Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Siri, forcat amerikane dislokohen në afersi të Sirisë

Shko poshtë

Siri, forcat amerikane dislokohen në afersi të Sirisë Empty Siri, forcat amerikane dislokohen në afersi të Sirisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 24, 2013 8:03 pm

Siri, forcat amerikane dislokohen në afersi të Sirisë

Siri, forcat amerikane dislokohen në afersi të Sirisë F1_24-obi-balline-2-hiqet-nr-51377329910
 
Washington, 24 gusht (E plotësuar) - Pentagoni po dislokon trupa ushtarake në afërsi të Sirisë, ka pohuar sekretari amerikan i Mbrojtjes, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë duke marrë në konsideratë mundësitë për ndërhyrje ajrore kundër regjimit të Bashar Al-Asadit.  
Hagel nuk dha detaje te tjera, por raportet ne media pohojnë se prania e marinës amerikane të luftës në lindje të Mesdheut është shtuar ndjeshëm. 
Sulmi i pretenduar me armë kimike ndaj civilëve, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, ka shkaktuar zemërim të madh në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në kryeqytetet e fuqive të mëdha botërore. Për hetimin e përdorimit të helmit kimik në Bagdad tashmë ka arritur edhe ekipi i OKB-së, or ai ende nuk po lejohet të vizitojë vendin e ngjarjes. Madje, edhe Rusia, një aleate e Asadit iu bashkua apeleve te drejtuara Damaskut që të bashkëpunojë me ekspertët e OKB-së dhe t’i lejojë të hetojnë dyshimet mbi përdorimin e armëve kimike në rrethinat e kryeqytetit. Moska shtoi gjithashtu se nga kundërshtarë të regjimit pretendohet të garantojnë kalim të sigurt për misionin e OKB-së.


9:38 - Obama shqyrton shembullin e Kosovës për intervenim në Siri

Pas dyshimeve se në Siri forcat qeveritare mund të kenë përdorur armë kimike kundër popullsisë civile, administrata amerikane është duke peshuar opsionet e reagimit, ndërsa këshilltarët e sigurisë kombëtare të presidentit Obama po studiojnë modelin e sulmeve ajrore të NATO-së, ashtu si në Kosovë, pa një mandat paraprak të Kombeve të Bashkuara. Kështu shkruan sot e përditshmja The New York Times, për të shtuar se Rusia me gjasë do të vinte veto ndaj çdo veprimi ushtarak në Këshillin e Sigurimit, ndërsa presidenti amerikan po përballet me dilemën nëse mund të anashkalojë Kombet Bashkuara.“Nëse SHBA-ja sulmon një vend tjetër pa një mandat të OKB-së dhe pa prova të qarta, pyetjet që shtrohen janë se a e mbështet një gjë të tillë ligji ndërkombëtar dhe a kemi një koalicion që kjo të realizohet”, tha Obama të premten për rrjetin televiziv CNN, në komentin e tij të parë publik pas sulmit vdekjeprurës të mërkurën, transmeton RTK.
Kosova është një precedent i qartë për Obamën, shkruan gazeta njujorkeze, sepse ashtu si në Siri, atje u vranë civilë, ndërsa Rusia kishte lidhje të gjata me qeveritarët (Serbinë) që akuzoheshin për abuzimet.
“Në vitin 1999, presidenti Bill Clinton përdori miratimin e NATO-së dhe logjikën e mbrojtjes së një popullsie të pambrojtur për të arsyetuar sulmet ajrore 78 ditëshe,” shkruan The New York Times.
Zyrtarë të administratës i kanë thënë gazetës se precedenti i Kosovës (i ndërhyrjes së ngjashme ushtarake) ishte një nga shumë çështjet që po diskutohej në takimet e vazhdueshme të Shtëpisë së Bardhë, kur është fjala për krizën në Siri.
Clinton e dinte se nuk kishte asnjë shpresë të sigurohej një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit që autorizonte përdorimin e forcës (në Kosovë). Rusia ishte një mbështetës i moçëm i Millosheviqit dhe ishte e vendosur të vinte veton e saj në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar ndërhyrjen, shkruan gazeta njujorkeze.
“NATO ndërmori sulmet ajrore para se Millosheviqi të pranonte kërkesat e NATO-s”, shkruan ndër të tjera gazeta amerikane duke evokuar luftën e Kosovës si një shembull i mundshëm i reagimit të bashkësisë ndërkombëtare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Siri, forcat amerikane dislokohen në afersi të Sirisë Empty Re: Siri, forcat amerikane dislokohen në afersi të Sirisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 27, 2013 8:04 pm

Siri, forcat amerikane dislokohen në afersi të Sirisë F1_27pentagoni1377618755
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi