Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasadori Palestinez në OKB: Palestina përkrah pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë

Ambasadori Palestinez në OKB: Palestina përkrah pavarësinë e Kosovës  Empty Ambasadori Palestinez në OKB: Palestina përkrah pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 11, 2011 1:41 pm

Ambasadori Palestinez në OKB: Palestina përkrah pavarësinë e Kosovës

I pyetur rreth disa deklaratave të ambasadorit palestinez në Serbi, Muhamed Nabhan, se gjoja “Kosova nuk ka qenë e okupuar” apo “paska qenë pjesë e Serbisë..”, ambasadori Khraishi i ka thënë agjencisë “Presheva Jonë” se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze dhe “mund të them se ato janë private, personale të tij, sepse dihen qartë qëndrimet e shtetit të Palestinës ndaj Kosovës”.

Gjenevë/UNO, 10 qershor / AIK-Presheva Jonë -

Ambasadori Palestinez në OKB: Palestina përkrah pavarësinë e Kosovës  5011_0_0_300x185_images_stories_Artikuj3_ambasadori-palestinez-nefailmaliqi1
Ambasadori Palestinez Ibrahim Khraishi dhe Nefail Maliqi

Dr. Ibrahim Khraishi, ambasador i Palestinës pranë misionit të OKB-së në Gjenevë situatën në Kosovë e ka vlerësuar shumë të mirë në krahasim me kohën kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia, apo kur ishte pjesë e ish-Jugoslalvisë.

“Unë e njoh situatën mirë në Kosovë dhe Serbi, bile në këtë të fundit kam jetuar disa vite para më shumë se një decenie si përfaqësues i organizatave palestineze në Beograd. Si në Serbi, edhe në Kosovë gjërat kanë ndryshuar në kahe pozitive sepse dy vendet, si ish-rajone të Jugosllavisë, janë dy shtete në vete dhe më vjen mirë kur dëgjoj se mes tyre ka nisur dialogu, të cilin edhe ne e preferojmë më shumë se sa problemet të zgjidhen me kallashnikov”, ka deklaruar ambasadori Khraishi.

I pyetur rreth disa deklaratave të ambasadorit palestinez në Serbi, Muhamed Nabhan, se gjoja “Kosova nuk ka qenë e okupuar” apo “paska qenë pjesë e Serbisë..”, ambasadori Khraishi i ka thënë agjencisë “Presheva Jonë” se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze dhe “mund të them se ato janë private, personale të tij, sepse dihen qartë qëndrimet e shtetit të Palestinës ndaj Kosovës”.

“Shteti i Palestinës, pra qeveria jonë mbështet proceset e filluara për integrimin e Kosovës në bashkësinë evropiane dhe ndërkombëtare, ashtu siç përkrahim edhe pavarësinë e saj. Njohja e saj nga shteti ynë është vetëm çështje kohe dhe më shumë çështje diplomatike se sa politike. Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet e Kosovës, kemi pasur takime me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Rasti i Palestinës dallon shumë pak nga ai i Kosovës”, ka theksuar pos tjerash diplomati palestinez në fund, duke shtuar se “dallimi i vetëm mes Palestinës dhe Kosovës ekziston vetëm aty se ju keni përkrahje më të madhe nga SHBA-ja, të cilën edhe ne jemi duke e kërkuar”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi