Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo S.Telo:MBRAPSHT

Shko poshtë

Jorgo S.Telo:MBRAPSHT Empty Jorgo S.Telo:MBRAPSHT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 12:21 am

MBRAPSHT







(Flet një zë për shumë zëra tok…)



(Poemth nga Jorgo S. TELO)

“Na skllavëroni, vetëm na ushqeni!”


DOSTOJEVSKI

I

Epopeja e “lavdishme”

qe ç’qe…

u vetëquajt Shqipe.

Jo një shqipe dosido.

Një Shqiponjë

Komuniste.



Sakaqherë për çlirim

lëshoi të kuqin kushtrim.

Iu përgjigj fët-e-fët

ky popull trim.

I kishte rrënjët gatishmëria,

tek një ëndërr,

te LIRIA.



Sa u mbyll Lufta Botërore

Nëpër trojet arbërore

U shfaq Epoka “Gaforre”.



Dihet nga fëmijë e pleq:

Gaforrja veten mezi heq

Si e mësuar nga Dreq

Ecën anash, kurrë drejt.



Më e prirë të eci mbrapsh

Ngecje në vend,

Ecje avash.



II.

Çlirimi i mjaftdëshiruar

nëpër gjak erdhi vërtet.

Por…

sa e gëzoi ky djep?!



Këtë fakt kushdo e di…

E dimë ne, ju, ata, ato…

Vetëm emrin kish “Liri”.

Veç… Ajo që pritej… Jo!



Ja, si thot’ një fjalë e vjetër:

“Populli flet të vërtetën.”

Ndaj rrëfej pa kurrfarë hile

Jam vetvetja,

Nuk jam skile.

“Luftova me pushkë në dorë.

Kapërceva lumenj, male,

Veç të gëzoja

Frymëmarrje.



Sa shporra me mllef e me forrë

thundrën e nazi-fashistëve

Ua dhashë si dhuratë në dorë

Fronin-pushtet komunistëve.



Mendova, se fitova shumëçka.

Ku dija, sa ishte bota…

Më dhanë tokë e diçka.

Dhimbja s’më shqitej nga koka…



Si bretkosë më dukej vetja,

Teksa rrija brenda pellgut.

Vetelëvdatat me zë shprehja.

I mburresha malit dhe bregut:



“A e shihni pellgun tim?

Ky s’ëshë pellg po oqean.

Ja, këtu shijoj lirinë;

Por, diçka po më përthan…!”



Nuk më lanë më tej të shihja

Dhe as të dëgjoja më tepër.

Ndryshe horizontin rrisja

E synoja një rend tjetër…



Sa më pak njohje të kisha

Për Evrop’ e Amerikë.

Aq më i bindur do të isha.

Vetëm punë…

Apolitik…



Gjithë Krerët pushtetarë

Politiksit komisarë

Më fort ma shtrëngonin frerin

Brenda vetes mblidhja vrerin…



Kur shpejtoja për punë këmbët

Mblidhja grushtet,

Shtrëngoja dhëmbët.

Përreth meje kish asish

Te pabindur… s’ulnin kokë.

“Stani” ynë shpejt u prish…

Shumë mendje

nga çdo kokë…



Me një bes’ e me një shpresë,

Ëndrrave t’u jepja strehë…

Shisja gjizë e shisja bozë.

Shpejt më futën nën narkozë

Sapo zbrita brigje, male.

fsheha pushkë e fishekë

në streh çatish a në kamare;

Më pritën bujshëm

Veprat e pesëvjeçarëve…

Më pritën aksionet vullnetare.

Hapa rrugë, ngrita pallate

Elbasançe e shumëkatshe.

Hapa sytë, i bëra katër

Hapur ditë

E hapur nat’

Me ç’marifet… s’e di as vetë

Diversantë zura në rrjetë.

Agjentë e poliagjentë…



Nuk di , pse shteti kish merak…

Shtoi telat rreth e qark.

Male e fusha u bënë çark!

Shteti kish “lepur” në bark…



Gati topin e belxhikun.

Dhe kërkoja pranë e larg,

Kërkoja, ku qe armiku.

Dhe e nisa nga më i madhi

Nga armik Amerikani

Armiq gjeja tejemban’

Nga Azia në Ballkan.

Katërfish i hapja sytë,

mos më sulmonin komshinjtë.

Përtypja lakrat e blerta.

Mësova katjushka, raketa

Vendi kish vaj e ullinj,

por mua ma bënin me sy…

N’vend t’kopeve me shelegë

ngrita kope me bunkerë.

Shpova malet vëra – vëra

Me beton veshur të tëra.

Mbaja barkun me patate

Kastravecë e domate.

Dhe fasule domosdo

Mish e gjellë ishin ato…

Ullinj kisha me bollëk

Vaj ulliri… hiç… me krrëk.



III.

Ata lart i ranë hilesë…

Ters e nisën

që n’fillesë…

E nisën me barut, “fshesë”

Çdo zë i kundërt që u ngrit,

Qyshse foshnjë

u kap në fyt…



Të gjithë para,

E unë - mbrapsh.

Gjith’: “Shëndet!”

“Fanari”: “Plaç!”



S’merrej vesh e imja rrugë:

Shtet demokratik

Pa dremokraci kurrw.

Herë mbi udhë,

Herë nën udhë…



Me Lirinë s’u bë martesë,

Veç një falso bashkëjetesë.

Siç desha, u përshfaqa në Botë

Me një maskë të ngjeshur fort.

Bota – vrap,

Unë - osh e osh

Bota plot,

Unë - xhepat bosh.

Kur tollonat jepnin pulë

Pulë-patate kish çdo furrë.

Kur tollona kish peshk deti

Binte erë gjithë qyteti…



Edhe “Dollibashi” i fundit

Dot këmborën nuk e tundi.

Sado u çorr dhe u nduk,

Shtoi radhët dhe për bukë.

Shkoja ne shitore t’mishit,

Atje gjeja vetem shitësin.

Për të blerë një pako kafe

Stiseshin ndarje bajate

Veç një pako

Për familje.

Domosdo

Elbin do pije…

Ndahej prindi me të birin,

Dhe pse tok hanin e pinin.

Boll që në Gjendjen civile

T’figuronin dy familje.

Çdogjësend t’merrej dyfish

Marifet më t’bukur s’kish…!

Milu e milu lopa - shtet

Ndjeu fundin,

Se u tret…



“Dollibashi” vulën humbi

Dot këmborën nuk e tundi.

Vërtet Idhullit i dha besën

Por dhe vetë humbi çdo shpresë.



Duke parë nga Perëndimi

Mua fort m’u sos durimi,

Meqë s’mbante më kandari,

Shemba Idhulllin së pari…

Nxita Lëvizjet e forta:

“Duam vendin si Evropa!

Jo me dyfek’ e me topa.

Po, Demokraturë

Me vota…”



Tranzicioni po rri gjat’

Tashmë ndihem i paaft’

Brenda vatrës – emigrant…

Shkoj hedh votën, po nuk di:

Sa të vlen, moj Shqipëri!



Sa ende do ecim mbrapsh,

Kur Evropa rend me “marsh!”?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi