Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt

Shko poshtë

Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt Empty Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 04, 2012 2:28 pm

Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt Zemaj-def-1
Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt 395201_334302816599130_100000582437455_1179481_1769541154_n
Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt

Lire Hajdari e Besim Toska
Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt Tahir-zemaj-440

Tash e nëntë vjet pas vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit e kushëririt Hasanit, hetimet për këtë vrasje ende kanë mbetur “dosje të hapura”, por të pazbuluara.

Nëntë vjet më parë në një prit të organizuar në hyrje të Pejës një dorë kriminele vrau në pabesi kolonel Tahir Zemajn, birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj. Ata që ia kishin frikën t’i dilnin përball kolonelit Tahir Zemaj iu vërsulen pas shpine duke i nxënë pritën në muzgun e mbrëmjes së 4 janarit të vitit 2003. Të gjithë këta korba u vërsulën mbi të, por ai kurrë nuk u frikësua, sepse në anën e tij ishte drejtësia. I dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatit në hyrje të Pejës. Atentati më 4 janar të vitit 2003, ishte një ogur i zi, ngase përveç që ngriu zemrat dhe gjakun e tre burrave të kombit, mori jetën e një koloneli të karrierës së lartë ushtarake, një strategu të luftës, i cili shquhej me të gjitha virtytet që duhet ti ketë një oficer.

U shpëtoi dy atentateve

Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës. I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.

Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt Zemajt-Kopie-4122012

Në njoftimin zyrtarë për këtë vrasje atëherë është thënë: “Të shtunën në mbrëmje u vra në qytetin e Pejës Tahir Zemaj, ish-oficer i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Së bashku me të është vrarë edhe i biri, si dhe një i afërm. Autoritetet po zhvillojnë hetime mbi këtë incident të pasqaruar ende dhe policia nuk ka shpallur ndonjë të dyshuar për këtë vrasje. Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova. Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pak kohë më parë, Tahir Zemaj ishte dëshmitar i Prokurorisë në procesin kundër pesë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që u dënuan për ”veprime kriminale kundër bashkëkombasve të tyre në fund të luftës në Kosovë

Sot bëhen nëntë vjet nga vrasja e Tahir Zemajt e Hasan e Enis Zemajt ZEMA1111

Ndërsa kanë kaluar nëntë vjet nga kjo vrasje mizore, dhe tri vjet nga pavarësia e shtetit të Kosovës, shumë vrasje politike kanë mbetur të pazgjidhura. Kriminelët që vranë Tahirin, Enisin, Hasani, por edhe ata që vranë Xhemën, Enverin, Bardhylin, Besimin, Bekimin, Shabanin, e shumë e shumë veprimtarë të tjerë ende janë duke vepruar në Kosovë. Aso kohe as policia e UNMIK-ut, e cila ishte përgjegjëse për sigurinë në Kosovë, por as Shërbimi Policor i Kosovës nuk kishin arritur të zbulonin vrasësit e këtij akti të shëmtuar kriminal.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi