Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

Shko poshtë

Çifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt Empty Çifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 23, 2014 11:41 pm

Çifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt

Çifti i moshuar i jep fund jetës pasi nuk donin të bëheshin barrë e askujt Largea_cifti_i_moshuar1392584017
Një çift i moshuar Glenys 88 vjeç dhe Royston Smith 91, vendosën t'i jepnin fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i ndërtesës ku banonin. Ata i lanë një letër të dhimbshme dy djemve të tyre, ku i shkruanin se “kjo është mënyra më e mirë”, pasi nuk duan të jenë barrë e askujt.
Vendimi tragjik erdhi pasi ata nuk mundnin të kujdeseshin më për veten e tyre, ndërsa nuk mund të ndaheshin nga njëri tjetri.
Glenys dhe Royston, nga Bournemouthi i Anglisë, hipën në dritaren e dhomës së gjumit, në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa policia së fundmi ka publikuar letrën që prindërit u lanë fëmijëve në kuzhinë, ku shkruante: “Na falni djem por kjo është mënyra më e mirë. Shumë dhembje”.
Glenys dhe Royston kishin shumë probleme shëndetësore, për çka ishin të detyruar të shpërngulen në një shtëpi të moshuarish edhe pse ishte diçka që asnjëherë nuk e kanë dashur, raporton Mirror.
Çifti ishte martuar 67 vite më parë, dhe duheshin aq shumë sa nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin.
Djali i tyre Michael, tregon se: “Gruaja më thoshte se babai nuk mbijeton nëse nëna vdes. E kuptoj dëshirën e tyre që të jenë bashkë, por jo edhe mënyrën se si. Ata ishin dhe mbetën të pandarë” shprehet Michael.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi