Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Brukseli po insiston ta kriminalizojë luftën e UÇK-së për ta ndihmuar futjen e Serbisë në BE

Shko poshtë

Xhesika Vula:Brukseli po insiston ta kriminalizojë luftën e UÇK-së për ta ndihmuar futjen e Serbisë në BE Empty Xhesika Vula:Brukseli po insiston ta kriminalizojë luftën e UÇK-së për ta ndihmuar futjen e Serbisë në BE

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 09, 2012 8:21 pm

Xhesika Vula:Brukseli po insiston ta kriminalizojë luftën e UÇK-së për ta ndihmuar futjen e Serbisë në BE 41399_1639025407_7032_n
Xhesika Vula
:Brukseli po insiston ta kriminalizojë luftën e UÇK-së për ta ndihmuar futjen e Serbisë në BE


--------------------------------------------------------------------------------


Autoritetet e larta të Bashkimit Evropian tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet paraprake me qëllim për të hapur edhe zyrtarisht hetimet për, sikur thuhet, trafikim organesh të serbëve gjatë luftës në Kosovë. Shpifësi dhe antishqiptari zviceran, Dik Marti ka akuzuar kryeministrin e Kosovës për përfshirje në “trafikimin organesh njerëzore” gjatë kohës sa ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Por këto akuza janë hedhur poshtë nga të gjitha forcat politike në Kosovë dhe Shqipëri. Raporti i Martit është vlerësuar i pabazuar në fakte dhe politikisht i motivuar nga Serbia dhe Rusia. Pavarësisht nga mungesa e të dhënave relevante, pavarësisht se tri herë deri tani janë kryer hetime, që nuk kanë dhënë rezultate, vazhdimi i kësaj fushate antishqiptare ka për qëllim kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare. Megjithatë, Dik Marti ka deklaruar se ka shumë dëshmitarë bashkëpunues, të mbrojtur edhe nga soji i shqipfolësve, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, por shumica syresh dihen. Hapja e kësaj fushate antishqiptare i ndihmon BE-së për ta përmirësuar imazhin kriminal dhe fashist të Serbisë, e cila nuk është shpallur fajtore për krimet e kryera kundër shqiptarëve, myslimanëve të Bosnjës dhe kundër kroatëve.




Xhesika Vula:Brukseli po insiston ta kriminalizojë luftën e UÇK-së për ta ndihmuar futjen e Serbisë në BE 576644_3606557416114_1639025407_2812102_440313079_nXhesika Vula:Brukseli po insiston ta kriminalizojë luftën e UÇK-së për ta ndihmuar futjen e Serbisë në BE 576644_3606557416114_1639025407_2812102_440313079_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi