Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avokati i Popullit kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit

Shko poshtë

Avokati i Popullit kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit Empty Avokati i Popullit kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 02, 2015 7:41 pm

Avokati i Popullit kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit
Avokati i Popullit kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit 562X315160024_1


Avokati i Popullit të Kosovës, Sami Kurteshi, ka thënë se nëse nuk merret parasysh kërkesa e tij për dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ai do të kërkoj nga presidentja Jahjaga shkarkimin e tij.


Ai këto komente i bëri në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku u diskutua lidhur me nismën e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese.
 
Kurteshi pretendon se ka fakte të mjaftueshme që dëshmojnë se Kushtetuesja në vendimin e mëhershëm rreth kërkesës së Avokatit të Popullit lidhur me Dekretin e Presidentes Jahjaga për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Kurteshi javën e kaluar, kishte bërë të ditur se gjyqtari ndërkombëtar Robert Carolan, me 13 shkurt të këtij viti ka sjellë personalisht dëshmi që tregon se ai kishte pezulluar vetën nga procedura në rastin e cekur më lartë, raporton gazeta Tribuna.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi