Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festat, politikanët shqiptarë preferojnë t`i festojnë në Shqipëri

Shko poshtë

Festat, politikanët shqiptarë preferojnë t`i festojnë në Shqipëri Empty Festat, politikanët shqiptarë preferojnë t`i festojnë në Shqipëri

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 31, 2011 2:04 am

Festat, politikanët shqiptarë preferojnë t`i festojnë në Shqipëri


Festat, politikanët shqiptarë preferojnë t`i festojnë në Shqipëri B53e0_meta_berisha_topi_

Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare duket se do të kalojnë natën e ndërrimit të viteve brenda territorit të vendit tonë. Burime nga insititucionet kryesore dhe drejtuesve të tyre bëjnë të ditur se Presidenti i Republikës Bamir Topi, kryeminiatri Sali Berisha , kryeparlamentarja Topalli , kreu i LSI-së Ilir Meta, kreu i diplomacisë Edmond Haxhinasto por edhe drejtues të tjerë do ta kalojnë momentin magjik të ndërrimit të viteve me familjet e tyre.

Ndërkaq lideri i opozitës Edi Rama duket se ka vendosur që ta kalojë këtë moment jashtë vendit , në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të festojë atje sëbashku me bashkëshorten Linda, djalin e tij Gregorin dhe vajzën e bashëkshortes së tij Rean. Ndërkaq burime pranë institucionit të presidentit bëjnë të ditur se kreu i shtetit zoti Bamir Topi do ta kalojë natën e ndërrimit të vioteve pranë familjes së tij ndërsa do të shkojë me datën 1 janar për të vizituar beben e parë që vjen në jetë për këtë vit në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Edhe kryeministri Berisha do kalojë këtë natë me familjarët e tij ndërsa do të jetë i pranishëm me datën 1 tek materniteti mbretëresha “Geraldine” ku përcjell urimimin e tij për prindërit që sjellin në jetë beben e parë që lind në këtë maternitet. Po ashtu burime për “Ora News” sqarojnë se nata e ndërrimit të viteve për kryeparlamentaren Topalli, për kreun e LSI-së Ilir Meta, zëvendëskryemisnitrin Haxhiasto do të jetë pranë familjeve të tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi