Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB)

Shko poshtë

Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB) Empty Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 10, 2010 3:29 pm

Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB) 27958_1371726586472_1630998071_852070_3852798_n
Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB)

(Poemth)

Një… dy… disa trokitje rresht
Te porta jote, OKB!
Dhe ti, hesht…
Kosova duke trokitur,
Ti ende duke dremitur…

Zgjohu,
O Kryeselia e Botës!
Një mikeshë e re
po të troket.
Si po e lë ende jashtë portës?
Prite buzëqeshur!
Prite, siç pritet një mike
Dil, e prite
Princeshën Ballkanike!

Dhe mos i rri vetullngrysur
As buzëvarur mos i rri
Rrëfe, OKB, të bekuarën bujari!
Tregohu bujare
për një mike fisnike
Tregohu, siç të duan popujt,
o Kryeqendër
e ardhmërisë demokratike!

Le t'i bjere "Kambanave te zgjimit
dhe i nderuari HESHILLI I SIGURIMIT...!

Dhe te prêt e po troket Kosova;
Prêt përjashta portës.
Shihe, sa e lodhur,
sShihe, sa e "sosur"...
Shihe, sa e stërmunduar;
Me goxha peshë mbi supe e në duar:
Me eshtra vorrezash masive
Me peshë mëkatesh historie
Me peshë trukesh diplomacie..
Me peshë ëndrrash lirie
Me peshë lotësh të paterur
Me peshë viktimash të patretur
Me peshë familjarësh të pagjetur…
Të pamatshmerëndesat e saj…
E ti, po e lë jashtë porte…
“Hë… tani…. – hë pastaj!”
Eh, paradoks i kësaj bote!
A lihen miqtë jashte porte?!

Pa dil e vështroje Kosovën
drejt në sy.
Në citofon, duke dëgjuar, mos rri…!
Të ka ardhë e stërlodhura
në kërkim të lirisë
Ka ardhë e troket
në portën e demokracisë.

Ka ardhë Kosova shqiptare
T’i ngazëllehet Pavarësisë,
s’e lënë stërkëmbthet e shkjave…

Ende vijon ngushëllimi
për të vrarët
Dhe Festimi,
duke kuruar plagët…
Dhe Ti…
Dhe Ti, OKB
Ende përjashta po e lë.
Lëre të hyjë në gjirin Tënd.
Hapja portën,
të zërë guri vend…!

Kur ende s’po ia njohin
Pavarësinë
disa qeveri tw pakta,
të paqarta
Edhe ti Kryeqendër
po e lë përjashta?

Teksa njohja
prej skeptikësh
vijon në pafundësi
(Siç na e do shpirti
e na e thotë mendja gjithsesi)
Në vendnumëro
kjo princeshë e Ballkanit,
ky shteti i ri
s’mund të rrijë kurrsesi…

Princeshe, pasdore veten mos e le!
Tregoje veten, kush dhe si je!


Tok – tok! Tok – tok!
Ja, e dëgjon?
Vazhdojnë trokitjet
një pas një…
Hapi syt’ e veshët
Çile zemrën!
Hapi portat, OKB!
Luftoi Republika e re per diell
E ju sërish e mbani nën “Hije”…
Arriti Lirinë me gjak e sakrifica;
Të eci vetë e jo me “Paterica”…

A mos, valle.lojrat diplomatike
serbiane,
nuk te bindin se jane sharlatane?

Le t'u bjere "Kambanave te miratimit"
i nderuari KESHILL I SIGURIMIT.

E të shihni, si qeveritë me mëdyshje,
do ta njohin Pavarësinë.
Do flasin me zë ndryshe…

Princesha ballkanike po troket.
Hapja portën, OKB, ç’pret?!


Jorgo TELO, 9 gusht 2010

Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB) 36827_1443766467424_1630998071_1033236_1995982_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB) Empty Re: Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 10, 2010 3:51 pm

Jorgo Telo: TROKET PRINCESHA BALLKANIKE (KOSOVES - ne pritje te pranimit ne OKB) 40243_492949079128_783664128_6760506_6995843_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi