Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qarkullim i shtuar në Merdare

Shko poshtë

Qarkullim i shtuar në Merdare Empty Qarkullim i shtuar në Merdare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 27, 2011 7:22 pm

Qarkullim i shtuar në Merdare

Qarkullim i shtuar në Merdare Merdare

Pavarësisht çmimit të lartë për kalimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, autoritetet e rendit dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës thonë se, një ditë pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, vërehet një interesim i madh i qytetarëve, si kosovarë, ashtu dhe serbë, për të kaluar kufirin.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, thotë se një gjë të tillë e konfirmojnë raportet e degëve doganore. Por, këto të fundit, sipas tij, nuk flasin edhe për rritje të sasisë së mallrave komerciale.

“Sa u takon çështjeve doganore lidhur me marrëveshjen e fundit për lëvizjen e lirë, nuk kemi vërejtur ndonjë rritje të mallrave komerciale. Qarkullimi i mallrave komerciale ka qenë në suaza normale apo në suaza të një numri relativisht të njëjtë që ka ardhur edhe më herët. Kurse, sipas raporteve prej degëve doganore në kufijtë me Serbinë, kemi vërejtur një rritje të qarkullimit të udhëtarëve në të dyja drejtimet”, thotë Stavileci.

Sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, qarkullimi në territorin e Kosovës dhe atë të Serbisë tashmë është normalizuar.

Vlladimir Qirkoviq, komandant i Policisë së Kosovës në vendkalimin kufitar Merdare, flet për hollësitë:

“Që nga data 26 ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes. Dje, zhvillimi i komunikacionit ka qenë më i paktë, ndërkaq sot, në orët e mëngjesit, ka filluar të normalizohet. Do të thotë, ka mjaft kamionë dhe automjete të tjera që vijnë dhe paguajnë sigurimin tonë, të Kosovës, por ka dhe një numër të vogël që nga ana jonë shkon për në Serbi”.

Që nga e hëna, Kosova dhe Serbia kanë nisur zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, marrëveshje kjo e arritur në raundin e fundit të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Por, problem që është shfaqur pas fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje thuhet të jenë çmimet, të cilat qytetarët e të dyja vendeve duhet t’iu paguajnë kompanive të sigurimeve kur ata synojnë të hyjnë në shtetin përkatës.

Komandanti i Policisë së Kosovës në Merdare, Qirkoviq, thotë se, pavarësisht ankesave të qytetarëve për çmimet e larta, ato paguhen.

“Çmimet vërtet janë të larta. Nuk e di pse. Është e pamundur që një gjë e tillë të vazhdojë, por çfarë të bëjmë. Vendimet e shtetit janë të tilla”, thekson ai për Radion Evropa e Lirë.

Ditë më parë, Beogradi ka vendosur tarifën prej 60 eurosh për kosovarët, të cilët duan të qarkullojnë në shtetin serb - vendim, të cilit Prishtina zyrtare i është përgjigjur me reciprocitet.

Automjetet me targa të Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë për qëndrim 15-ditor, duhet të paguajnë nga 15 deri në 145 euro - varësisht llojit të automjetit.

Këto çmime thuhet se kanë shkaktuar pakënaqësi të banorët shqiptarë të Luginës së Preshevës. Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se me vendimin e ekzekutivit kosovar janë “getoizuar” shqiptarët e kësaj zone.

Ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishqyrtojë menjëherë vendimin e saj për këtë çështje./rel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi