Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferenc Szaniszlo:Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës

Shko poshtë

Ferenc Szaniszlo:Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës Empty Ferenc Szaniszlo:Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 4:58 pm

Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës

Ferenc Szaniszlo
Çështja shqiptare në sytë e hungarezëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Hungari (1)



Ferenc Szaniszlo:Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës DOKUMENT
Reportazh i gazetarit hungarez Ferenc Szaniszló për gjendjen aktuale të Kosovës në kanalin televiziv hungarez ECHE, emisioni Panorama, lidhur me çështjet ndërkombëtare. Ai pastaj interviston edhe afaristin shqiptar në Hungari, Avni Hafuzin.

Në Ballkan jeton një popull të cilin e kanë mospërfillur, përbuzur që për gojët e liga të humorit ka qenë sinonim i varfërisë dhe prapambejtes. Në fakt është fjala për shqiptarët, që është një nga popujt më të lashtë të Europës dhe shqiptarët arritën atë që as populli hungarez, irlandez-verior, e as baskët e korsikanët nuk e arritën dot në Evropën e përparuar. Një pjesë e copëtuar e kombit themeloi një shtet të pavarur në Kosovë këtë vit. Ata u dhanë një mësim të mirë atyre që e përqeshën. Nga janë nisur ata për të arritur deri këtu?
Historia 100 vjeçare e rezistencës shqiptare
Ka 96 vjet e më shumë, në 28 nëntor 1912, në këtë ditë Shqipëria u çlirua nga perandoria osmane, gati 2 shekuj e gjysëm më vonë se ne. Dikur ka qënë Janosh Hunjadi që kërkoi aleancën e lirisë me Skënderbeun. Asnjëherë nuk arritën të bashkojnë forcat, në një kohë që hungarezët dhe shqiptarët janë dy popuj të pashoq në dy skajet e Ballkanit. Me të njëjtin fat, të hallakatur. Se sa të afërt jemi shpirtërisht dhe sa interesa të ngjashme na lidhin e tregon fakti se kemi keqdashës të përbashkët.
Fuqi të mbështetura mbi putra të mëdha, zvarrisin hapat e tyre mbi baltën e Ballkanit.
Ushtarët e NATO-s stërviten duke ushtruar dhënien e ndihmës shokut të tyre që ka rënë viktimë e minës. Meqenëse minat kundër këmbësorisë hyjnë në veprim kur pesha e trupit bie mbi njerën këmbë, ata lëvizin mbi thundra të gjera të fryra me ajër në këmbët e tyre. Në këtë mënyrë pesha shpërndahet dhe mina nuk shpërthen. Por në truallin e Ballkanit janë të panumërueshme minat që prehen në pritje të viktimës. Fushat e minuara kanë mbetur të brakstisura si rezultat i zhvendosjes tutje e tehu të vijës së frontit. Një hartë e vendosjes se tyre do të kishte vlera të pallogaritshme. Komandanti që vendosi ato mund të ketë vdekur, harta mund të ketë humbur apo të ketë rënë në duar të huaja. Kështu aksioni i kërkimit të minave bëhet kuturu, me planimetri nëpër tym. Manovra e një mjeti të blinduar, në rast rreziku maskohet me tymin e granatave që hedh vetë. Fusha të minuara, ecje në vend, hedhje e mjegullës – kjo është një manovër e vjetër që bëhet në Ballkan.
Fshati Prekaz në afërsi të Mitrovicës. Është toka e fisit të Jasharëve. Prej këtej nisi lëvizja e rezistencës së armatosur shqiptare në vitet ’90, e cila duke paguar me gjak dhe jetë, e me ndihmën e NATO-s dhe Amerikës, në vitin 1999 ariti të bëjë paqen, ndërsa në vitin 2008 pavarësinë. Koka e familjes së jasharëve dhe pjesëtarët e panumërt të saj, ishin bërthama e UÇK-së, ushtrisë guerrilase të Kosovës. Për hakmarrje serbët sa mundën deri në vitin 1998, e rrënuan fshatin Prekaz dhe oxhaqet e Jasharit. Nga soji i tij humbën jetën 40 vetë pleq, gra e fëmijë, goditja i zuri brenda në shtëpinë e tyre. Por kjo tashmë i takon së kaluarës, Kosova tashmë është e pavarur gjë që përbën një nga sensacionet më të mëdha të vitit në Evropë. Historia nuk njeh raste të shpeshta të këtilla në këtë pjesë të globit – që një pakicë kombëtare të shkëputet dhe të themelojë shtetin e vet. Kosova përbën një shembull të kësaj natyre. Ky shembull është infektues, se përderisa një gjë e tillë u takon shqiptarëve, përse të mos u takojë serbëve të Bosnjës, rusëve të Abhazisë, Gjeorgjisë, Osetisë apo hungarezëve të trojeve veriore, jugore dhe Transilvanisë?
Se kujt çfarë i takon varet nga shumë faktorë, por vetëm e folura me gojë është e pamjaftueshme. Kështu edhe shembujt ndërkombëtare nuk e ligjërojnë këtë. Në këtë rast vepron ligji i më të fortit. Duke folur në mënyrë figurative: luani i fortë e shtie në dorë thelën e dëshëruar.
Kosova pavarësinë e saj e ka fituar në sajë të Amerikës. Po të ishte për aleatet evropiane, lufta ende do të vazhdonte në Kosovë. Por jo vetëm këtu, por edhe në Bosnjë e Kroaci. Ndoshta serbët nuk e besojnë, por pjesa më e madhe e NATO-s dhe Evropës është proserbe. Kjo si traditë e Antantes dhe paktit të Atlantikut, kur serbët qëndronin në anën e duhur. Edhe kur e keqja ishte e mirë.
Kështu Kosova lindi përkundër mospëlqimit evropian, por jo vetëm Kosova. Zona e interesit amerikan fillon në Adriatik në Shqipëri dhe Mal te Zi. Shqipëria arrin të bëhet anëtare e NATO-s me këmbënguljen e Amerikës. Mali i Zi arriti të ndahet pa gjakderdhje nga Serbia në bazë të sforcimit dhe garancive të siguruara nga Amerika. Po qe se do te varej nga shumica e Evropës, asgjë nga këto nuk do të ndodhte kurrë.
Maqedonia është aleatja e katërt në vazhdim në brendësi në tokën e thatë pas Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës. Kjo është zemra e Ballkanit. Përmes saj kalon arteria ndërmejt Vjenës, Athinës, Budapestit dhe Beogradit. Degëzimi i kësaj pranë Nishit drejt Sofjes nëpërmjet Stambollit shkon deri në Ankara. Për këtë arësye Bullgaria hyri në Bashkimin Europian dhe NATO, megjithë rezervat e pjesës më të madhe të shteteve te Europes.
Kroacia më parë do të kishte qenë shtet i federatës amerikane sesa i bashkimit Evropian nëqoftëse pas tyre nuk do të ishin SHBA-të. Kështu gjithë bregu lindor i Adriatikut është zonë e influencës amerikane si dhe zemra e Ballkanit. Por problemi nuk qëndron këtu.
Ballkani dikur vorbull dhe rreth i mbyllur sot po i çilen shtigjet
Të gjitha këto ndodhin në një kohë që sipas pozicionimit zyrtar, BE paraqitet si kujdestar i konfliktit të rajonit të Ballkanit. Pastrimi i hithrave me mjete të reja është një traditë e vjetër në rrethet e fuqive të mëdha. Por Amerika mundohet të shtyjë poshtë grykës së aleatëve të këqij të Evropës probleme të këtilla konfliktuale.
Me Gjeorgjinë e pësuan. Por kafshata më e madhe do të jetë Turqia dhe Ukraina, çmimin për miqësinë e të cilëve me SHBA do ta paguajë Evropa. Por kjo i takon së ardhmes. Në Kosovë me futjen e sistemit Eulex, Europa do të fusë një metodë qeverisjeje evropiane, dëshëron të vendosë një rend të vërtetë. Një mbikqyrje rigoroze ligjore në bazë të normave të komunitetit, ndonëse Kosova nuk është anëtare e BE.
Një gjë është e sigurtë, që çështja shqiptare nuk është mbnyllur. Më saktë: i vunë drynin, por dryni ka humbur.
Ndërkaq në pjesën më veriore e Kosovës, pavarësinë e së cilës e kanë njohur një pjesë e konsiderueshme e shteteve të mëdha perëndimore, nga Mitrovica e sipër është në duart e serbëve dhe është pushteti i komunitit që garanton të mbetet kështu, po ashtu si dikur në Bosnjë dhe Kroaci, kur forcat e paqes evropiane ligjëruan vijat kufitare të brendshme të krijuara me dhunë, luftë dhe gjenocid, duke mbajtur paqe atje ku nuk kishte e ku as veten e tyre nuk ishin në gjendje të mbronin e jo më territoret shtetërore, popullatën që ju ishte besuar.
Po të mos vinte Klintoni dhe Amerika, kjo kurrë nuk do të pëfundonte. S´është çudi që kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët i janë më mirënjohës Amerikës se sa Evropës.
Një popullatë e konsiderueshme jeton jashtë Kosovës në Serbinë jugore në trekëndeshin e kufirit Serbi-Kosovë-Maqedoni në rajonin e Preshevës. Këtu shqiptarët janë të kufizuar me veten e tyre, pasi edhe matanë kufirit maqedonas jetojnë shqiptarë. Për statusin e tyre nuk bën të flasësh, le të mjaftohen shqiptarët me Kosovën. Nëse do të mjaftohen, sepse Kosova e ka të ndaluar të bashkohet me shtetin mëmë Shqipërinë. Kjo është pak qesharake, se edhe Gjermanitë e kishin të ndaluar bashkimin. E thanë këtë zotërinjtë e botës në Jaltë, Potsdam, New York, Helsinki. Duke iu referuar nje thënieje klasike: çdo gjë ka kufi, por ne i bëjmë bisht. Një gjë është e sigurtë, që çështja shqiptare nuk është mbyllur. Më saktë: i vunë drynin, por dryni ka humbur.
(Nesër: Intervista e gazetarit Ferenc Szaniszló me afaristin shqiptar në Hungari, Avni Hafuzin)
(Përgatiti: Nimon Muçaj)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferenc Szaniszlo:Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës Empty Shqiptarët e Preshevës nuk duan më shumë se serbët e Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 9:16 pm

Shqiptarët e Preshevës nuk duan më shumë se serbët e Mitrovicës

Çështja shqiptare në sytë e hungarezëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Hungari (2)


Ferenc Szaniszlo:Kosova pavarësinë e ka fituar në sajë të Amerikës Dias
Nga ambasada shqiptare më erdhi kërkesa lidhur me mundësinë që të marr drejtimin e dhomës tregëtare shqiptaro-hungareze. Duhet të them se me gjysëm zëri e refuzova, por po mendohem për këtë. – thotë Avni Hafuzi, në intervistën për televizionin hungarez ECHE.


Ferenc Szaniszló: Mysafir në studio kam Avni Hafuzin, afarist shqiptar që jeton në Hungari. Mirëdita!Avni Hafuzi: Mirdita Feri. Ferenc Szaniszló: Unë për fat të keq nuk di aq shqip, kurse ti hungarisht po. Si e ke mësuar hungarishten?
Avni Hafuzi: Në vitet 80-81 u njoha me gruan time të tanishme, kështu në rreth shoqëror kam mësuar hungarishten. Ferenc Szaniszló: Pra nga jeta. Tani duhet t´u them se Avniu ka ardhur nga një vend mjaft interesant, jo nga Kosova, as nga Shqipëria, as nga Maqedonia apo Mali i Zi, se gjithandej jetojnë shqiptarë, por nga Presheva pra nga trekëndëshi i kufirit Kosovë – Maqedoni - Serbi, ku jetojnë shumë shqiptarë.
Avni Hafuzi: Ashtu është.
Ferenc Szaniszló: Edhe në këtë vend kaloi një valë më e vogël lufte pas Kosovës. Aq sa edhe këtu pati shkatërrime. Por gjendja e shqiptarëve të Preshevës si është, a e duan pavarësinë?
Avni Hafuzi: Shqiptarët e Preshevës praktikisht nuk duan më shumë se serbët e Mitrovicës. Madje mund të them se pretendojnë më pak se ata.
Ferenc Szaniszló: Se Mitrovica e Kosovës?
Avni Hafuzi: Po serbët e Mitrovicës se atje ku jetojnë ata janë 95 përqind shqiptarë. Popullsia e Preshevës është mbi 70 mijë dhe këto shifra tregojnë se çfarë duan shqiptarët e Preshevës.
Ferenc Szaniszló: Edhe kjo është një Kosovë e vogël?
Avni Hafuzi: Mund të themi po.
Në Hungari për këto 30 vjet e ndiej vetën mjaft mirë
Ferenc Szaniszló: Vetëm se rrallë bie fjala për këtë. S´mund të themi që pas Kosovës ky territor të fitojë pavarësinë, se po të mos ishte Amerika në Evropë nuk do të kishte popullaritet pavarësia e Kosovës?
Avni Hafuzi: Unë them se shqiptarët e Preshevës nuk mendojnë për të qënë të pavarur, por kërkojnë po ato të drejta që i takojnë një shtetasi serb.
Ferenc Szaniszló: Po. Avni po të prezantoj tek shikuesit, ti ke një familje të bukur, të madhe me 5 fëmijë dhe vazhdon traditën shqiptare që të jetosh në familje të madhe. Për shqiptarët është krijuar një opinion qoftë në Evropë edhe këtu në Hungari. Unë do të them disa, mi konfirmo apo mi moho. E para, që jetojnë në rrethe të mbyllura dhe nuk përzihen?
Avni Hafuzi: Mund të them se dikur mund të kenë qënë në rrethe të mbylluar, por sot jo. Koha ka bërë të sajën. Tjetra që famljen e kam të madhe. Ne jemi mësuar kështu, prindërit, gjyshërit tanë kanë patur gjithmonë shumë fëmijë. Ndoshta në ato kohë rrethanat kanë qenë më të favorshme se sot, për nga kushtet ekonomike mendoj.
Ferenc Szaniszló: Për vitet ’70 mendon?
Avni Hafuzi: Po për vitet 70, edhe këtu në vendin tonë, Hungari ka qënë një tjetër gjendje ekonomike, më e lehtë, nuk kishte papunësi.
Ferenc Szaniszló: Thonë se shqiptarët jetojnë në familje të mëdha së bashku breza të ndryshëm dhe nuk lënë që dikush të bjerë në varfëri?
Avni Hafuzi: Për këtë të them se kjo është një gjë e natyrshme, kështu edhe hungarezët mund ta kenë bërë, edhe gjermanët apo austriakët tani nuk më kujtohet se për cilët është e vërtetë kjo. Por kjo nuk përbën veçanti, kjo është e natyrshme për ne.
Ferenc Szaniszló: Thuhet se shqiptarët jetojnë në klane, janë të lidhur dhe se ky është shtrati i ngrohtë për mafijen e së fundi për krimin shqiptar që në Evropë është mjaft i dukshëm?
Avni Hafuzi: Unë e përgënjeshtroj këtë opinion që është krijuar për shqiptarët, por nuk është ashtu, unë dua ta ilustroj me një proverb hungarez: “Çdo pyll ka derra”, çdo komb ka kriminelët dhe hajdutët e xhepave. Unë nuk them se s´ka mes shqiptarëve të tillë, me siguri që ka por jo aq sa është fryrë mga shtypi.
Ferenc Szaniszló: Po pastaj është edhe gjakmarrja, ky institucion që me sa duket është i detyruar në breza, këtë e thonë edhe për malazezët, a është e vërtetë?
Avni Hafuzi: Jo, unë mendoj se nderi dhe gjakmarrja janë dy gjëra të ndara, s´janë të njëjta. Nderin njeriu e mbron e nuk është e domosdoshme gjakmarrja. Dikur ka ekzistuar gjakmarrja mes shqiptarëve, por mendoj se jetojmë në shkekullin e 21, i qëndrojmë ligjit, respektojmë ligjin dhe jo gjakmarrjen.
Ferenc Szaniszló: Tani do ta kthej pak ndryshe pyetjen. Ti si i sheh hungarezët, pra çfarë kemi pozitive, çfarë negative?
Avni Hafuzi: Kam rreth 28-30 vjet që jetoj në Hungari, pra e ndjej veten mjaft mirë, përndryshe nuk do të qëndroja këtu, nuk do të vazhdoja jetën time këtu, të krijoja familje. Pra i konsideroj të dashur të afërt hungarezët.
Ferenc Szaniszló: Ti ke edhe gruan hungareze?
Avni Hafuzi: Po, natyrisht i shoh mjaft pozitive gjërat e këtushme.
Ferenc Szaniszló: Kjo është shumë pozitive. Pra hungarezët dhe shqiptarët jemi në dy skajet e Ballkanit, kemi kërkuar pikë takimi me njeri-tjetrin. Huniadi me Skënderbeun u munduan por nuk u takuan e pastaj shqiptarët e Kosovës e të Vojvodinës. Shqiptarët e Kosovës arritën ta fitojnë pavarësinë, kurse hungarezët e Vojvodinës jo. Me çfarë e shpjegoni që me konsekuencë shqiptarët e çuan në fund këtë?
Avni Hafuzi: Dua të them se kjo filloi në vitin 1968, për kohën kur ngritën flamurin, pasi nuk lejohej ngritja e flamurit në Kosovë në atë kohë, pra ishte e ndaluar ngritja e tij. Jam i mendimit se edhe Vojvodina e pati dëshirën, por nuk pati bashkim, atje u mbajt qëndrimi që jo unë të jem i pari, lë ta nisë filani, ai tjetri priste nga tjetri e kështu më tej. Kurse tek ne kjo nuk ndodhi.
Ferenc Szaniszló: Tani kur shkon në vendin tënd, si është kur kalon kufirin si shqiptar, se serbët nuk kanë për t´ia falur hë për hë Kosovës këtë?
Avni Hafuzi: Kur shkoj në shtëpi, mund të them që …
Ferenc Szaniszló: Ke pak frikë?
Avni Hafuzi: Kam, por nuk desha të shprehem kështu.
Ferenc Szaniszló: Pra është e vështirë ta mohosh kush je për shkak të emrit shqiptar?
Avni Hafuzi: Po, por shyqyr zotit nuk kam patur probleme, se gjithmonë ruhem.
Ferenc Szaniszló: Sidoqoftë në fushën e biznesit, me sa di unë raportet me serbët janë të mira, si të thuash biznesi nuk është politikë?
Avni Hafuzi: Jo nuk është, biznesi është zhvilluar midis shqiptarëve dhe serbëve edhe kur bëhej luftë, ata kanë bërë biznes së bashku. Kështu mallrat serbe me mbishkrimet serbe i gjeje në dyqanet shqipatre po ashtu mall shqiptar në dyqanin serb.
Brenda një kohe të shkurtër shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do të jenë brenda bashkësisë evropiane
Ferenc Szaniszló: Aha, jam kurioz kur do të shohim prodhime nga Kosova këtu, se po e them këtu që ju jeni personi i pritshëm i dhomës ekonomike tregëtare shqiptaro-hungareze e hungareze-shqiptare, pra në pozicionin e kryetarit?
Avni Hafuzi: Nga ambasada shqiptare më erdhi kërkesa nga ambasadori lidhur me mundësinë që të marr drejtimin e dhomës tregëtare shqiptaro-hungareze. Duhet të them se me gjysëm zëri e refuzova, por po mendohem për këtë.
Ferenc Szaniszló: Po mendohu se shqiptarët ty të mbajnë këtu si motorin që përfaqëson këtu shqiptarët por edhe palën hungareze, se je edhe hungarez, përgjysëm nga familja?
Avni Hafuzi: Po, ashtu është.
Ferenc Szaniszló: Avni, si duket të jetosh këtu, a ka shumë shqiptarë këtu?
Avni Hafuzi: Mund të them se unë këtu jetoj me krenari si shqiptar, kam një rreth të mirë me hungarezët dhe mendoj se edhe ata janë krenarë që më kanë për mik. Unë them se e ndjej veten mjaft mirë këtu.
Ferenc Szaniszló: Me 28 nëntor 1912 u shpall Shqipëria e pavarur nga perandoria osmane, nga ajo kohë kemi kaluar në rrugë të ndryshme. Pra a ta merr mendja që njëherë shqiptarët do të jetojnë në një shtet të përbashkët. Kosova e ka të ndaluar të paktën sipas forcave ndërkombëtare?
Avni Hafuzi: Si shembull po permend komunitetin evropian. Midis Hungarisë dhe Sllovakisë tash nuk ka më kufi. Them se brenda një kohe të shkurtër edhe shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do të jenë brenda bashkësisë.
Ferenc Szaniszló: Edhe Maqedonia e kështu edhe Presheva vendi yt i lindjes?
Avni Hafuzi: Po, po.
Ferenc Szaniszló: Avni, falemnderit që erdhe këtu dhe për këtë hungarishte të bukur që fole e të uroj suksese.
Avni Hafuzi: Falemnderit.
Ferenc Szaniszló në mbyllje të intervistës thotë: Në Jugosllavinë e viteve ’90 çështja e hungarezëve dhe shqiptarëve ishte së bashku prezente në opsionet ndërkombëtare. Nga ajo kohë një nga partitë e hungarezëve u coptua, sipas zakonit të hungarezëve, kurse serbët fërkuan duart. Toka mëmë harxhoi më kot paratë për partitë që hodhën baltë mbi njera-tjetrën, të cilat ose u zhdukën nga skena ose kujtuan se janë gjuha e balancës në politikën e brendshme të Serbisë, ku edhe guri më i vogël serb peshonte më shumë se ata së bashku. Kështu as çështje hungareze as autonomia hungareze e pavarësia, jo si jo, nuk arritën si në rastin e shqiptarëve të Kosovës. Mirë thonë të vjetrit. Në rast se zoti do të ndëshkojë dikë, së pari ia merr mendtë.
Intervistoi: Ferenc Szaniszló
Përgatiti: Nimon Muçaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi