Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avokati i Popullit: Protestuesit janë rrahur në praninë tonë

Shko poshtë

Avokati i Popullit: Protestuesit janë rrahur në praninë tonë Empty Avokati i Popullit: Protestuesit janë rrahur në praninë tonë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 17, 2012 8:32 pm

Avokati i Popullit: Protestuesit janë rrahur në praninë tonë F.0117105457454_m

Avokati i Popullit: Protestuesit janë rrahur në praninë tonë


Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, në deklaratën lidhur me protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, ka nxjerrë në pah shumë gjëra. Përveç që protestuesit janë rrahur edhe në praninë e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, pjesëtarët e Njësisë speciale nuk i posedonin numrat e tyre identifikues.

Avokati i Popullit përmes një kumtese për media ka vlerësuar se përzgjedhja e mjeteve dhe e metodave si dhe përdorimi i dhunës gjatë protestës ka qenë e panevojshme, e pajustifikueshme dhe joproporcionale.

“Përveç në vendin e protestës, dhuna e pjesëtarëve të Njësisë speciale është përdorur edhe gjatë transportimit të të arrestuarve, madje edhe në stacionin policor në Podujevë, në praninë e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, të cilët në një moment janë kërcënuar dhe penguar në kryerjen e punëve të tyre nga ana e pjesëtarëve të Njësisë speciale”, thuhet në kumtesë.

Mësohet se përgjithësisht, në fillim arrestimet janë bërë në mënyrë përzgjedhëse, me fokus të veçantë tek organizatorët, sidomos deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të pranishëm në protestë, ndaj të cilëve është përdorur dhunë, e përcjellë me veprime degraduese dhe poshtëruese. Po ashtu gjatë ndërhyrjes së policisë dhunë është përdorur edhe ndaj një përfaqësuesi të mediave në krye të detyrës.

Për më tepër në Podujevë janë bërë edhe arrestime arbitrare në lokale të ndryshme afariste si dhe në oborret e shtëpive, duke arrestuar edhe persona në vendet e tyre të punës, si dhe kalimtarë të rastit, që nuk ishin pjesë e protestës. Po ashtu, arrestimet janë përcjellë me dhunë të pakontrolluar dhe me fyerje e poshtërime, në baza personale edhe në baza gjinore.

“Shumica e të arrestuarve, në stacionet policore në Podujevë dhe në Gjilan, janë vizituar nga përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Është vërejtur se ishte mjaft vështirë të bëhet identifikimi i zyrtarëve policorë, nga ana e të arrestuarve, por edhe e vëzhguesve. Po ashtu vërehej se pjesëtarët e njësisë speciale nuk i posedonin numrat e tyre identifikues”, thuhet në kumtesë.

Avokati i Popullit ka shprehur keqardhje për të gjithë të lënduarit me rastin e protestës së 14 janarit dhe kërkon një hetim të detajuar gjyqësor të sjelljeve të pjesëtarëve të policisë, si dhe kërkon identifikimin e të gjithë personave që kanë përdorur dhunë gjatë protestës.

Avokati i Popullit po ashtu kërkoi nga të gjitha palët respektimin e zbatimin e ligjeve në fuqi, kurse nga autoritetet publike garantimin e të drejtës së lëvizjes së lirë, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe mbrojtjen e pronës, pa tejkaluar kompetencat e përcaktuara me ligj dhe kushtetutë. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi