Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Stresi i jetës!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Stresi i jetës! Empty Lediana Kapaj: Stresi i jetës!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 30, 2009 11:41 pm

Lediana Kapaj: Stresi i jetës! N744374599_2405
Lediana Kapaj: Stresi i jetës!

Ndalimi para rrezimit!

Neqoftese nuk merremi me kete peshe te mbingarkuar qe na pushton shpirtin,atehere niveli i stresit tone rritet akoma.
Ne "semuremi " ne te tilla raste ,qofte nga ana fizike ose psikologjike;dmth rrezohemi!
Po te mos ndryshojme asgje,kjo mbipeshe arrin te na rrezoje.
Jemi penguar disa here,po ne te gjitha rastet kemi qendruar ne kembe.
Kemi marre goditje te forta nga jeta dhe prape jemi ngritur dhe prape kemi vazhduar para.
Pesha na ka shqetesuar dhe na e ka bere jeten tone te padurueshme,po megjithate kemi fituar sepse nuk jemi rrezuar.

Dhe atehere kemi filluar te jetonim si me pare dhe ne nje moment,___"bummmmmmm"!
U semurem. Fjala "rrezim" do te thote qe ne kemi humbur kontrollin e jetes.
Do te thote qe ne te mos funksionojme me si me pare dhe qe nuk mund te mbledhim me forcat e meparshme.
Tensioni provokoi nje ndalese.
Pesha erdhi ne krye te rezistences sone,ndjejme qe jemi te rrezuar ne toke ose do te rrezohemi se shpejti!

Ne jetojme rrezimin,kur,japim shume ne jete dhe nuk marrim asnje rezultat,kur fillojme te lodhemi dhe kur nuk mund te njohim me vetveten per faktin se ajo peshe qe na ka rrezuar ka qene teper e rende per supet tane.
Dhimbja per jeten rritet,nuk dime cte bejme dhe jeta per ne nuk mund te vazhdoje ne kete menyre!
Dhe ndalojme se jetuari duke u mbyllur ne vetvete dhe e gjithe kjo ndodh sepse jemi ne "krize".

Psikologu ne te tilla raste me siguri mund te na japi ilace per vuajtjen tone fizike dhe me siguri do gjeje diagnozen mjekesore qe i pershtatet rastit tone,nje diagnoze psikologjike per ta karakterizuar.....jemi ne depresion apo ne ankth,apo na ndodhi nje infarkt?

Tensioni i krijuar te ne mund te shpertheje ne shume menyra.
Ne planin fizik,ndjejme ne nje menyre me te forte e me te shpejte shenjat e mbipeshes,dhe ne te njejten kohe shume shenja te tjera qe nuk ekzistonin me pare shfaqen.
Dhimbja jone eshte aq e madhe saqe shpesh mundohemi ta qetesojme me anen e ilaceve,kemi dhimbje ne muskuj,koke .
Kjo gje na ben qe te rrisim konsomimin e ulesve artificiele te tensionit sic jane ,pilulat per nervat,alkooli,droga etj etj,dhe kjo gje mund te na coje deri ne abuzim te plote te tyre.....duke na bere qe te varemi prej tyre vetem e vetem sepse mendojme qe vetem ato mund te na e ulin dhimbjen dhe na bejne qe te harrojme kete mbipeshe qe na shqeteson ne menyre fatale!
Duhe ta kemi te qarte qe jeta jone nuk mund te vazhdoje ne kete menyre,duhet te sherojme jeten tone dhe jo vetem dhimbjen tone!!
Duhet te ndryshojme................!

10 KESHILLA PER LUFTEN KUNDER STRESIT....

1--------Pranimi i faktit qe stresi eshte nje reaksion normal.... i cili shfaqet gjate nje situate jete te veshtire ose te ekzagjeruar........ dhe qe vetem nqs ky lloj reagimi eshte shume i forte ose kronike atehere mund te themi qe stresi eshte i demshem dhe i rrezikshem.
2--------Kuptimi i faktit qe te dish te drejtosh kete stres..... eshte jo vetem e rendesishme per ndjerjen mire te personit dhe shendetin e tij por njekohesisht edhe per jeten profesionale.
3-------Identifikimi personal i faktoreve te stresit.....sepse njohja e tyre ben jo vetem qe te ndryshojme ne te tilla rastesh por njekohesisht na pergatit qe te jemi me te forte ne rastin kur ato mund te shfaqen prape.
4------Te pushojme rregullisht....qofte edhe nje cast te shkurter per neutralizimin e pergjigjeve psikollogjike te stresit,sepse kjo pergatit trupin tone te veproje nga ana fizike,ane e cila eshte ne shumicen e rasteve jo e adaptuar nga ky lloj situacioni.
5-------Kujdesi per organizmin.....aktivitete fizike te rregullta,ushqim i ekuilibruar,gjume me cilesi,perdorimi sa me i pakte i alkolit dhe i kafes,mospirja e duhanit.
6------Zhvillimi i veprimeve mentale.....ADAPTIMI ne situate stresi,relativizimi dhe jodramatizimi,mos mendojme qe kjo qe po na ndodh eshte thjesht personale,te shohim" goten te mbushur plot dhe jo si gjysem te mbushur".
7------Mbjellja e emocioneve pozitive.......te dime se cfare na ben te ndjehemi te kenaqur,te kemi endrra,te zhvillojme optimizmin,te kemi humor,te qeshim.
8------Krijimi i nje lloj mbeshtjeje sociale........nuk duhet te rrime asnjehere te izoluar perballe ketyre problemeve edhe veshtiresive,po te kemi afer nesh persona te cilet na degjojne edhe kuptojne.
9-----Te mbajme nje qendrim te afirmuar........ ne te cilin shprehim ne menyre te sinqerte çfare duam,çfare ndjejme dhe te shmangim mbajtjen e gjerave brenda ne vetvete ose te qenit agresif duke sulmuar te tjeret.
10-----Dhe me ne fund te qendrojme realiste edhe te qete....duke marre parasysh keto keshilla,,drejtimin e stresit.Ashtu si cdo gje qe mesohet nga fillimi edhe kjo behet ne menyre te vazhdueshme hap mbas hapi.

Do te doja te ndalesha pak te pika e trete,identifikimi personal i faktoreve te stresit"...nje nder faktoret kryesore qe shkaktojne stres ne Shqiperi eshte gjendja e dobet ekonomike.
Ky eshte nje faktor i identifikuar nga te gjithe por problemi eshte se ka shume veshtiresi qe ti japim nje zgjidhje...per me teper ky eshte nje burim qe shkakton shume rrethana te tjera stresuese...
Ajo qe shkakton shqetesim te une eshte fakti se jo gjithmone ne kemi ne dore ti luftojme streset tona....ajo qe parashtrova me siper e shpjegon me se miri kete fakt...megjithate ne perpiqemi shume per te ndryshuar gjendjen tone emocionale pavaresisht veshtiresive por varferia mbetet gjithmone nje faktor shqetesues.

Kjo lufte kunder stresit ne nje gjendje ekonomike te veshtire,do te ishte komplet e veshtire dhe gati e pamundur...
Megjithate jam e bindur ne vetevete qe duhet te luftojme per nje mireqenie shpirti dhe te tregohemi te forte perballe çdo lloj situate.

Varferia eshte nje nga shkaqet krysore te stresit,dhe do te ishte mire qe kjo bote te ishte e barabarte dhe qe ky fenomen mos te ekzistonte kurre....po edhe ketu me duket se flet shpirti im enderrues....per faktin qe nuk mund te ndryshojme asgje me llafe dhe me deshire sepse asgje nuk varet nga ne....

E po ne fund te fundit nuk na mbetet gje tjeter pervec shpirtit enderrues...sidomos ne nje situate te tille kaq te veshtire...enderrat jane arma me e forte....ndoshta jane pikerisht veshtiresite qe u japin krahe endrrave"
Kot nuk thone se nje njeri me ekonomi te varfer eshte i pasur ne shpirt dhe anasjelltas...

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Stresi i jetës! 11631_170508734599_744374599_2693377_1384843_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi