Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asad akuzon forcat e huaja për destabilizimin e Sirisë

Shko poshtë

Asad akuzon forcat e huaja për destabilizimin e Sirisë Empty Asad akuzon forcat e huaja për destabilizimin e Sirisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 10, 2012 5:01 pm

Asad akuzon forcat e huaja për destabilizimin e Sirisë

Asad akuzon forcat e huaja për destabilizimin e Sirisë World-middle-

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka akuzuar forcat e huaja, duke thënë se “kanë bërë përpjekje ta destabilizojnë vendin e tij”.

Asad, duke folur para audiencës në Damask, tha se “konspiracioni i huaj” po shkakton trazira në Siri, “ndonëse ka nisur të dështojë”.

Fjalimi i tij, i paralajmëruar për “çështje të brendshme”, është i pari prejse është pajtuar me planin e Ligës Arabe për vendosjen e misionit të saj në Siri.

Por, opozitarët thonë se misioni i kësaj lige i ka dhënë qeverisë së Asadit më shumë kohë për të përdorur dhunën.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për më shumë se 5,000 njerëz të vrarë, prejse ka shpërthyer konflikti në Siri, në marsin e kaluar.

Që nga publikimi i raportit të fundit, aktivistët opozitarë thonë se janë vrarë edhe qindra të tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi