Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sivjet, verë e nxehtë për PDK-në

Shko poshtë

Sivjet, verë e nxehtë për PDK-në Empty Sivjet, verë e nxehtë për PDK-në

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 26, 2012 8:44 pm

Sivjet, verë e nxehtë për PDK-në


Sivjet, verë e nxehtë për PDK-në Pdk-hashim-thaci
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të kalojë nëpër një verë të nxehtë sivjet. Pas shtatë vjetësh, ajo planifikon t’i hyjë një procesi të rregullt zgjedhor, me synim të nxjerrjes së strukturave të reja drejtuese të saj.

Që nga themelimi, kjo parti është drejtuar nga Hashim Thaçi, dhe suksesin më të madh e ka shënuar në vjeshtën e vitit 2007, kur ka arritur ta zhvendosë LDK-në nga vendi i parë në ranglistën e partive.

Sekretari organizativ i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka konfirmuar se javën tjetër do të thirret një mbledhje e Këshillit Drejtues dhe aty mund të vendoset për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme.

Orientimisht, ai ka thënë se zgjedhjet partiake parashihen të kryhen gjatë kësaj vere.

“Tash për tash nuk mund të them asgjë më shumë, pasi më e udhës është që të presim se si do të vendosë Këshilli Drejtues”, ka thënë ai, nëpërmjet një bisede të shkurtër telefonike.

Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që për pozitën e kryetarit të partisë të zhvillohet garë mes kandidatësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi