Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agron Shabani:Në emër të lirisë, kulturës, drejtësisë dhe humanizmit njerëzor

Shko poshtë

Agron Shabani:Në emër të lirisë, kulturës, drejtësisë dhe humanizmit njerëzor Empty Agron Shabani:Në emër të lirisë, kulturës, drejtësisë dhe humanizmit njerëzor

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 27, 2009 8:06 pm

Në emër të lirisë, kulturës, drejtësisë dhe humanizmit njerëzor

Opinione nga mërgimi

1."Dua të jem mik i virtytit e jo i fatit!" - thoshte kështu dikur kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kasrtrioti - Skënderbeu. Ndërkaq, H. Zadleri në cilësinë e njohur të botuesit dhe një patrioti të madh gjerman do të shprehej: Me tepër e dua lirinë e rrezikuar, se sa robërinë e qetë. Duke i vënë asokohe kornizat dhe themelët e para të kulturës dhe një gazetarie të mirëfilltë dhe profesioniste në Gjermaninë e periudhës së egër të apsolutizmit të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të jetës. Asokohe, pra kur kultura dhe gazetaria e gjithëmbarshme në kontinentin plak ndodhëshin të lidhura ose të prangosura me prangat dhe zinxhirët e njohur shtetërorë ose apsolutist. Për të mos thënë këtu në mes krimit dhe fasadës së njohur kulturore dhe informative të regjimëve të asokohshme despotike dhe apsolutiste në Evropë. Siç do të ndodheshin dikur edhe kultura dhe gazetaria e përgjithshme në ish jugo-serbo-sllavi dhe në simotrat e saj bolshevike dhe komuno-pansllaviste gjithandej hemisferës lindore të kontinentit plak.
MT/ Falë jaranive dhe dashuriçkave me liderë apo parti politike janë bërë emisione private në RTK
Një fat të ngjashëm, ose edhe me të keq se sa ato në vende tjera të ish bllokut komuno-pansllavist, do ta kenë edhe kultura dhe informacioni i përgjithshëm shqiptar në Kosovë dhe në hapësira të tjera mbarëshqiptare në një kohë kur kishte zënë të flitej, të shkruhej ose të mendohej se bota kufizohej vetëm me Moskën ose Beogradin! Dhe kjo gjer me rënien e "perdës së hekurt" dhe fillimin e fundit të "kompozicionit" të atëhershëm komuno-pansllavist kur në kuadër të reformave, transformimeve dhe levizjeve të njohura çlirimtare dhe patriotike në Kosovë dhe në hapësira të ish-Jugosllavisë dhe gjetkë mediumet e shkruara dhe elektronike të popullit shqiptar në Kosovë etj, si RTP, gazeta "Rilindja" madje revistat e njohura kulturore-informative si "Zëri i rinisë", "Fjala", "Koha" etj. si të thuash do të bëhen lajmëtare dhe zëdhënëse të fuqishme dhe tepër dinjitoze të aspiratave dhe interesave tashmë të njohura shtetërore dhe nacionale të popullit dhe kombit tonë pa dallim. Duke ngritur kështu përmendore ose një lapidar të përhershëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të çdo shqiptari. Për t´u pasuar një troh me vonë nga gazetat dhe revistat e sotme (bashkohore) shqiptare si ""Bota Sot", "Kosova sot", "Zëri i Ditës", "Koha Ditore" etj. që kanë standarde, disajne, logo, kulturë, slogane dhe fizionomi të gazetave dhe revistave me të avansuara dhe me prestigjioze të përendimit. Shih për këtë, asokohe (në ish jugo-serbo-sllavi) mediet e shkruara dhe elektronike "jetonin" vetëm një ditë në kujtesën e përgjithshme të lexuesve, dëgjuesve ose të opinionit të gjërë publik. Kjo për shkak të lajmeve ose informacionëve të përditshme ose aktuale nga komiteti i partisë ose nga "skupshtina" e ish jugo-serbosllavisë) që i botonin, emetonin ose transmetonin ato. Duke i përhapur dhe propaganduar kështu të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" të "etërve" dhe "baballarëve" të ndryshëm të partive-shtetit dhe shtetit parti! Më qe koha e gazetave ose mediave të mësipërme njëherë e mirë kanë ikur dhe perënduar në vazhdim (pa të keq ndaj askujt me duhet t´i ceku ca gjëra të ndieshme që jo rrallë e kanë prekur dhe preokupuar popullin dhe opinionin e gjërë publik. Dhe kjo duke filluar që nga RTK-ja dhe disa media të tjera në Kosovë të cilat (edhe përkundër parrullës ose sloganit tashmë të njohur si "100 % të pavarura" etj.etj.) megjithatë po vazhdojnë të udhëhiqen dhe kontrollohen nga ish bashkëpunëtorët e UDB-së, linçuesit, inkuizitorët dhe përsekutorët e dikurshëm të regjimit të egër komuno-pansllavist të ish Jugosllavisë. Përkatësisht nga Agim Zatriqët dhe Don Kishotët tjerë të cilët në "stilin" dhe manirin tashmë të njohur të Sizifit mitik të Homerit apo mbase të atij Jorikut të përjetshëm tek Hamleti i Shekspirit po vazhdojnë të prodhojnë dhe riprodhojnë "gazetari të standardizuar" së bashku me mediokritët dhe antivlerat e njohura të gazetarëve ose moderatorëve të ndryshëm pseudointelektualë dhe quaziprofesionist të RTK-së dhe simotrave të saj. Të cilët madje-madje falë jaranive, dashurive dhe dashuriçkave të ndryshme konkubine, kurtizane ose sodomiste me filan liderin dhe fistek partinë politike në Kosovë kanë bërë madje edhe "emisione private" brendapërbrenda RTK-së! Sikur t´ua kishte lënë baba ose babëgjyshi si bakshish ose pronë të patundshme Radio-televizionin e Kosovës dhe valët e tij! Ndërkohë që nuk dijnë si duhët të flasin, të shkruajnë dhe as të lexojnë shqip. Madje, nuk kanë as sintaksë, as morfologji, as kulturë, as inovacion, as sens, as intuitë, madje, as edhe një fije etike ose kodeksi të preferuar gazetaresk. Ndërkohë që hajnat, matrapazët, pseudoprofesionistët, dallkaukët ose bashibuzukët e mësipërm në fjalë të "emisionëve private" në fjalë të RTK-së së Agim Zatriqit & Company që i thonë madje vetës edhe "producentë ekzekutiv" vetëm e vetëm për 10 ose 15 minuta bisedë ose reportazhe të ndryshme marrin madje edhe nga qindra Euro. Habit fakti se si organët e ndryshme të ndjekjes dhe hetuesisë në Kosovë e kudo po i mbyllin sytë para akteve të tilla kriminale dhe kontrabandistike të Agim Zatriqit dhe cubave të tij në RTK. "Credo Quia Imposible" do të thonin latinët e lashtë.
MT/ Të preferuarit e Thaçit, Sejdiut, Hamitit, Berishës për ambasadorë, sekretarë ose përfaqësues të Kosovës jashtë
2.Siç dihet politika, shteti ose diplomacia ndonjëherë ose shumëherë mund të jenë ekuacione me shumë të panjohura dhe me shumë të papritura. Pra mund të jenë binome, trinome e kështu me radhë. Dhe jo gjithmonë monome. Ashtu siç nuk mund të jenë gjithmonë të zgjedhurit (ose të preferuarit) e ndryshëm të Thaçit, Sejdiut, Sabri Hamitit, Kolë Berishës etj.për ambasadorë, sekretarë ose përfaqësues të ndryshëm të Republikës së Kosovës nëpër vendet e ndryshme të botës. Sidoqoftë nipat, tezakët, djemtë, nunat, tuxharët ose kumbarët e ndryshëm të Hashim Thaçit, Fatmir Sejdiut, Skënder Hysenit, Kolë Berishës, Bujar Bukoshit etj.nuk është e thënë për t´u zgjedhur ose emëruar gjithmonë në mënyrë zyrtare ose obligative-oligarkike (lexo:me dekrete prej së larti) pa fije përvoje as pa asnjëlloj përgatitjeje profesionale ose shkencore-karieriste në punët e mëdha të politikës dhe diplomacisë. Siç është rasti me sekretarin e ambasadës së Kosovës në Berlin, i cili vetëm pse e ka Bukoshin dajën e gruas dhe ka bërë si të thuash "karrierë të mjerueshme" dhe skandalizuese në Deutsche Welle etj. (kujto gabimët e pafalshme dhe trashanike të tij në kontekstin e përgjithshëm gjuhësorë, semantik, sintaksor, gramatikor etj. sa ka punuar në DW etj.) ose si përkthyes i azilantëve shqiptarë nepër gjykatat e ndryshme gjermane e kështu me radhë. Është emëruar sekretar ambasade në Gjermani! Skandal i madh politik dhe diplomatik! Dhe, jo vetëm ky. Por, "sizifi mitik" i Homerit dhe ajo "kodra e madhe" e Golgotës gjatë rrugës së mundimshme për në Had edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë të freskëta dhe aktuale në mbamendjen dhe kujtesën tonë.
3. Thuhet se Hashim Thaçi dhe qeveria e tij i kanë shpallur "luftë të hapur" dhe "zero tolerancë" krimit të organizuar, nepotizmit, klanizmit, kontrabandizmit dhe korrupsionit. Respekt. Do të kishte qenë mirë që këta të fundit të fillojnë nga vetëvetja. Për të vazhduar më pastaj me përgjegjësit ose zyrtarët e ndryshëm të fondacionit shtetrorë ose qeveritarë të ish "qeverisë Bukoshi", me ata të fondit "vendlindja thërret", të ish "fondit humanitar" të Aachenit etj. Gjarpëri merr erë nga koka, ndërsa pastrohët nga bishti. Apo?! E kundërta e kësaj është mashtrim.Rrenë! Si shumë rrena, mashtrime dhe manipulime tashmë të njohura të Hashim Thaçit dhe përkrahësve të tij.
Agron Shabani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi