Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:Treni i jetës sime

Shko poshtë

Lediana Kapaj:Treni i jetës sime Empty Lediana Kapaj:Treni i jetës sime

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 13, 2012 10:30 pm

Lediana Kapaj:Treni i jetës sime 373270_118736901489525_939243765_n
Lediana Kapaj:Treni i jetës sime
Lediana Kapaj:Treni i jetës sime 390445_344475048915708_118736901489525_1311961_574440435_n
Në jetën time treni më ka lënë shpesh..Kam qëndruar shumë herë në stacion duke parë atë diçka që më ikte aq larg.
Cdo herë kam patur dhimbje dhe lot,kam hedhur gurët larg me besimin që do të prekja dikë!! Në të gjithë jetën time jam munduar ti ngjas një princeshe të përrallave magjike dhe çdo herë deshira për të derdhur lot nuk mu nda kurrë...
Cdo ditë kaloja në mëndjen time që një ditë tjetër ju shtua kësaj jete dhe
iluzionet e mija ishin për cdo ditë e cdo ditë më pak te bukura..
Kishte momente kur qaja për gjërat më të vogla dhe ëndrrat nuk më dukeshin të vërteta por të pakuptueshme ku në të cilat nuk shihja më kalimin e stinëve, ditëve dhe orëve të vitit...
Kam ecur para vetes time në pritjen e ndodhjes së një mrekullie..Për mua kishte momente ku dashuria kishte humbur emrin e saj dhe asgjë e bukur nuk ndodhte...
Ndonjëherë kam menduar se u shmangesha problemeve të shpirtit po në të vërtetë i kërkoja ato më tepër...fati im i trishtuar dukej që ishte i vetëm në fund të shkrimeve dhe poezive te mia..

Dhe një dite dua që zilja të bjeri fort dhe të provokojë një revolucion të brëndshëm,një uragan lumturie i cili të mundet të vijë deri tek une..Po po tek une!
Dua të dëgjoj rrahjet e zemrës dhe të mos mbaj dot lotët e gëzimit...Dhe që kjo zemër të cilën ligësia e dikujt e ktheu ne gur,të mundet të shperthejë në mijëra ngjyra duke bërë që papritur një njeri tjetër të bëj ligjin tek unë.
Dua që jeta të më buzëqeshë serish dhe të vij drejt meje nga një qiell mbase i mbushur me yje në këto ditë dimri...
Dua që ai person "tjetër" që do dali nga unë të jetë i veshur me pafajshmëri,me shpirtin mbushur plot me shpresë...Heroina jetës sime!
Frymëmarrja jote është gdhendur në gjoksin tim dhe jam gati të të ndjek pas në jetën tënde.
Sytë e tu do kenë aq ndricim saqë mund të ndriçojnë një qytet të tërë...!
Pesha e dashurisë që ti mban dhe sinqeriteti yt do më ngrohin duke më dhënë pickime ne zemër...
Një nga një ti do të më japësh të gjitha çelesat e shpirtit tend,ti do më hapësh
zemren duke marrë te shpirti yt të gjithë mbytjen që mbaja prej kohësh në
vetëvete..
Ashtu si një yll qielli ti do më drejtosh në rrugët e dashurisë së vërtetë dhe të pavdekur.. .
Sa mirë është të kalosh kufirin sepse e di që asgjë nuk do të jetë më si më parë!!
Lulet që lindin në baltë bëhen madhështore,vuajtjet kthehen në jepje
dhe zhgënjimet e mëparshme do ishin thjesht formalitete të vjetra..
Do udhëtoj edhe unë njëditë në këtë botë të qetë ku jeta është vetëm butësi dhe në të cilën do të endem jo si në një dramë...

Dhe atëherë mund ti them vetes :Nuk ke pse rri më në këtë stacion të errët pasi më në fund ke hypur në trenin e duhur!
Por për momentin jam në pritje....


© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi