Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diaspora e injoruar edhe për Ditën e Flamurit!

Shko poshtë

Diaspora e injoruar edhe për Ditën e Flamurit! Empty Diaspora e injoruar edhe për Ditën e Flamurit!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 28, 2013 11:44 pm

Diaspora e injoruar edhe për Ditën e Flamurit!
 
 
Diaspora e injoruar edhe për Ditën e Flamurit! Largea_zzzbo1385639683

Por, sot edhe pse kemi një Ministri të Diasporës, një qeveri që gjithnjë miklon mërgimtarët, institucionet nuk ia njohin shumicës të drejtën për votë ose nuk ia mundëson qartë. Madje edhe pse ndodhemi në fushatë, asnjë parti, dhe asnjë institucion as nuk i uroi veçmas, dhe as së bashku shqiptarët e diasporës me ata të Kosovës. Madje edhe urimet me pagesë, u bën vetëm për Kosovë. Rrugën e politikës çuditërisht e ndoqën thuajse të gjitha bizneset, përveç firmës IPKO, e që të gjitha llogarisin në forcën blerëse të diasporës, qoftë kur vjen vet ajo, qoftë, kur ajo dërgon paratë tek familjarët e tyre.
 
Pse mungon respekti për mërgimtarët shqiptarë!? Në fakt më shumë se një e treta e popullsisë së përgjithshme të Kosovës, ndodhet në mërgim, në mërgimin e nisur kryesisht në vitet e ‘90-ta, kur jeta në Kosovë ishte e tej rënduar.
Dhjetëra mijëra shqiptarë ishin dëbuar nga puna, Universiteti i Prishtinës dhe shkollat e mesme u mbyllën. Atëherë nuk kishte asnjë shkollë private, as fillore e të mesme, e nuk mund të hamendësohej një universitet privat, sikurse që janë hapur gjithandej. Po ashtu edhe punëtorët shëndetësor u dëbuan ose u detyruan ti braktisnin vendet e punës, pasi u kërkohej të nënshkruanin dokumente se janë shtetas lojal të Jugosllavisë, ndërkohë, që Kosova tashmë e kishte shpallur edhe pavarësinë!
Nuk bëhej fjalë për punëtorë shqiptarë në polici apo në media, përveç në “Rilindje” (më pas “Bujku”), dhe në ndonjë revistë, përveç atyre që quheshin shqiptarë ‘të ndershëm’, pasi kishin pranuar të ishin pjesë e regjimit të Milosheviqit. Vitet në vazhdim do të ishin edhe më të mynxyrshme, qindra e mijëra shqiptarë do t’ia mësynin dyerve të Evropës perëndimore, me shpresë për shpëtim. Pra, para së gjithash kërkonin të mbijetonin, e pastaj mund të rinisnin jetën.
Edhe ai brez i parë mërgimtarësh, që dikur kishin shkuar, kryesisht në Zvicër e Gjermani të vetëm, duke lënë familjet, fillojnë të rishikojnë vendimet e tyre. Shumë nga ta vendosin ti marrin familjet atje. Që nga atëherë për shqiptarët një vizë, kthehet në kult. Ky kult nuk është shembur as sot. Me mijëra të rinj, kanë filluar të kthejnë sërish shikimin kah perëndimi. Është e njëjta rrugë, e vështirë për të mbërritur, e shtrenjtë dhe që ta kërcënon jetën çdo sekondë. Madje për të arritur atje shumë prej tyre kanë shitur edhe gjënë e gjallë, dhe gjithçka rrotull tyre ka vlerë tregu, apo si thotë populli, çdo gjë që e ha pazari!
Kështu dyndja e shqiptarëve, u bë sikur e përhershme edhe për këtë fillimshekulli. Të dëshpëruar me qeverisjen, të dëshpëruar me partitë politike, të dëshpëruar me realitetin, shikimi mbetet tek Evropa apo edhe në botët më të largëta.

 
Vetëm IPKO-ja nderon Diasporën
 
Por, sot edhe pse kemi një Ministri të Diasporës, një qeveri që gjithnjë miklon mërgimtarët, institucionet nuk ia njohin shumicës të drejtën për votë ose nuk ia mundëson qartë.
Madje edhe pse ndodhemi në fushatë, asnjë parti, dhe asnjë institucion as nuk i uroi veçmas, dhe as së bashku shqiptarët e diasporës me ata të Kosovës. Madje edhe urimet me pagesë, u bën vetëm për Kosovë. Rrugën e politikës çuditërisht e ndoqën thuajse të gjitha bizneset, përveç firmës IPKO, e që të gjitha llogarisin në forcën blerëse të diasporës, qoftë kur vjen vet ajo, qoftë, kur ajo dërgon paratë tek familjarët e tyre.

Nuk ka biznes që nuk ringjallet në Kosovë, sidomos gjatë verës, por edhe gjatë festave të fund vitit, pikërisht për shkak se këtu vjen Diaspora, dyqanet ushqimore thuajse nuk plotësojnë kërkesat, ashtu edhe të teknikës dhe të lloj-lloj shërbimeve, deri tek ato të telefonisë dhe vetë bankave!
Është koha që edhe politika edhe biznesi, ta rikthejnë respektin për diasporën! Ajo meriton të paktën ta urojmë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi