Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj:NË KËRKIM TË KTHIMIT NË ATDHE

Shko poshtë

Elida Buçpapaj:NË KËRKIM TË KTHIMIT NË ATDHE Empty Elida Buçpapaj:NË KËRKIM TË KTHIMIT NË ATDHE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 02, 2011 10:43 pm

Elida Buçpapaj:NË KËRKIM TË KTHIMIT NË ATDHE 390329_2358539922617_1223830960_32284690_98930439_n

Elida Buçpapaj:NË KËRKIM TË KTHIMIT NË ATDHE

Nata ime
e vetme
...
e hutuar
sepse unë të pyes pa prà
për pjesën tënde
që shtrihej
mbi trupin tim
kur unë ndodhesha
në shtëpinë time
në Jug

Sepse këtu bie shi
parreshtur
dhe qielli
mungon krejt
dhe unë mbetem
e paorientuar
nga bie
Jugu

Mbetem e shushatur
prej mungesës së qiellit
të gllabëruar
nga retë e mugëta

dhe kur vjen nata
e njëtrajtëshme
kur mungojnë
yjet
si gurët kilometrikë
që ndrisin prej fosforit
të eshtrave
nëpër rrugën e kthimit
drejt Jugut
dhe arsyes

Por arsyeja e humbi rrugën
në natën
pa qiell
që si lubi i gëlltiti yjet dhe hënën
dhe shpresa humbi
si një monedhë
në oqeanin e zi të natës
pa zbardhëllimën
e gurëve kilometrikë

Dhe besa, besimi
gjithçka
humbi
në këtë natë
ku mungojnë shenjat
udhërrëfyese
cicerone të heshtura
fosforeshente
prej eshtrave

Nëpër memecërinë e natës
hutuar
dhe unë
prej mungesës së tyre
mbetem e humbitur
duke kthyer kokën
sa majtas-djathtas
sa djathtas-majtas
për të zbuluar pikat e horizontit
dhe rrugën e kthimi
për në Jug


Elida Buçpapaj:NË KËRKIM TË KTHIMIT NË ATDHE 380428_2355327082298_1223830960_32283648_1638213455_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi