Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëri: Në ndërrimin e viteve, digjen dy të moshuar

Shko poshtë

Shqipëri: Në ndërrimin e viteve, digjen dy të moshuar Empty Shqipëri: Në ndërrimin e viteve, digjen dy të moshuar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 01, 2012 10:13 pm

Shqipëri: Në ndërrimin e viteve, digjen dy të moshuar


Shqipëri: Në ndërrimin e viteve, digjen dy të moshuar Zjarri_2

Natën e ndërrimit të viteve një banesë në fshatin Dhokast në rrethin e Gjirokastrës në Shqipëri është përfshirë nga flaket. Banorët kanë lajmëruar policinë se brenda shtëpisë që po digjej ndodheshin një çift të moshuarish.

Megjithëse forcat e zjarrfikëseve dhe policisë kanë mbërritur shpejt nuk kanë mundur të shmangin humbjen fatale. Sipas banorëve të zonës brenda 5 minutave banesa është djegur e gjitha pasi ishte e vjetër dhe flakët janë ndihmuar nga materialet drusore që ndodheshin në bodrumin e shtëpisë.

Zjarrfikësit kanë mundur të vënë nën kontroll flakët pas rreth 1 orë por kanë gjetur brenda rrënojave të shtëpisë, skeletet e dy të moshuarve Sotir dhe Ngjelina Stoja.

Sipas grupit hetimor nga shikimi i vendngjarjes, rezultoi se shkaku i zjarrit kishte ardhur nga një shkëndijë elektrike tek kaloriferi të cilin viktimat e kishin lënë ndezur.

Për shkak të amortizimit të madh të banesës dhe instalimeve elektrike zjarri është përhapur menjëherë në të gjithë banesën dhe çifti i moshuar e ka patur të pamundur të dilte nga banesa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi