Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova festoi pavarësinë në terr

Shko poshtë

Kosova festoi pavarësinë në terr Empty Kosova festoi pavarësinë në terr

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 18, 2012 8:33 pm

Kosova festoi pavarësinë në terr


Kosova festoi pavarësinë në terr Fatoj-ne-terrCentrali kryesor i energjisë "Kosova A" në Obiliq
Ngritja e lehtë e temperaturave nuk ka ndikuar në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Ani pse Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka tejkaluar gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme, reduktimet e rrymës kanë vazhduar njësoj.

Të premten, kur Kosova po festonte katër-vjetorin e Pavarësisë, komplet qendra e Prishtinës dhe disa pjesë në periferi të saj kanë qenë në terr për orë të tëra.

Reduktime të energjisë elektrike janë regjistruar edhe në qendra tjera të tjera të Kosovës, pa orar të përkufizuar. Në rajonin e Drenasit, Podujevës, Vushtrrisë si dhe qytetet e rajonit të Dukagjinit dhe të Anamoravës, reduktimet e energjisë elektrike ishin nën regjimin tashmë të njohur 3 orë pa energji, dhe 3 me të, si dhe 4 pa rrymë dhe 2 me rrymë.

Gjendje e njëjtë është evidentuar edhe në rajonin e Mitrovicës, ku janë aplikuar reduktime të gjata të energjisë elektrike. Ekspertë të energjetikës ia vënë fajin Qeverisë për reduktime të energjisë elektrike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi