Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grabovci: Vetëvendosje,po mundohet të bllokojë proceset politike

Shko poshtë

Grabovci: Vetëvendosje,po mundohet të bllokojë proceset politike Empty Grabovci: Vetëvendosje,po mundohet të bllokojë proceset politike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 14, 2012 7:00 pm

Grabovci: Vetëvendosje,po mundohet të bllokojë proceset politike


Grabovci: Vetëvendosje,po mundohet të bllokojë proceset politike Adem-grabovci14
Grupit parlamentar të PDK-së nuk i duket aspak serioze lëvizja “Vetëvendosje”. Shefi i këtij grupi Adem Grabovci ka deklaruar se subjekti i Albin Kurtit po mundohet të bllokojë proceset politike në vend, duke mohuar gjithçka me anën e një fjalori të rrugës. Kërkesën e Vetëvendosjes për t’u bashkuar opozita kundër politikave të Qeverisë ai e ka quajtur mungesë e pjekurisë politike të Vetëvendosjes. As pjesa tjetër opozitare nuk duket fort e gatshme ta përkrahë Vetëvendosjen. Kjo lëvizje nuk ka marrë përgjigje nga LDK-ja e AAK-ja për një letër që u ka dërguar dy partive opozitare për t’u takuar dhe për t’i koordinuar veprimet e opozitës në Kuvend kundër bisedimeve politike me Serbinë dhe privatizimin e disa ndërmarrjeve publike në vend. Madje, LDK-ja ka dalë hapur kundër letrës së Vetëvendosjes. Ndërsa, partia tjetër opozitare, AAK-ja, mban qëndrimin se Vetëvendosjes do t’i kthehet një përgjigje vetëm pasi të nisin seancat e Kuvendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi