Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:PSE, O GUSHT?

Shko poshtë

Jorgo Telo:PSE, O GUSHT? Empty Jorgo Telo:PSE, O GUSHT?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 18, 2011 11:07 pm

Jorgo Telo:PSE, O GUSHT? 275230_1630998071_6486422_n

Jorgo Telo:PSE, O GUSHT?

Ç’t’u feks këtë hërë, o gusht?
Në trup e shpirt
më hodhe dhimbje...
S’e kam parë veten më ngusht’;
As mbas prerjesh
Në kocka e inde...

Kur doja të gëzohesha me shtëpinë
Në rimëkëmbje
e zbukurim,
Përndjeva dhimbje në gjoks e shpinë
Më shkuan ditët
Me angështim.

Kur doja t’renditja fjalët në vargje
E boll mendime
t’i hidhja në rreshta
I terstë, o mesgusht, ti m’u shfaqe.
Do Zoti mos qoftë
e tillë vjeshta...

Vatra zjarri ndeze në krejt vendin.
Mos doje kullota
në shpinën time...?!
Ato ditkan vetëm të dhembin
Prej zjarrit tënd,o gusht,
ç'zjarr stine...!

Dhe siç më prite këtë herë
Ma step çdo vrull
e çdo dëshirë.
E ç’të mbaj mend diçka me vlerë,
Kur ende, o prag,
s’më njohke mirë?

S’do të më njohësh a s’s’të kanë lënë?
Jetojm’ ende
në botën çudirash...
Nuk di për mua ç’të kanë thënë?
Tek ty më mban
një qiell dëshirash...

Me ty po flas vendlindja ime;
Oh, nuk e di,
si të vjen zëri...!
Me ty kaloj gëzime e dhimbje
Me ty, për ty...
unë jam i tëri...

Ti s’ke nevojë për fjalë rrugësh.
Më njeh më mirë
se unë vetveten
As mos të të humb as të më humbësh.
T’i jemi shoqi- shoqit
në jetë të jetëve...

E di... për nga forca me ty s’matem dot.
Një dozë të vogël,
ma fal, në mundesh.
S’të jam kursyer, moj vatër halleplot.
Të kërkoj ndjesë,
të mos përhumbesh...!

Gusht, 2011

Jorgo Telo:PSE, O GUSHT? 306302_2179215493190_1630998071_2110065_1899599364_n

drejt vendlendjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi