me potenciale të mëdha”.

Presidenti Bamir Topi ka vizituar Vlorën, aty ku 99 vjet më parë Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi, simboli i shpalljes së pavarur të Shqipërisë. “Në këtë përvjetor, nderimi ynë për Ismail Qemalin”.
Më tej Kreu i Shtetit theksoi se 28 nentori i vitti 1912 pasoi në vitin 2008 me datën 17 Shkurt, ditën e madhe për Kosovës, shpallja e pavarësisë së shtetit më të ri në Botë.


Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit 10261

Topi, theksoi mes të tjerash se “Të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të ndërgjegjshëm se, Pavarësia e Shqipërisë në ato rrethana historike, u realizua nëpërmjet luftrave dhe përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme, por ajo u realizua sidomos nga idealizmi, nga toleranca, nga dashuria dhe vetmohimi për këtë truall”.

Berisha: Pavarësia, akti më madhor kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Atdheut, me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me radhë, Berisha, Topalli dhe Basha kanë vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”. Zyrtarë të lartë të vendit kanë nderuar këtë ditë me kurora lulesh. Pas vendosjes së kurorave në varrezat “Dëshmorët e Kombit” banda e ushtrisë ka luajtur himnin shqiptar.

Kryeministri Berisha ka deklaruar se 28 Nëntori, është ditë e nderimit më të madh. “Kjo ditë është e nderimit për ata që derdhën gjakun. Pavarësia, rezultat i luftërave mbinjerëzore. Ne sot nderojmë me respekt themeluesit. Pavarësia, është akti më madhor kombëtar”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri theksoi se kombi përulet me nderim para Adem Jasharit. Berisha tha se dita e Pavarësisë, është ditë frymëzimi. “Kjo ditë, fillimi i 100 vjetorit të Pavarësisë. Nderim për ata që luftuan për Pavarësinë”, tha kreu i qeverisë.

Anembanë trojeve shqiptare po festohet sot Dita e Pavarësisë


Rrugët dhe sheshet anembanë trojeve shqiptare janë mbushur me flamuj kuq e zi, me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë përvjetor të 99 të pavarësisë së Shqipërisë janë planifikuar aktivitete të shumta si në Shqipëri, Kosovë, SHBA, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë Lindore dhe në diasporë ku jetojnë bashkëkombësit tanë.

Shqipëri


Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit 99%20vjetori1d


Në Shqipëri, bashkia e Tiranës ka planifikuar një sërë aktivitetesh. Po, ashtu si çdo vit, epiqendra e kësaj feste mbarëkombëtare pritet të jetë qyteti i Vlorës, aty ku më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti Flamurin Shqiptar.

Për të shënuar 28 Nëntorin, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare që zhvillohet në Vlorë, ndërsa kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të zhvillojnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek memoriali “Nënë Shqipëri” në Tiranë. Kreu i opozitës, Edi Rama, ka zgjedhur Kosovën për ta shënuar 28 Nëntorin.

Kosovë

Edhe në Prishtinë do të ketë një sërë aktivitetesh, edhe pse asnjë nuk është e organizuar nga institucionet shtetërore. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka lajmëruar për pjesëmarrjen e saj në ndonjë aktivitet, ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi, si çdo përvjetor, edhe kësaj radhe ka zgjedhur Prekazin për të filluar aktivitetet e tij për 28 Nëntor.

Gjatë gjithë ditës në Prishtinë do të ketë aktivitete të shumta, si koncerte, tribuna shkencore, mbahet panairi i prodhimeve vendore dhe aktivitete tjera.

Maqedoni
Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit Shkupi1_5
Në Maqedoni gjithashtu janë parashikuar një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit. Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme për të shënuar këtë përvjetor të 99-të.

Në Shkup do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Skënderbeu” nën organizimin e Lëvizjes “ZGJOHU”, Shoqatës studentore “Dardania”, ndërsa mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Ekonomisë. Në Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare janë parashikuar aktivitete festive letrare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi