Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:TROKET PRINCESHA E BALLKANIT!(RIPOSTIM Përshëndetjeje ne Përvjetorin e katërt të Pavarësisë)

Shko poshtë

Jorgo Telo:TROKET PRINCESHA E BALLKANIT!(RIPOSTIM Përshëndetjeje ne Përvjetorin e katërt të Pavarësisë) Empty Jorgo Telo:TROKET PRINCESHA E BALLKANIT!(RIPOSTIM Përshëndetjeje ne Përvjetorin e katërt të Pavarësisë)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 22, 2012 11:59 pm

Jorgo Telo:TROKET PRINCESHA E BALLKANIT!(RIPOSTIM Përshëndetjeje ne Përvjetorin e katërt të Pavarësisë) 369251_1630998071_231259214_nJorgo Telo:TROKET PRINCESHA E BALLKANIT!(RIPOSTIM Përshëndetjeje ne Përvjetorin e katërt të Pavarësisë) 180867_1695777447541_1630998071_1538889_4897837_n

Jorgo Telo:TROKET PRINCESHA E BALLKANIT!
(Përshëndetjeje ne Përvjetorin e katërt të Pavarësisë)


(Poemth)

Një… dy… disa trokitje rresht
Te porta jote, OKB!
Dhe ti, hesht…
Kosova duke trokitur,
Ti ende duke dremitur…

Zgjohu,
O Kryeselia e Botës!
Një mikeshë e re
po të troket.
Si po e lë ende jashtë portës?
Prite buzëqeshur!
Prite, siç pritet një mike!
Dil. e prite
Princeshën Ballkanike!

Dhe mos i rri vetullngrysur
As buzëvarur mos i rri
Rrëfe, OKB, të bekuarën bujari!
Tregohu bujare
për një mike fisnike
Tregohu, siç të duan popujt,
o Kryeqendër
e ardhmërisë demokratike!

Dhe pret e troket Kosova;
Pret përjashta portës.
Shiheni, sa e lodhur,
Shiheni, sa e stërmunduar;
Me goxha peshë mbi supe e në duar:
Me eshtra vorrezash masive
Me peshë mëkatesh historie
Me peshë trukesh diplomacie..
Me peshë ëndrrash lirie…
Me peshë lotësh të paterur
Me peshë viktimash të patretur
Me peshë familjarësh të pagjetur…
Të pamatshme rëndesat e saj…
E ti, po e lë jashtë porte…
“Hë… tani…. – hë pastaj!”
Eh, paradoks i kësaj bote!
A lihen miqtë jashtë porte?!

Pa dil, OKB, e vështroje Kosovën
drejt në sy.
Në citofon, duke dëgjuar,
mos rri…!
Të ka ardhë e stërlodhura
në kërkim të lirisë
Ka ardhë e troket
në portën e demokracisë.

Ka ardhë Kosova shqiptare
T’i ngazëllehet Pavarësisë.
S’e lënë ta gezojë lirinë
S’e lënë asfare
stërkëmbthet e shkjave…

Ende vijon ngushëllimi
për të vrarët
Dhe Festimi,
duke kuruar plagët…
Dhe Ti…
Dhe Ti, OKB
Ende përjashta po e lë.
Lëre të hyjë në gjirin Tënd.
Hapja portën,
të zërë guri vend…!

Kur ende s’po ia njohin
Pavarësinë
disa qeveri të pakta,
të paqarta
Edhe ti Kryeqendër
po e lë përjashta?

Tok – tok! Tok – tok!
Ja, e dëgjon?
Vazhdojnë trokitjet
një pas një…
Hapi syt’ e veshët
Çile zemrën!
Hapi portat, OKB!

Luftoi Republika e re per diell
E ju sërish e mbani nën “Hije”…
Arriti Lirinë me gjak e sakrifica;
Të eci vetë e jo me “Paterica”…

A mos, vallë, lojrat diplomatike
Serbiane
nuk po të bindin që janë
karagjozëri sharlatane?

Kujt t’i zërë besë Republika e Re?
As BE-istët s’po e njohin ende...!?

Kur shumëkush
po rend drejt BE-së
E vetë BE-ja nuk të jep shpresë
Nga t’ia mbajë princesha e gjorw?
Upupu, ç’po e zvarrin më kot!
Ç’është kjo marre?
Ndihmoi qeveritë tinzare,
o plotfuqishmi Zot!

Dhe sa do mbetet
pa “kurorw”
me dy flamuj në dorë?
Derdhur në ar kurora e Pavarësisë
Ushqyer me gjak
rrënjët e lirisë....

Le t’u bjerë “Kambanave të miratimit”
i nderuari Këshilli i Sigurimit!
E të shihni, si qeveritë (me mëdyshje),
do ta njohin Pavarësinë.
Do flasin me zë ndryshe…

Mund të sajojë shkiau
rezoluta e stërezoluta,
lindur nga mendësitë e egra

e jo nga ndjesitë e buta…

Princesha ballkanike ende po troket.
Hapja portën, OKB, ç’pret?!

Jorgo TELO, 9 gusht 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi