Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beogradi fajeson Policine e Kosoves

Shko poshtë

Beogradi fajeson Policine e Kosoves Empty Beogradi fajeson Policine e Kosoves

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 11:53 am


Beogradi fajeson Policine e Kosoves



16.07.2009
Zyrtarët në Beograd pretendojnë se policë të Kosovës janë të përfshirë në shpërthimet e fundit në Luginë të Preshevës. Autoritetet në Prishtinë këto i quajnë deklarata politike për konsum të brendshëm. EULEX-i nuk ka marrë asnjë letër nga Beogradi për të hetuar ndonjë rast të tillë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, pretendon se ka prova të cilat inkriminojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në shpërthimin e disa ditëve më parë, që ka ndodhur në Luginën e Preshevës.
Ata kanë deklaruar se kanë prova, duke përfshirë edhe xhirimet se si armët kalojnë nga Kosova në Serbi. Sipas tyre, këto fakte do t’i dorëzohen misionit të EULEX-it në Prishtinë.

“Do t’i dorëzojmë xhirimet ku shihet konkretisht se si armët distribuohen nga Kosova dhe Metohia në zonën tokësore të sigurisë”, është shprehur Millorad Veljoviq, drejtor i Policisë së Serbisë.

Ndërkohë, autoritetet e Prishtinës thonë se politikanët në Serbi, deklaratat e tilla i bëjnë thjesht për konsum të brendshëm dhe nuk ia vlen të merret me to.

Në anën tjetër, zyrtarë të misionit të EULEX-it deklarojnë se në rast të një kërkese të tillë nga Beogradi, ata do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për të hetuar rastin.

Megjithëkëtë, duke folur për mediet vendase, shefi i policisë serbe është shprehur se me atë armatim të trafikuar, janë plagosur policët, ndërsa eksplozivi i bartur vendoset nën objekte të veturave të xhandarmërisë.

Më tej, drejtori i policisë është shprehur të mërkurën në Beograd se në kontrabandimin e atij armatimi, marrin pjesë edhe pjesëtarët aktivë të Policisë së Kosovës.

“Ivica Dacic, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, duke u bazuar në prova, ka kërkuar nga EULEX-i të ndërmarrë masa duke u bazuar në kompetencat që ka”, citojnë mediet serbe, Millorad Veljoviqin.

Por ndërkohë, autoritetet e Kosovës, e quajnë humbje kohe marrjen me deklarata të tilla, kur janë institucionet përkatëse të bashkëpunimit.

Fisnik Rexhepi, këshilltar i lartë politik i ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, shpjegon për Express se nëse është në rajon ndonjë shtet që eksporton pasiguri, atëherë kjo është Serbia.

“Këto deklarime janë për konsum të brendshëm. Ne e kemi ftuar Serbinë për bashkëpunim. Kosova nuk sponsorizon akte të tilla. Është Beogradi që me financimin e strukturave paralele eksporton pasiguri”, thotë këshilltari Rexhepi.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës shpjegon se është absurde të jepen deklarata të tilla kur hetimet ende janë duke vazhduar.
“Policia e Kosovës ka mekanizmat e saj. Nëse ka prova siç ata deklarojnë, le t’i deponojnë dhe mekanizmat tanë do të hetojnë rastin”, shpjegon Fisnik Rexhepi.

Ndërkohë, misioni i EULEX-it në Prishtinë, ende nuk ka marrë asnjë letër nga autoritetet e Beogradit në lidhje me këtë çështje.

“Ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me Serbinë, nëse ato incidente kanë ndonjë lidhje me Kosovën. Ne do ta bëjmë këtë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thotë Karin Limdal, zëdhënëse e EULEX-it për Express.

“Por, deri më sot, EULEX-i nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Beogradi për të bashkëpunuar në incidentet që ndodhën në Bujanoc dhe Preshevë”, shpjegon zyrtarja e këtij misioni.

“E vetmja kërkesë ishte një telefonatë në 9 korrik për rritjen e sigurisë në Kosovë, pasi dy palë policë serbë u plagosën në Bujanoc”, thotë Karin Limdal. (express)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi