Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin më vitin 1992?

Shko poshtë

Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin  më vitin 1992? Empty Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin më vitin 1992?

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 02, 2013 8:09 am

Familja e Kolonel Tahir Zemajt reagon ndaj Familja e Kolonel Tahir ZemajtAdem Demaçit

“Baca” Adem, mos e shaj kolonelin se nuk të ka hije!

Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin më vitin 1992?
Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin  më vitin 1992? Largea_zemaj-demaci-19921367427837
Adem Demai përsëri ka shfrytëzuar rastin në një akademi përkujtimore të mbajtur në Suharekë me rastin e 23 vjetorit të vrasjes së dëshmorit Fadil Vata. Demaçi pas ka akuzuar edhe vetë presidenten Atifete Jahjaga për pjesëmarrjen në ceremoninë shtetërore në Tiranë me rastin e ngritjes së lapidarit të Ahmet Zogut.
Por Demaçi nuk e ka pasur as shumë “dertin” e Ahmet Zogut sa i ka “dhimtë dhëmbi” për luftëtarët dhe oficerët e luftës në Kosovë të cilët u rreshtuan nën komandën institucionale të Presidentit Ibrahim Rugova.
Demaçi i “inspiruar” nga qarqe të ndryshme por edhe i njohur për sharlatanizmin e tij verbal, ka hedhur akuza të rënda kundër kolonel Tahir Zemajt duke përdorë fjalorin më të ultë të mundshëm. Ai e ka quajtur kolonel Tahir Zemajn “:...një trafikant droge që e saboti luftën”

Demaçi nxjerr “helm prej goje” kundër kolonel Zemajt

Këto deklarime paushalle të Adem Demaçin e kanë shqetësuar tej mase familjen Zemaj dhe gjithë bashkëluftëtarë e kolonel Tahir Zemajt. Ata shprehen të indinjuar me këto deklarata të Adem Demaçit të cilat nuk janë të thëna për herë të parë. Demaçi edhe herave të tjera ka nxjerrë “helm prej goje” kundër kolonel Tahir Zemajt.
Redaksia e gazetës “Bota sot” ka kontaktuar familjarët e kolonel Zemajt të cilët janë indinjuar nga këto fjalë të rënda e fyese të Adem Demaçit. Ata përveç se kundërshtojnë këto deklarata, reagojnë me fakte dhe i shtrojnë disa pyetje Adem Demaçit me të cilat demaskohet e gjithë “maska” e tij prej patrioti apo atdhetari!
“Nëse ju Adem Demaçi shërbeheni me dosje të UDB-së ose me dosje sekrete kundër Tahir Zemajt atëherë shtrohet pyetja cili është roli dhe pozicioni i juaj në këtë mes. A janë dosje e montuara të UDB-së serbe kundër oficerëve shqiptarë burime të informacioneve tuaja për të sulmuar kolonel Tahir Zemajn?” pyesin familjarët e Zemajt.

Ju e tradhtuat Marrëveshjen e Oslos, Ju nuk e duroni madhështinë e kolonel Zemajt

Por duket se Demaçi ka një hall. Ati i dhemb madhështia e kolonel Zemajt si oficerë e si komandant i lavdishëm i luftës në Kosovë, prandaj nxjerr “helm” prej goje.
“Ju nuk mund ta duroni madhështinë e kolonelit sepse ai nuk iu nënshtrua juve dhe sojit të juaj përçarës sepse koloneli ishte nën komandën e presidentit Ibrahim Rugova. Ju dhe soji juaj keni tradhtuar edhe Marrëveshjen e Oslos në të cilën bashkë me kolonel Ahmet Krasniqin u morët vesh që luftën në Kosovë kundër Serbisë ta bëjnë së bashku të gjithë shqiptarët. Por ju duke e tradhtuar këtë marrëveshje dhe duke e fyer kolonel Ahmet Krasniqin, ju veç sa nuk thoni se “...ne e kemi vrarë kolonel Ahmet Krasniqin!”
Kur Tahir Zemaj ishte në ballë të fronit të luftës në Kosovë ju ishit duke koketuar me sigurimin shtetëror serb në mes të Prishtinës. Prandaj kjo u dhemb shumë, kjo e vërtetë ju djeg “bishtin!”.
Ne ju pyesim pse nuk fole sa ishte i gjallë Tahir Zemaj por tash pas vrasjes A thua mos vallë edhe ti qëndron prapa këtyre vrasësve apo së paku pajtohesh me kriminelët për vrasjen e kolonel Tahir Zemajt?” thonë të shqetësuar familjarët e Kolonel Tahir Zemajt.


Fotografia që e bën të “flasë vet me vete” Adem Demaçi

Por një fotografi e vitit 1992 e demanton Adem Demaçin. Ai më parë kishte deklaruar se kurrë në jetë nuk e kishte takuar kolonel Tahir Zemajn, por fotografitë që po i botojmë e thonë të vërtetën. Në këto fotografi shihen bashkë Tahir Zemaj e Adem Demaçi në një manifestim të mbajtur në Berlin. Madje kjo fotografi e demanton jo vetëm Adem Demaçin por edhe bashkëzhurmaxhinjtë e tij të cilët kanë thën se Tahir Zemaj më vitin 1992 ka qenë në luftë në Kroaci e në Bosnje.
Siç shihet në këto fotografi Tahir Zemaj ishte me bashkadhtetarët shqiptarë në përgatitje e sipër për të hyrë si oficerë në luftë në Kosovë në ndërkohë që Adem Demaçi shëtiste i lirë poshtë e lartë, madje duke udhëtuar edhe nëpër Serbi.

Sipas shpjegimit të familjarëve të kolonel Tahir Zemajt , takimi që shihet në këtë fotografi është mbajtur më vitin 1999 kur Adem Demaçi e Xhavit Haliti si dhe bashkëveprimtarë të tjerë kanë qëndruar si mysafire në Berlin 3 ditë. Në këtë takim ishte pjesëmarrës edhe Tahir Zemaj dhe bashkë me të gjithë të pranishmit që shihen në foto kanë qëndruar për tre dite të tjera gjatë kësaj vizite.

Demaçi e Xhavit Halitit i kërkonin Tahir Zemajt të anëtarësohej në LPK

Sipas familjarëve në këtë takim Tahir Zemajt i është bërë “presion” që të bëhet pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës por Tahir Zemaj ka refuzuar me arsyetimin se vetëm në koordinim me Sali Çekajn mund të bëhet fjalë për çdo lloj bashkëpunimi të mëtutjeshëm për të lirinë e Kosovës.
Në ndërkohë në ditën e dytë të qëndrimit të Tahir Zemajt, Adem Demaçit, Xhavit Halitit e të tjerëve në Berilinka ardhur edhe Sali Çekaj. Ai i ka njoftuar pjesëmarrësit e këtij takimi për aktivitetet qe i ka organizuar ai dhe grupi i tij siç ishte hyrja e Grupit te armatosur në Kosovë në fund të vitit 1991 dhe se i vetmi bashkëpunim në mes tyre mund të bëhet përmes vetëm rrugëve institucionale.

Tahir Zemaj në ndërkohë ka bërë një plan për blerjen e armëve të llojeve të ndryshme të cilat do të përdoreshin për luftë guerilen Kosovë në rast të shpërthimit të luftës dhe me qëllim të luftës kundër policisë dhe ushtrisë serbe të instaluar në Kosovë. Në këtë aspekt në koordimim me Sali Çekajn ka udhëtuar për në Qekosllovakinë e atëhershme dhe me disa njerëz me influence është bërë shikimi dhe kotraktimi i këtij lloj armatimi.
Gjithnjë sipas familjarëve Adem Demaçi e Xhavit Haliti në prezencë të Sali Çekajt janë takuar me Tahir Zemajn edhe njëherë gjatë pjesës së dytë të vitit 1992, në Zvicër, bëjnë të ditur familjarët e kolonel Tahir Zemajt për “Bota sot”

Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin  më vitin 1992? TahirZemaj1992_1
Legjenda; Fotografi gjatë takimeve të kolonel Tahir Zemajt me Adem Demaçin, Xhavit Halitin e bashkëveprimtarë të tjerë shqiptarë ( Berlin 1992)

Box

Për herë të parë në “Bota sot”

Këto fotografi botohen për herë të parë në “Bota sot”. Ato me përmbajtjen e tyre flasin vetëm dhe janë dëshmi të forta për takimet e Adem Demaçit me Tahir Zemajn dhe që demantojnë Adem Demaçin se ai nuk është takuar asnjëherë me kolonel Zemajn.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin  më vitin 1992? Empty Re: Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin më vitin 1992?

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 02, 2013 8:12 am

Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin  më vitin 1992? 577644_10200185295969636_1252801992_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin  më vitin 1992? Empty Re: Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin më vitin 1992?

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 02, 2013 8:16 am

Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin  më vitin 1992? 551400_491848010869182_708615627_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin  më vitin 1992? Empty Re: Familja e Kolonel Tahir Zemajt-Familja e Kolonel Tahir Zemajt:Pse po fyeni kolonelin me të cilin keni bërë plane të luftës dhe jeni takuar në Berlin më vitin 1992?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi