Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti: Do të jem edhe unë në Merdare

Shko poshtë

Kurti: Do të jem edhe unë në Merdare Empty Kurti: Do të jem edhe unë në Merdare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 9:01 pm

Kurti: Do të jem edhe unë në Merdare

Kurti: Do të jem edhe unë në Merdare Kurti-1359228161Në Tubimin e mbajtur në Besianë, pjesëmarrës ishin Albin Kurti, Visar Ymeri dhe Ali Lahu.

Vetëvendosja shton përgatitjet për të shtunën, Albin Kurti përgatiti terrenin sot edhe në Podujevë, tha se do të jetë vetë në Mërdarë.
Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha në Podujevë se më 14 janar do të jenë në mbrojte të kufirit të Kosoves dhe vendimit të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se nuk do të jenë të dhunshëm të shtunën. Kurti tha se me 14 janar ai do të jetë i pari në pikën kufitare në Merdarë.


”Në Merdare do ta bllokojmë rrugën e mallrave serbe për në Kosovë dhe jo lëvizjen e qytetarëve. Do të qëndrojmë deri sa ta realizojmë qëllimin tonë dhe do të gjejmë forma që të jemi 24 orë në pikat kufitare. Ne do të angazhohemi që në Kosovë të fillojë një epokë e re, një fazë dhe një periudhë e re, ku qëllimi ynë është që t'ia marrim pushtetin Serbisë në Kosovë, e ky pushtet është politik e sidomos ekonomik e tregtar”, tha ai.

Gjatë një debati me qytetarë, Kurti iu përgjigj edhe deklaratave të ministrit Rexhepi, duke i bërë thirrje atij që ta urrejë më shumë Serbinë se sa Vetëvendosjen. Kurti ftoi Policinë e Kosovës të mos i nënshtrohen urdhërave të verbëra të Rexhepit.

Sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes këto nisma janë për marrjen e pushtetit nga Serbia në mënyrë që të forcohet shteti i Kosovës. Sipas tyre Qeveria e Kosovës nuk po dëshiron ta forcojë shtetin e Kosovës duke mbajurt pushtetin e dobët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi