Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:STREHËGJETJE

Shko poshtë

Jorgo Telo:STREHËGJETJE Empty Jorgo Telo:STREHËGJETJE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 22, 2012 12:30 am

Jorgo Telo:STREHËGJETJE 369251_1630998071_231259214_n

Jorgo Telo:STREHËGJETJE

Sa utopi do ishte, o miq,
Shpirtin në Parajsë ta shetisja...!
Ç’lypka shpirti im... unë e di:
Mjafton dhe një “Njatjeta!” nga LISISHTA...

Edhe në Lajthishtë mund ta çoj.
Edhe në Torrishtën e malit...
Edhe “Katundishta”... kësisoj;
Tok me shpirtin shtigjet marrim.

Gjithçka do bëhet strehë për mua
Dhe porta e dritare m’i hap.
Pëtrmbi një shkrep a përmbi një krua,
Të dy tok do marrim turravrap.

Dhe i gjej strehë te ngazëllimi,
Te plaga apo dhimbja i gjej.
Ndiej brenda zemrës rrjedhë burimi;
Ngricë e diell bashkë aty i ndiej...

Pa i gjej strehë të kryendjenja.
A nuk rrotullon ajo gjithë botën?
Se jetë të reja lëshon rrënja...
Shpirti im ka strehë gjithë botën...!

Pse ndihesh si i pastrehë, o shpirt,
Ma thuaj troç, ç'të sëmbon, o i bekuar?
Nëse nuk gjejmë "zgjidhje" ndonjë ditë;
Le të mjaftohemi me miqtë më të çmuar...

j.telo
(nga libri poetik “KLITHJA E YJEVE” -2000)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi