Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë

Shko poshtë

Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë Empty Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 9:00 pm

Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë

Lirie Hajdari, BOTA SOT
“Ne kemi bashkëpunuar me avokatin Majkëll Vood dhe kemi përgatitur një dokument të shkëlqyeshëm, për të mbrojtur Pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”, tha presidenti Sejdiu.
Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë Sh_b



Më 17 prill mbrohet pavarësia në Hagë Wood
Eksperti britanik Majkëll Vood ka thënë se tashmë deklarata për fillimin e procesit në Hagë është përfunduar dhe ajo do të deponohet, para datës 17 prill, në trupën më të lartë të drejtësisë në Hagë

Përballja e Kosovës me Serbinë do të ndodhë më 17 prill të këtij viti, kur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për herë të parë palët do të deponojnë deklaratat e tyre me shkrim lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Ndonëse kanë mbetur më pak se një javë kohë, Serbia do të përjetojë edhe një humbje karshi shtetit të Kosovës. Institucionet e Kosovës tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet për të dëshmuar në Hagë se shpallja e pavarësisë ka qenë veprim i drejtë dhe i pamohueshëm, është bërë konform vullnetit të popullit dhe në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, argumente bazë të fuqishme për legjitimitetin e pavarësisë.
Ndonëse zyrtarët institucionalë shprehen se kanë argumente të shumta për të dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë veprim i drejtë dhe i pamohueshëm, megjithatë për shkak të ndjeshmërisë së procesit Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka publikuar strategjinë dhe sigurinë e informacioneve.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i beson punës së avokatit Majkëll Vood. Ai deklaron se për procesin e GJND-së Kosova ka dosjet e saj të kompletuar. “Për ne është me rëndësi që edhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të dalim me dosjen e kompletuar dhe kujtoj që është e kompletuar mirë. Besojmë në punën e madhe, të njerëzishme dhe juridikisht të qëndrueshme e të argumentuar të z. Majkëll Vood”, tha presidenti Sejdiu. Ndonëse nuk ka dashur të flas hapur për përmbajtjen e dokumentit me të cilin do të prezantohet Kosova në GJND, ai është i bindur se është një dokument që sjell argumente të rëndësishme për të gjitha zhvillimet. Megjithatë, ai pohoi se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar me z. Vood dhe i kanë ofruar atij të gjitha argumentet e kërkuara. “Ne jemi konsultuar mirë dhe gjithçka që është kërkuar nga institucionet e Kosovës ne e kemi ofruar. Natyrisht ne kemi bashkëpunuar edhe me të emëruarin nga Qeveria e Kosovës për të mbrojtur ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, avokatin Majkëll Vud. Mendoj edhe një herë se është një dokument i shkëlqyeshëm, që sjell argumentet më të rëndësishme të mundshme për të gjitha zhvillimet tona”, tha Sejdiu, sipas të cilit Majkëll Vood e ka borxh që ta prezantojë Kosovën ashtu siç ai e ka vizionin e tij. Eksperti britanik Majkëll Vood, ndonëse nuk ka dashur të komentojë detajet e deklaratës me argumentet e pavarësisë së Kosovës që do të paraqiten në GJND, për mediat e Kosovës ai ka thënë se tashmë deklarata është përfunduar dhe ajo do të deponohet para datës 17 prill në trupën më të lartë të drejtësisë në Hagë. Deri atëherë, përballja në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbetet sfidë për diplomacinë e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi