Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Clinton: SHBA-ja përkrah Kosovës

Shko poshtë

Clinton: SHBA-ja përkrah Kosovës Empty Clinton: SHBA-ja përkrah Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 21, 2012 9:32 pm

Clinton: SHBA-ja përkrah Kosovës


Clinton: SHBA-ja përkrah Kosovës Clinton-syrien-540x304
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Hillary Clinton.

Temë kyçe e bisedës ishte kërkesa e kryeministrit Thaçi që Kosova të mbështetet në implementimin e agjendës euro-atlantike, në mënyrë që Republikës së Kosovës t'i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sekretarja Clinton ka rikonfirmuar edhe njëherë që Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të parezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në këtë drejtim. SHBA do të vazhdoj të qëndroj përkrah qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, theksoi ajo.

Sekretarja Clinton i ka rikujtuar edhe njëherë kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës që SHBA-ja asnjëherë nuk do t'i sugjeronte Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime të cilat do t'i dëmtonin interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike.

Gjithashtu, sekretarja Clinton e uroi kryeministrin Thaçi me rastin e përvjetorit të katërt Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për të arriturat gjatë këtyre viteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi