Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Kosova nuk është djepi i Serbisë,por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve!

Shko poshtë

Xhesika Vula:Kosova nuk është djepi i Serbisë,por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve! Empty Xhesika Vula:Kosova nuk është djepi i Serbisë,por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 23, 2011 12:54 am

Xhesika Vula:Kosova nuk është djepi i Serbisë,por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve! 41501_1639025407_3357_n

Xhesika Vula:Kosova nuk është djepi i Serbisë,por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve!

Xhesika Vula:Kosova nuk është djepi i Serbisë,por i Shqipërisë dhe i shqiptarëve! 298761_2234310590801_1639025407_2224364_19467987_n

Është në interes të Vatikanit,të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Europës Perëndimore në Kosovë,pa asnjë keqardhje dhe pa asnjë dhimbje ndaj Beogradit (Piemontit sllav të Ballkanit) dhe ndaj Kishës Ortodokse Serbe-destabilizuesit shekullor të Ballkanit. Derisa serbomëdhenjtë e akuzojnë Vatikanin se “Papa je krivza sve”!!! – Atëherë nuk di pse Kardinali i Kishës Katolike Romake,Valter Kasper dhe Vatikani,të kenë aq dhimbje të madhe dhe konsiderata të jashtëzakonshme ndaj Kishës Ortodokse Serbe,kur është fjala për Kosovën shqiptare?!

-Nuk di se në cilën hartë të Serbisë e ka gjetur Kosovën ilire-shqiptare,Kardinali i nderuar Valter Kasper,kur dihet se Kosova nuk është “djep”,as “plagë”,as dhembje,e as “qendër” serbe,por ishte vetëm një koloni shekullore e Serbisë së Madhe në zemër të Evropës,si në historinë e saj të mesjetës,ashtu edhe në historinë e saj më të re (1878-1999).

Serbia dhe serbomëdhenjtë kolonialistë “vajtojnë” për Kosovën,jo për sakralet dhe për reliktet e tyre kishtare,por për minierën “Trepça”,e cila disponon me rezerva të mëdha dhe të pashterura të arit,të argjendit,të zinkut,të plumbit etj. Ky ishte “Manastiri më i madh i ortodoksisë serbe” ( jo Deçani,Peja ,Graçanica dhe Gazimestani) në sajë të të cilit u ndërtua,u pasurua dhe u modernizua Jugosllavia-Serbia e Madhe (1912-1999).

***

Sipas së drejtës ndërkombëtare,njohja e një shteti nga një shtet tjetër është akt i vullnetshëm,që askush nuk ka të drejtë t’ia imponojë asnjë shteti,në asnjë formë,pavarësisht nga prirja dhe dobia reciproke e interesave bilaterale ose multilaterale. Ky parim juridik ndërkombëtar vlen edhe për Vatikanin si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Nuk është çështje e shqiptarëve,pse Vatikani deri tani nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Ne nuk kemi asnjë të drejtë të përzihemi dhe të spekulojmë me teza të ndryshme,pavarësisht nga dëshira dhe interesat tona ngase jemi të vetëdijshëm se akti i mosnjohjes së Kosovës nga Vatikani,është vetëm çështje e qarqeve zyrtare të Vatikanit. Ata e dinë më së miri,kur të vlerësojnë si oportune ta njohin Kosovën,njohja e së cilës do të ishte me rëndësi dhe me interes të shumëfishtë dhe të posaçëm të për vetë Vatikanin dhe Europën Perëndimore.

Mirëpo ne e kemi për detyrë dhe të drejtë që të reagojmë ndaj deklaratës së paqëndrueshme të Valter Kasperit (anëtar i Këshillit të Papës së Kishës Katolike Romake),kur thotë se “Kosova është plagë dhe dhimbje e rëndë për Kishën Ortodokse Serbe,dhe se është djepi dhe qendra e ortodoksisë serbe”.

Nga ky konstatim i kardinalit Valter Kasper,shihet nga “aeroplani” se ai nuk e njeh historinë e Kosovës,(edhe pse me keqardhje ka parasysh “plagën dhe dhimbjen e rëndë të saj ndaj KOS-it) ndryshe nuk do të konkludonte se “Kosova është djepi dhe qendra e ortodoksisë serbe”. Çudi,nga e ka nxjerrë këtë përfundim proserb?!

Pse z. kardinal Valter Kasperit t’i vijë keq ndaj KOS-it,i cili historikisht në shekuj ka qenë gjeneratori kryesor (ka luajtur rolin e shtetit dhe të kishës-kakofonisë dhe simfonisë serbomadhe) i të gjitha krizave,tërmeteve,konflikteve dhe të luftërave të përgjakshme të shkaktuara në Gadishullin Ballkanik. Këtë së fundi e provuan edhe tri luftërat agresive dhe gjenocidale të Serbisë kundër Kroacisë,kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës (1989-1999).

Fundja,nuk ka pse t’i vijë keq aspak Vatikanit,as ndaj shtetit e as ndaj kishës serbe,se këta janë fajtorët kryesorë pse Kroacinë,Bosnjën dhe Kosovën e shndërruan në lumenj gjaku dhe në qindra e mijëra viktima dhe varreza masive!

Nuk duhet të skuqemi,as të kapitullojmë para së Keqes Univeresale –fashizmit gjenocid të Ballkanit,as të Europës,as sot e as në nesër! Si përpara Zotit të gjithëpushtetshëm,ashtu edhe para ligjeve përkatëse europiane dhe të bashkësisë ndërkombëtare,jemi të obliguar që të vërtetën universale –të mirën e njerëzimit ta pohojmë,ta përqafojmë dhe ta mbrojmë,kudo të ndodhemi,kurse të keqen,ta dënojmë sikurse Tribunali Ndërkombëtar i Nurnbergut (1945-1949) dhe Tribunali Ndërkombëtar i Hagës (1993)!

Ndaj në këtë kontekst,nuk thotë Zoti,as nuk është humane,as njerëzore,as ligjore,as demokratike,që të ndjeheni keq (jo vetëm Vatikani,por askush në botë) ndaj atyre kriminelëve çetniko-fashistë serbë,që kanë bërë krime gjenocidi,duke shkaktuar me qindra dhe me mijëra viktima në njerëz të pafajshëm (foshnja,fëmijë gra,nëna shtatzëna,pleq,burra,djem e vajza të të gjitha moshave) në Kroaci,në Bosnjë dhe në Kroaci,vetëm për t’i zgjeruar dhe ringjallur kufijtë e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844) në kurriz të territoreve të huaja të vendeve fqinje në Ballkan.

Na vjen keq prej z. të nderuar Valter Kasperit,se duhet ta përgënjeshtrojmë deklaratën e tij konstatuese,sepse Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë djep,as qendër kishtare,e as politike shtetërore serbe,por pellazge-ilire-shqiptare.

Në këtë rast,me qëllim po shërbehemi vetëm me një burim të mjaftueshëm të historisë politike të Kosovës,të shkruar nga shkencëtari i spikatur slloven,profesori në Universitetin e Lubjanës (për të mos na quajtur të “njëanshëm” kardinali Valter Kasper dhe klerikët e KOS-it),por do të citojmë vetëm disa argumente relevante dhe shumë të vlefshme me karakter shkencor historik dhe politik për Kosovën,të elaboruara nga prof. dr. Anton Bebler (njohës i shkëlqyer i historisë,i politikës dhe i diplomacisë së Ballkanit,si dhe të marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërkombëtare),sipas të cilave del se Kosova në tremijëvjeçaren e saj të derisotëm vetëm “dy shekuj e gjysmë” ka qenë plaçkë koloniale e mbretërive të ndryshme serbe,por jo djep,as qendër kishtare,as politike shtetërore e Serbisë.

Kosova nuk ishte as nuk është djep serb,por ishte vetëm koloni ilegale shekullore e Serbisë! Historikisht,Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë “djepi dhe qendra” kishtare,as shtetërore serbe. Ja,vetëm një fragment i cituar nga një studim i gjatë i prof. dr. Anton Bebler për Kosovën:“Në historinë shumëshekullore të derisotme,Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë etnikisht sllave,dhe fare serbe. Nëse kufizohemi vetëm në dymijë vitet e fundit të historisë politike të Kosovës,atëherë shihet se kohën më të gjatë e kanë sunduar romakët,bizantinët dhe osmanët turq. Shteti i parë serb në truallin e Kosovës nuk ka qenë serb,por ka qenë Mbretëria Bullgare. Asnjëra nga shtetet më të vjetra serbe:Dukla,Zahumle,Travunja,Poganja,Bosnja dhe Rashka nuk janë krijuar në territorin e Kosovës dhe kështu,rrjedhimisht,nuk e kanë përfshirë Kosovën e sotme.

Kurorëzimi i parë i mbretit serb është bërë më 1077 në Zetë,në territorin e sotëm të Malit të Zi. Mbretëria e Dytë më e vjetër serbe është Rashka,të cilën sundimtarët e saj nga dinastia e nemanjiqve e kanë riemërtuar në Serbia. Rashka shtrihej në veri të Kosovës dhe përfshinte pjesën më të madhe të Sanxhakut të sotëm. Në atë djep të vërtetë historik,kronologjikisht,i dyti sipas radhës së shtetit mesjetar serb janë themeluar dhe ndërtuar edhe kisha dhe manastiret më të lashta serbe:Shën Gjergji afër Novi Pazarit,Zhiça,Studenica,Milesheva dhe Sopoqani.

Të gjitha këto jashtë territorit të djeshëm dhe të sotshëm të Kosovës. Sundimtarët serbë për pushtimet e tyre territoriale në jug të Rashkës (domethënë në kurriz të territorit të Kosovës,kanë shfrytëzuar ekspeditat “kryqtare” të sundimtarëve feudalë europerëndimorë në pushtimin e Lindjes së Afërt. Me thirrjen e Papës së Romës,feudalët francezë,anglezë e të tjerë në mbarim të shekullit XII me ushtritë e tyre në disa valë mësynë në disa kahe drejt Lindjes së Afërt me objektivin e shpallur për çlirimin e vendit të shenjtë nga myslimanët. Në të vërtetë,kryqtarët në rrugën për në Palestinë në pabesi e sulmojnë Bizantin e Krishterë,me ç’rast krejtësisht e plaçkitin selinë dhe thesarin e tij të shkëlqyer,Stambollin,ku më 1204 e përmbysin nga Froni Perandorin e Bizantit.

Si pasojë e shthurjes së Perandorisë së Bizantit,atëherë erdhi në shprehje zgjerimi i shtetit serb në territoret bizantine në Jug të Rashkës,duke përfshirë edhe Maqedoninë dhe Greqinë Veriore. Më 1216,zhupanët e mëdhenj serbë,pushtimeve të veta territoriale ia bashkuan edhe vendin,të cilin e riemërtuan në Kosovë e Metohi. Në historinë e derisotme ushtritë serbe territorin e Kosovës e kanë pushtuar pesë herë,dhe,pesë herë e kanë braktisur nën trysninë e forcës. Herën e fundit,me gjasë përgjithmonë,ushtria dhe policia serbe e kanë braktisur Kosovën në qershor të vitit 1999,si rrjedhim i bombardimit të NATO-s….” (Prof. dr. Anton Bebler).

Gjithashtu,në shekujt XIX dhe XX mbretëritë serbo-jugosllave i pushtuan Anamoravën,Kosovën,si dhe territore të tjera autoktone të Shqipërisë Etnike,duke i kolonizuar dhe i aneksuar me luftëra agresive,terroriste dhe gjenocidale,sikurse në herën e fundit më 1989-1999.

Shqiptarët pellazgo-ilirë e kanë të drejtën mbi Kosovën,jo Kisha Ortodokse Serbe,e cila ka meritat kryesore për serbizimin dhe kolonizimin e Kosovës dhe të Anamoravës së Shqipërisë Etnike

Nëse kardinali Valter Kasperi ende nuk e di se e kujt është Kosova,atëherë le ta lexojë të paktën (si kusht minimum për njohjen e historisë së Kosovës) librin e prof. dr. Noel Malcolm,“Kosovo a Short History” (1999);librin e prof. dr. Frank Muenzel,“What Does Public International Law Have to Say About Kosovar Independence?”,sepse pa leximin dhe studimin e këtyre dy librave,si dhe librat e prof. dr. Anton Beblerit për Kosovën dhe Ballkanin,Zoti i Nderuar Valter Kaspari nuk mund të debatojë në temën “Kosova”!

Së fundi,derisa politika shtetërore dhe kishtare serbe e akuzojnë Vatikanin se “është destabilizuesi kryesor” i Ballkanit në dekadën e fundme të shekullit XX,me qëllim që,serbët t’i fshehin krimet e tyre,të kryera në emër dhe për llogari të Serbisë së Madhe (1844-1999) në Ballkan (duke bërë përpjekje,që ta “amnistojnë” vetveten për tri gjenocidet e tyre,të kryera kundër popullit kroat,boshnjak dhe shqiptar),nuk ekziston kurrfarë arsyeje racionale,humane,morale,ligjore,demokratike dhe kozmopolite,pse kardinali i nderuar,z. Valter Kasperi,ose Vatikani të ndjehen keq për falsifikimet historike dhe politike të Kishës Ortodokse Serbe,se Kosova “është djepi serb”!!!???

As shteti e as Kisha Ortodokse Serbe nuk kanë humbur kurrfarë territori autokton të tyre,por me agresionin,me terrorin,me terrorizmin,me gjenocidin dhe me spastrimin etnik të shqiptarëve (1912-1999) e kanë humbur përgjithmonë koloninë e tyre-Kosovën.

Kjo është e vërteta me të cilën nuk po mund të pajtohen kurrsesi as Beogradi e as Kisha Ortodokse Serbe,sepse me shekuj janë mësuar ta “kullosin” Kosovën si plaçkë koloniale të tyre.

Është çështje e kardinalit të nderuar Valter Kasperit se çfarë konsiderate dhe respekti ka Vatikani ndaj KOS-it,ajo është çështje sovrane e Vatikanit,e askujt tjetër,por herëve të tjera nuk është e udhës që,në emër të Kishës Katolike Romake të Vatikanit,të deklarojë se “Kosova është plagë dhe dhembje e rëndë për Kishën Ortodokse Serbe,djep dhe qendër e ortodoksisë serbe”,sepse ky konkluzion është plotësisht i gabueshëm,i pajustifikueshëm dhe i papranueshëm si për shkencën historike,ashtu edhe për atë të së drejtës ndërkombëtare.

Së fundi,as kardiali Valter Kasper e as Vatikani nuk duhet të ndjejnë kurrfarë dhimbjeje për Kishën Ortodokse Serbe e as për serbët,kur është fjala për Kosovën,sepse serbët qysh në kohën e Perandorisë Osmane kanë qenë një nga robërit më të privilegjuar të sundimit anadollak në Ballkan. Prandaj,kukamat dhe krokatjet e Kishës Ortodokse Serbe për “Kosovën serbe”,duhet kuptuar vetëm si një vajë shekullor të mitomanisë dhe të legjendave të rreme mbi Kosovën dhe Anamoravën shqiptare (“Juzhna Srbija”-Serbia Jugore).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi