Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabri Maxhuni:Lëvizja “Zgjohu” po zgjohet e vonuar

Shko poshtë

Sabri Maxhuni:Lëvizja “Zgjohu” po zgjohet e vonuar Empty Sabri Maxhuni:Lëvizja “Zgjohu” po zgjohet e vonuar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 19, 2012 1:36 pm

Lëvizja “Zgjohu” po zgjohet e vonuar


Sabri Maxhuni:Lëvizja “Zgjohu” po zgjohet e vonuar Sabri-novosella-440x248

I lusë besimtarët e sinqertë islam, që u shkojnë prapa, krerëve të kësaj lëvizjeje që nuk e dijnë se ku e kanë krytë, t’i lexojnë planet dhe programet e Grashaninit , Qubrilloviqit e të tjerëve si këta për ta kuptuar më drejtë qëllimin e këtyre nxitësve të përçarjeve në mes shqiptarëve.
Lus Allahun Xheleshanuhu, që xhamia të ndërtohet sa më parë e t’u shërbej besimtarëve shqiptarë muslimanë, në harmoni të plotë me mësimet islame, duke bashkëjetuar me besimtarët e krishterë për jetë të jetëve.


Sabri Maxhuni

Më në fund Kuvendi Komunal i Prishtinës mori vendim që të lejohet të ndërtohet xhamia në mes të qytetit, në një vend shumë të përshtatshëm. Kuptohet, Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës e pranoi dhe e përshendeti këtë vendim. Normalisht, edhe ne besimtarëve të qytetit të Prishtinës na erdhi mirë dhe u gëzuam për këtë vendim të Komunës së Prishtinës.
Gjatë tërë historisë së islamit, xhamitë janë ndërtuar për nevojat e besimtarëve islam. Si çdo popullë i këtij besimi që i ka ndërtuar xhamitë e veta në vendin e vetë, edhe ne shqiptarët e besimit islam i kemi ndërtuar xhamitë tona në vendin tonë.
Xhamitë nuk i kemi ndërtuar për t’ia bërë qejfin dikujtë as për inat të dikujt tjetër. Xhamitë i kemi ndërtuar për nevojat tona, duke u përcaktuar për besimin islam, me bindje se është besim hyjnorë, i përshtatshëm për të qenë sa më afër Zotit, duke i shërbyer me devotshmëri, pa e dëmtuar asnjë besim tjetër por që për moto kemi thënjën Kuranore : “Unë besimin tim, ti besimin tënd” e jo siç kanë vepruar të krishterët sllavo-ortodoks të cilët ishin futur në kishat e shqiptarëve, që të njejtat më vonë t’i uzurponin dhe t’i shpallnin si kisha ortodokse serbe. Më vonë, serbosllavët ortodks në këto kisha do t’i torturonin shqiptarët duke i djegur fytyrës me hekur të skuqur për t’i detyruar që të bëheshin ortodoksë, jo shqiptarë ortodoksë, por ortodoks sllav apo grek”.
Serbët kur e pushtuan Nishin nga shqiptarët, i rrënuan 35 xhami dhe të gjithë banorët shqiptarë i mbytën apo i deportuan jashtë Nishit të shqiptarëve.
Serbo – komunistët pasi që e ripushtuan Prishtinën, përveç asaj që i mbyllën pothuaj se të gjitha xhamitë, xhaminë në qendër të qytetit e rrënuan dhe në vend të saj e ndërtuan Hotel-pijetorën “Kosovski Bozhur”, që u bë pijetorja e pianecav e të aca pamukave, të cilët pinin alkool dhe kërkonin koka të shqiptarve për meze.
Pasi që u çlirua Prishtina nga adem jasharët e të ndihmuar nga të krishterët katoliko-protestant, Hotel-pietoren e bleu Behxhet Pacolli dhe natyrisht se të gjithë neve na erdhi mirë. Bile kogja shpresuam se do e rindërtojë xhaminë e madhe në qendër të qytetit të cilën e kishin ruajtur shqiptarët për një kohë të gjatë siç i kishin ruajtur edhe kishat ortodokse që nga mesjeta.
Për habinë tonë, Behxhet Pacolli nuk e ndërtoi xhaminë ku ishte më parë, por hotel-pijetorën ku aca pamukat kishin kërkuar koka shqiptarësh për meze, apo mahmut bakallat e fadil hoxhat e pinin rakinë edhe pa meze me kokat e shqiptarëve, duke i ngrënë me raki pasi që i kishin mbytur apo i kishin kalbur në burgjet jugosllave vetëm pse kishin kundërshtuar që mos të rrënohej xhamia, siç ishin Mulla Ramë Govori, i cili qe dënuar me pushkatim por e kalojë jetën nëpër burgje, Mulla Hamit Sllovia, Mulla Irfan Janjeva, i cili na i predikonte mësimet Kuranore në kazamatet e burgjet e Goli Otokut dhe qind`ra hoxhallarë tjerë.
Gojëkqinjët thanë se kishte dashur ta rindërtonte xhaminë në atë vend, por bashkëshortja e tij ruse nuk e kishte lënë, ajo kishte kërkuar që të ndërtohej një hotel-pijetore edhe më e madhe se ajo që ishte dhe kur djemve të Behxhet Pacollit tu vijnë dajët nga Rusia, t’i presë në atë hotel-pijetore, jo për të përgaditur koka të shqiptarëve për meze, por për t’i kënaqur si në ndonjë Patrikanë të Moskës.
Kam një pyetje publike për Lëvizjen “Zgjohu” . Ku ishin atëherë kur rrënohej xhamia në mes të Prishtinës ? !!!
Së paku krerët e kësaj Lëvizje çka ishin duke bërë derisa unë me hoxhallarët e lartpërmendur luftonim për komb, atdhe e fe ? !!!
Edhepse shumë hoxhallarët na i kanë mbytur okupatorët serbo-sllav, ne disa prej tyre ende jemi gjallë, si unë, mulla Irfan Janjeva e të tjerë. Ne, kur dëgjuam lajmin se Komuna e Prishtinës mori vendim që të ndahet trualli për ndërtimin e xhamisë në mes të Prishtinës u gëzuam shumë.
Nderë e respekt ndaj patrikanave dhe katedraleve shqiptare, kështu na edukon islami, çdokënd me e nderu dhe me e respektu por besimin tonë duhet me e zbatu. Besimtarët katolikë apo ortodoksë shkojnë që t’i kryejnë obligimet e tyre fetare një herë në javë. Ne, besimtarët muslimanë, duhet të shkojmë në xhami pesë herë në ditë për t’i kryer obligimet fetare. Xhamitë duhet të na shërbejnë si vend ku do ta falim namazin pesë herë në ditë. Ajo xhami do të jetë e mjaftueshme për shërbimet fetare të ati mesi.
Në mese tjera duhet të ndërtohen xhami tjera.
Nëse krerëve të Levizjes “Zgjohu” i ka dalur gjumi pak si vonë e po dojnë t’i zgjojnë do plane të vjetra pansllaviste për të krijuar përçarje në mes të shqiptarëve muslimanë e katolikë, kjo është diçka tjetër !
Kërkesa e krerëve të Lëvizjes “Zgjohu” ka për qëllim që t’i kundërvihet katedralës katolike shqiptare, me ndërtimin e një xhamie mu pranë katedralës, bile edhe më të madhe se katedralja”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi