Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi:17 JANARI SHQIPTAR

Shko poshtë

Engjëll Koliqi:17 JANARI SHQIPTAR Empty Engjëll Koliqi:17 JANARI SHQIPTAR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 19, 2012 12:01 am

Engjëll Koliqi:17 JANARI SHQIPTAR 273214_100001181825890_771706856_n

Engjëll Koliqi:17 JANARI SHQIPTAR

JETONI NË ZEMRAT TONA

O Babloku i Madh
I Shqipërisë sime
Ti më i madhi i farës time
Me emrin Gjergj
Që të quajnë edhe Skënderbe
Çohu njëherë
Nga toka e zezë
Dridhe dhe bekoje Shqipërinë
Mbi të gjitha trojet arbërore
Nga gjumi zgjojeni
Edhe Dardaninë
Bashkë me Jusufin e Bardhoshin
Edhe me Kadri Zekën
Veproni ju lutem
Edhe nga amshimi
Veproni për ne
Për historinë tonë
Sepse jetoni
Sot e përgjithmonë
Në të gjitha zemrat tona

!!!

Garlate (Lecco), 17 janar 2012

30 VJET PA JU

O vëllezërit e mi
Ju – bij të devotshëm të Dardanisë
Jusuf
E Bardhosh Gërvalla
Edhe Ti o Kadri Zeka
Ju lutem
Më dëgjoni mirë
Edhepse 30 vjet ka
Që keni ikur në amshim
Unë vetëm fizikisht jam pa ju
Se jetoni
Edhe sot
Edhe gjithmonë
Këtu në shpirtin tim
Unë frymoj
E lëviz gjithmonë
Me shpirtin tuaj
O vëllezërit e mi
Jusuf
Bardhosh
Kadri
Tridhjetë vjet pa ju
Gjithmonë
Edhe tej amshimit me ju

Garlate (Lecco), 17 janar 2012

Engjëll Koliqi:17 JANARI SHQIPTAR 395894_293835960665796_100001181825890_792280_2116271166_n

Engjëll Koliqi:17 JANARI SHQIPTAR 393797_293836167332442_100001181825890_792281_670299818_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi