Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NJË PËRGËZIM PUBLIK!!!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NJË PËRGËZIM PUBLIK!!! Empty Mentor Thaqi:NJË PËRGËZIM PUBLIK!!!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 28, 2012 2:31 am

Mentor Thaqi:NJË PËRGËZIM PUBLIK!!! 275246_100000582437455_2097760_nMentor Thaqi:NJË PËRGËZIM PUBLIK!!! 369282_100000680634211_286519233_n

Mentor Thaqi:NJË PËRGËZIM PUBLIK!!!

Mentor Thaqi:NJË PËRGËZIM PUBLIK!!! 408744_365191763494862_100000121248410_1629981_585584022_n

Të Dielën që shkoi ( me 22.01.2012) në Frankfurt në përkujdesje të Nëndegës së LDK-së për Hessen dhe në zotshpillëk të Degës për Gjermani, u mbajt Akademi Përkujtimore për: Presidentin Rugova, Tahir Zemaj, Fadil Ferati, Smajl Hajdaraj, Abedin Gashi dhe me nderime përkujtimore për Janaret (Kallnorët) Shqiptar! Ishte vërtetë një organizim i mirë, pjesëmarrje masovike, audiencë e shkelqyer, rregull dhe rend në nivelin e duhur, respekt dhe nderim për secilin, andaj, Organizatori-LDK Nëndega në Hessen dhe Z. Myftar Dragidella-nënkryetar i Degës për Gjermani, meritojnë mirënjohje, përgëzim dhe falënderim publik!

Mentor Thaqi: Një gjë u pa qartë: Populli (Mërgata) ruan dhe çmon e nderon personalitetet kombëtare, nderon dhe çmon veprimtarët e devotshëm, bashkpuntorët e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, të Presidentit Rugova dhe Salih Çeku siç ishte rasti me Z. Hafiz Gagica, ovacionet dhe duartrokitjet për të ishin nderimi i duhur! Qebesa, ështe e qartë se nderin askujt nuk mund të ia marrësh as japësh, secili e ka nga puna e vet!
24. Januar um 23:08 · Gefällt mir · 13


Myftar Dragidella: I nderuari Mentor, te falenderoj per pergezimet. Organizimi yne i tashem ne Degen e LDK-se e ka nje baze te forte e te shendosh. Pengesa ka pasur, ka e do te kete, porse kur punohet me zemer te hapur e pa hile, suksesi do te vije, nese jo sot herdokur. Kur Zoteri Hafiz Gagica e Zotrti Hazir Krasniqi, bashke edhe me shume BURRA te tejre e formaun kete organizim e kane pasur nje qellim. Atyre me vone iu bashkua edhe Heroi i Kosoves Sali Cekaj. Ky ishte treshi qe beri shume per ne e per pasardhesit tane. Heroi Sali Cekaj nuk eshte me ne mesin tone. Disa te tejere qe e filluan ne nderkohe u penduan apo u LODHEN. Hafizi e Haziri u qendruan cdo veshtiresie. Ata jo vetem qe ne DO T´I NDEROJME PERHERE, porse VET JANE TE NDERUAR dhe ne ndihemi shume te relaksuar e shume te nderuar kur i kemi ne mesin tone.


Mentor Thaqi: Myftar, duke u pajtuar me konstatimin tënd jo më pak se 100 %, të falënderoj nga zemra vëlla i dashur për të gjitha të mirat që bëre, po i bën dhe do ti bësh! Ndershmëria më e madhe është kur e përkrahë realitetin, nuk harron personalitetet që dhanë shum shum për Kombin si Hafiz Gagica, Hazir Krasniqi, (natyrisht) Salih Çeku, Agim Kameraj, ...., fundja ishim edhe ne vet të rreshtuar pas tyre për dy dekada më radhë, apo jo vëlla i dashur Myftar Dragidella?! Ata që mendojnë të ngrisin veten duke ofenduar dhe injoruar të tjerët që jan Nderi i mërgatës dhe i Kombit qebesa, janë të mjerë dhe për keqardhje, vëlla i dashur! Nuk po e zgjas më tepër, urimi im sot është: I paçim, Hafizin, Hazirin, Agimin, ..., ty vëlla i dashur dhe gjithë shqiptarët e mi që nderin kanë pikënisje veprimi! Ashtu kjoftë!!!

Myftar Dragidella: Mentor, nuk deshta te permend emra te tjere qe vijne pas Hafiz Ggaices, Sali Cekajt e Hazir Krasniqit. Vetem po e shtoj kete se Agim Kameraj eshte njeri prej veprimtareve nga perberja e pare e Kryeise se Deges se LDK-se ne Gjermani. Per dallim nga disa qe u struken aneve, Agimi eshte ai qe edhe me vone duke mos qene ne kryesine e ngushte nuk u nda kurre nga aktiviteti. Ne cdo manifestim, a ishte ne München apo Hamburg, Agim Kamerajn e kemi pasur ne mesin tone. Respekt edhe per punen tende dhe te falenderojme shume per sjelljen ne akademine tone ne Frankfurtit te tenorit te shkelqyeshme Shkodran Tolajt (ishte merite e kontribut i yti) i cili i dha nje ngjyre tjeter akademise. I dha nje pamje qe nuk e kemi pasur deri tash. Zoti e bekofte kete kengetar, qe pata rastin ta njoftoj ate dite dhe ai ishte nje njeri i madh i kultures sone. Kishte nje karakter te forte dhe ia kam lakmi per te gjithe ate vrull e elan qe kishte ky njeri. Uroj qe te kete shendet dhe shume te mira ne rrugen e tij artistike e familjare.


Ragip Prapashtica: I nderuar dhe shume i rrespektuar Mentor, se pari te pershendes nga zemra dhe te pergzoj per kete shkrim, dhe te faleminderoj edhe per paraqitjen tende para ati audioriumi aqe te mire dhe madheshtor.Shkrimit tend nuk kame as ti shtoj as ti hjek asgje, sepse te gjitha i paske shkreu mire dhe kjart,Nuk besoj qe mund te ket dikush te hjek diqka nga ajo qe ke then,Prandaj edhe nji her te pershendes nga zemra.Kurse sa i Perket Miftarit une kisha me then vetem nji.Te lumet ne qe e kemi nji puntor, nji aktivist te devoteshem, dhe nji organizator te pa shoq sikur qe eshte Miftar Halili (Dragidella),. pa te nuk do te kishte kuptim as ajo Akademia perkujtimore, por ase nji organizim tjeter.Muftari gjithemon ka qen ne nivel si ne fushen intelektuale ashtu edhe ne nivel Kombetar.Kesaj radhe ishume deshmitar i nji Akademie shume madheshtore, dhe Miftari jo vetem qe e kisht eorganizue shkelqyeshum Akademin por nuk ra pre, as nuk ju nenshtrue askujt, por e vazhdoj punen ashtu si aji dine.Une personalisht isha shume i nderuar dhe krenar qe isha prezent ne nji Akademi te till ku prezent ishine edhe ata qe kane kontrikbue me dekada per qeshtjen kombetare si qe ishte Hafizi Gagica e shume tjer te devoteshem per qeshtejn kombetare, ku ne mesin te tyre beje pjes edhe ti i nderuar Mentor Thaqi.


Myftar Dragidella: I nderuari Ragip, te falenderoj shume per vleresimet tuaja per akademine e mbajtur ne Frankfurt. Per Mentorin thash me heret se na ka dhene nje ndihme te madhe. Vetem bashke mund te bejem dicka te mire qe u duhet ketyre njerzve te "humur" ne ketzo hapesira. E keni pare se sa te rinj e te reja ishin te pranishem. Duhet te gjenden njerez qe dine te punojne me kete rini. Te angazhojme me shume prej tyre. Edhe njehere flm shume. U pafshim ne takimet tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi