Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kostaq Xoxa:Mazokizmi, jashtë vendit dhe tek ne

Shko poshtë

Kostaq Xoxa:Mazokizmi, jashtë vendit dhe tek ne Empty Kostaq Xoxa:Mazokizmi, jashtë vendit dhe tek ne

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 25, 2009 1:29 pm

Mazokizmi, jashtë vendit dhe tek ne

Kostaq Xoxa


Për ata që e kanë dëgjuar fjalën në titull, po japim disa shpjegime të mëtejshme. Leopold von Sacher Masoch (Leopoli, 27 janar 1836 - Lindhem, 9 mars 1895), ishte një shkrimtar austriak, i diplomuar në jurisprudencë. Gazetar e autor tregimesh e romanesh realiste, me mjedise hebraike dhe të Galicisë (“Mbreti i Magjarëve” (1867); “Tregime të Galicisë” (1876), “Histori çifutësh polake” (1886). Famën ia dhanë romanet e tij erotike “Venusi në pelixhe” (1870), “Mesalinat e Vjenës“ (1874), “Hermelini i rremë” (1873-1879), “Gra mizore“ (1907, botuar pas vdekjes), në të cilat përshkruhet ajo vijë seksuale që ishte tipike për të, të cilën Krafft-Ebing-u e quajti më vonë mazokizëm. Vdiq në vitin 1895 në Lindhem.
Meqë u përmend edhe mazokizmi erotik, po shënojmë edhe se disa nga poetët tanë të shquar kanë rënë, në ndonjë rast, në këtë frymëzim. Për shembull: “Baltë e pluhur do të bëhem, /Të më shkelë këmba e saj”.
Fjala “mazokizëm” u bë pjesë e fjalorit për të cilësuar rastet në të cilat e ndjen veten të lumtur, kur tjetri të bën të vuash! Nëse kjo do të quhet e papranueshme, le të më lejohet të jap dy raste konkrete, ndër mjaft të tjera.
1.Le të shohim, së pari, rastin e Polina Molotovit, gruas së bukur të të mirënjohurit Vjaçeslav Molotov. Kjo ishte një çifute, që spikaste në oborrin e Stalinit për inteligjencën e saj. Por Stalini, ashtu si Napoleoni, nuk i kishte shumë në qejf gratë që binin në sy për elegancën e tyre të rafinuar. Ky i fundit thoshte se gratë janë për tjetër punë!
Por Stalinit duket se po ia zinin frymën hebrenjtë që ishin të shumtë gjer në Byronë Politike, që në kohën e Leninit e më tej, në kohën e tij. Trocki ishte njëri ndër më të shquarit. Kur Golda Mejer e Izraelit bëri një vizitë në BS, u habit me yiddish-in (të folurin hebraik) të Polinës. U bënë mikesha të përzemërta. Stalinit nuk i shpëtonte asgjë. Kishte një rrjet telefonik hafijesh, nga i cili informohej në minutë, qoftë edhe për intimitetet në dukje të parëndësishme.
Për dreq, opera lirike armene me titullin Almast, ia troshiti edhe më keq trurin e sëmurë. Opera bënte fjalë për një princ të cilin e tradhtonte e shoqja. I shkoi në mendje se tradhtia mund të zinte vend tek të gjitha gratë por, sidomos, tek ato të të mëdhenjve. Sapo u kthye, i tha Molotovit: - Tani erdhi koha që ti ta ndash Polinën! Vjaçeslavi u mundua ta mbrojë të shoqen, që e donte shumë, por qé e pamundur. Në shtëpi ranë dakord, burrë e grua, që të ndaheshin, për të mirën e të dyve. Më 13 janar 1949 ishte bërë projekti i Krimesë hebraike. Ai u shpërbë menjëherë. Ishte koha kur Vasil Stalini (i biri i diktatorit), po ndante Svjetllanën, të motrën, nga i shoqi i saj. Polina u dënua me pesë vite punësh të detyruara në Kustanaj të Azisë Qendrore. - “Katër vite ndarjeje nga ty më janë dukur një përjetësi që ma molisën jetën time të shkretuar”, - i kishte bërë dy gisht letër bashkëshortit, të cilin e donte së tepërmi. Por katër vite do të thotë 1953. Dhe ne e dimë ç’ndodhi më 5 mars të këtij viti.
Mbase u zgjat paksa ky muhabet. Por kureshtarët do të bien, tani në fund, në një befasi të vogël, para asaj së madhes, që konkretizon fjalën mazokizëm. Gjatë kohës që ishte në internim, ajo u ndihmua në ndonjë ushqim, si e vetme që ishte, nga gratë e kulakeve burrat e të cilave ishin masakruar nga regjimi i burrit të Polinës!
Por e madhja është kjo: Se Polina jo vetëm që u pikëllua nga vdekja e Stalinit, më 5 mars të vitit 1953, por mbeti staliniste gjer në fund të jetës së saj (1971)! Ja, ç’është mazokizmi. Bashkëshorti i saj, Vjaçeslav Molotovi, vdiq më vonë, në vitin 1986, édhe ai si stalinist. Ata të dy, burrë e grua, iu kundërvunë destalinizimit të Nikita Krushovit. Enver Hoxha, si stalinist gjer në fund të jetës së tij, ka disa shënime simpatie për Molotovin dhe për Malenkovin, të vetmit nga byroistët e Stalinit, që u pikëlluan sinqerisht për vdekjen e tij. Ata të dy u shkarkuan nga funksionet shtetërore prej Krushovit dhe vdiqën si pensionistë të thjeshtë.
* * *
2.Po japim edhe një shembull interesant nga vendi ynë. Ngjarjen e bujshme e bëri të njohur një gazetar. Si investigator, ky nxori dokumentet e një divorci të famshëm të një personi që i shkaktoi bashkëshortes vuajtje aq të thella shpirtërore, sa ato ndikuan së tepërmi në psiken e kësaj vajze të talentuar fatkeqe. E themi këtë sepse kjo femër spikati, qysh në hapat e saj të parë, në botën e aktoreve të reja dhe u quajt nga kritika artistike si me të ardhme të sigurt në kinematografí. Veç të tjerash, artistja humbi profesionin e saj artistik. Gazetari i bujshëm (renegat më tej, sa hap e mbyll sytë, natyrisht për interesa vetjake), nuk u luhat aspak që të bëhet spektakolar me dokumentet e një gjyqi të pazakontë, sipas të cilit kishte hyrë edhe incesti në familje, gjë që e diskreditonte tej mase bashkëshortin e hapërdalë, me simptoma libertine e megalomanie dhe me qëndrim mirëfilli si mujshar.
Personazhet kryesore të kësaj ngjarjeje të dhimbshme janë tre: Bashkëshorti, vajza dhe e ëma e vajzës. E pikërisht kjo nënë, pasi i përmbys kryengulthi këto të dhëna, del edhe jashtë teme dhe proklamon: “Votën unë ia jap... (shkaktarit të fatkeqësisë familjare!).
Nga e intervistuar për këtë ngjarje të bujshme, kjo zonjë na del jashtë teme dhe na tregon se kujt ia jep votën!
Mazokizmi këtu është tepër ekspresiv!
* * *
Këtu, më duket nuk është pa lidhje një përsiatje. Në vendin tonë ndodhemi para një dukurie të çuditshme: Kanë filluar shpërdorimet e fjalorit të ndyrë, si pa të keq. Në emër të demokracisë? Jo, more, se nuk gjendet dot vend në Europë e më tej që të flasë me banalitete nga më të shthururat, si këtu. Nuk ka fjalë që të mos përdoret açik, që në shfaqjet argëtuese, në këngët satirike popullore ose të muzikës së lehtë, e gjer te llafet e fëmijëve. Drejtuesi i një programi i thotë së të intervistuarës publikisht: “Po me mua, a do ta bëjmë?”. E pyetura e merr me të qeshur dhe jep një përgjigje rrëshqitëse, sa për t’iu shmangur temës. Njerëzit tanë që ndjekin spektaklet nuk qeshin, pa dalë në eter një fjalë banale!
E, duke mbajtur primatin në këtë drejtim, jemi – gjithashtu – vendi më namuzlí për të ruajtur pràjvasi-n e personave me rëndësi publike. “Pu, pu, pu! – do të hyjmë edhe në çështjet private, tani?” – të heq vërejtjen intervistuesja, sapo hyn në çështje që duhen quajtur tabù, si në problematikën e mbyllur të kohës së mëparshme. Në Italinë fqinjë, një alamet kryeministri përflitet si pa të keq nga të gjitha gazetat ( muhabete të cilat, në të shumtën e rasteve, kanë dalë të pavërteta dhe janë vërtetuar si të tilla) dhe nuk të thotë askush pu! pu! pu! Këtu, çështje për të cilat njerëzit duhet të jenë në dijení duke u përgënjeshtruar me fakte, natyrisht, të pavërtetat, duhet të hyjnë në kategorinë e gjërave të ndaluara. Veçse dëmi që i bëhet shoqërisë, në rastin që një personi i vjen ndorësh që të drejtojë, është i një shkalle të pallogaritshme.
Siç shihet, edhe unë kam hyrë në ingranazhet e një privatësie të pashëndetshme, meqë kam paraqitur një ngjarje pa emra, pavarësisht nëse ata janë të nënkuptueshëm ose jo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi