Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

50 protestues të arrestuar, 13 policë të lënduar (video)

Shko poshtë

50 protestues të arrestuar, 13 policë të lënduar (video) Empty 50 protestues të arrestuar, 13 policë të lënduar (video)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 9:35 pm

50 protestues të arrestuar, 13 policë të lënduar (video)



Vetëvendosje thotë se lideri i saj Albin Kurti nuk është arrestuar

(I plotësuar) - Sipas njoftimeve më të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e intervenimit të policisë së Kosovës para pak çastesh te Dheu i Bardhë, kundër protestuesve të cilët qëndronin të ulur, janë arrestuar edhe dhjetëra protestues, ndër ta edhe deputetët e parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, Visar Ymeri dhe dhe Liburn Aliu, por edhe disa aktivistë të tjerë të kësaj lëvizjeje. Me arrestimet e fundit duket të jetë rritur ndjeshëm numri i protestuesve të arrestuar. Tashmë vlerësohet se ky numër ka arritur në mbi 50 të arrestuar.

50 protestues të arrestuar, 13 policë të lënduar (video) Merdare%20border%20crossing%20Foto: GETTY IMAGES

Kamioni serbë kalon kufirin Merdare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, më 14 janar, 2012. Megjithë protestën e aktivistëve të Vetëvendosjes për mos-lejimin e hyrjes së kamionëve nga Serbia për në Kosovë, një gjë e tillë tashmë ka ndodhur.

Në anën tjetër, policia nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se “gjate intervenimit Policia vazhdimisht ka hasur ne rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policinë me mjete te ndryshme te forta (gur dhe gjësende tjera te metalta ) ku si pasoje e kësaj deri me tani 13 policë kane pësuar lëndime trupore, te cilët kane kërkuar ndihmën mjekësore.
Ne baze te informacioneve te pranuara nga qendra mjekësore deri ne këto momente 4 persona kane kërkuar ndihme mjekësore.
Gjate intervenimit policor janë ndaluar deri ne këto momente 42 persona te cilët janë shoqëruar ne stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore.


Ju informojmë se gjate ditës se sotme lëvizja e lire e qytetareve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si ne Merdare dhe tek Dheu i Bardh.
Gjate ditës kane hyre automjete te ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra te cilat kane kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit.
Policia e Kosovës është e përkushtuar qe te kryej te gjitha detyrat e saj konform autorizimeve te saj ligjore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi