Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Shqiptaro-Amerikanët: Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit

Shko poshtë

Xhesika Vula:Shqiptaro-Amerikanët: Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit Empty Xhesika Vula:Shqiptaro-Amerikanët: Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 10, 2011 1:21 am

Xhesika Vula:Shqiptaro-Amerikanët: Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit 388492_2583632763637_1639025407_2424277_699576443_nXhesika Vula:Shqiptaro-Amerikanët: Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Shqiptaro-Amerikanët: Serbisë të mos i jepet statusi i kandidatit
--------------------------------------------------------------------------------

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka kërkuar nga BE që të mos i ofrojë Serbisë statusin e vendit kandidat pa i normalizuar paraprakisht marrëdhëniet me Kosovën. "Ne mbështesim deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel e cila ia bëri të qartë Serbisë kushtet, si dhe Presidentja Atifete Jahjaga që ftoi serbët ta shohin Kosovën si atdheun e tyre’ thuhet në kumtesë. Më tej, ky Këshill ka përmendur sulmin ndaj forcave të KFOR-it nga kriminelët serbë të veriut si dhe politikën destruktive që po e ndjek Tadiq në raport me Kosovën.

Marrëveshja kundërthënëse e arritur së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është cilësuar si thikë pas shpine ndaj Gjermanisë. Kështu i kishte shkruar një diplomat perëndimor deputetit të AAK, Daut Haradinaj. Përmes këtij mesazhi telefonik, ai është munduar të shpjegojë fituesin dhe humbësin e vërtetë nga marrëveshja e arritur mes Stefanoviqit dhe Tahirit mbi menaxhimin e integruar të kufijve. Sipas tij, nga kjo marrëveshja Kosova nuk ka përfituar asgjë, përveç që ka hequr dorë në njëfarë forme nga sovraniteti shtetëror. Në një intervistë dhënë për ditoren ‘Zëri’, Daut Haradinaj ka thënë se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare duhet të kalojnë për miratim në Kuvendin e Kosovës, meqë sipas tij, ky është detyrim edhe nga Ligji për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Duke komentuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve Kosovë-Serbi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se duke i lexuar konkluzionet, vetë shkurtesa IBM lë për të kuptuar se është një kompromis ku si Kosova edhe Serbia mund t’i interpretojnë dhe lexojnë ato sipas nevojave të tyre politike, duke i mbrojtur qëndrimet e tyre të barrikaduara. Konkluzionet nuk lënë hapësirë për triumfalizëm, ka konstatuar Krasniqi, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të jetë më e vëmendshme kur të bëhet nënshkrimi i protokollit teknik për çështjen dhe pret të sqarohet mënyra se si do të zbatohet kjo marrëveshje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi