Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB! Empty ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 12, 2013 11:01 am

PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ






ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB! U2_thank%20you%20clinton%20dhe%20rugova1
Erdhi përsëri 12 Qershori, i katërmbëdhjeti me radhë pas atij të vitit 1999, i katërmbëdhjeti me radhë që e gjen Kosovën pa okupatorin barbar të cilin Kosova dhe aleatët e saj, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përzunë njëherë e përgjithmonë. Pas 79 ditësh fushate ajrore të NATO-s, Presidenti Clinton më 10 qershor, 1999 do të lajmëronte përmes radios kombin amerikan për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Prej 24 marsit kjo fushatë do të zgjaste për njëmbëdhjetë javë, ndërkohë që Millosheviçi nuk do të ndalej të vriste shqiptarë të Kosovës dhe t’i përzinte së paku një milion njerëz nga shtëpitë e tyre. Presidenti Clinton me atë mesazh radiofonik ku do të bënte me dije fundin e konfliktit, do të lajmëronte edhe kthimin e një milionë refugjatëve shqiptarë në vatrat e tyre, të cilët filluan të riktheheshin me pikërisht më 12 qershorin 1999, kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë, pritur nga populli i Kosovës si çlirimtarë, duke ndarë një herë e mirë të shkuarën me të tashmen e Kosovës, ku fitimtare del gjithnjë kauza e lirisë, paqes, pavarësisë, drejtësisë, nga njëra anë, mbi robërinë, pushtimin, kolonializmin, fashizmin, padrejtësinë, nga ana tjetër. Kosova dhe kombi shqiptar në tërësi, për shekuj të tërë objekt i padrejtësive më flagrante dhe më të përbindëshme, prej 12 Qershorit 1999 nuk janë më një komb i pambrojtur, janë një komb që kanë mbrojtësen, miken dhe aleaten më të fortë dhe më të paepur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky 12 qershor e gjen Kosovën shtet të pavarur dhe sovran me 100 njohje zyrtare ndërkombëtare, dhe ne urojmë me gjithë shpirt dhe me gjithë zemër që 12 qershori ardhtë përherë i bardhë, ardhtë përherë duarplot për Kosovën, kombin shqiptar, miqtë dhe aleatët tanë, për të gjithë adhuruesit e përkushtuar të kauzës sonë të përbashkët që do të triumfojë në mbarë botën. Për 12 qershorin e ardhshëm urojmë që Kosova të ketë ndejtësen e vet në OKB! Nuk do të jetë e largët dita kur Kosova të jetë shtet anëtar i Aleancës Verio-Atlantike, ndërsa shteti amë ka 4 vjet pjesë e saj.





ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi