Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gezim Uruci sjell për Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES"

Shko poshtë

Gezim Uruci sjell për Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES" Empty Gezim Uruci sjell për Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES"

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 26, 2010 5:47 pm






Gezim Uruci sjell për Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES" 19454_100152563355169_100000812761023_1326_7684903_n






Gezim Uruci sjell pë Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES"


Ismet Peja sjell duet, premton album Ismet Peja, kolosi i muzikës popullore shqiptare, tregon për "Zhurnal", fillimet, sfidat, dhe triumfin e tij ne skenën e muzikës popullore shqiptare. Fjalët janë të vogla dhe duket sikur nuk mund të thonë madhështinë e të përshkruarit dhe vlerësuarit, kundrejt një artisi të tillë. Jeta, vepra, dhe vlerat e një artisti, sic është Z. Ismet Peja, këngëtari që me zërin e tij, i dha emocion, gëzim , dhe mbajti gjallë shpresën për një ditë më të mirë te shqiptarët, vazhdon dhe sot me të njëjtin intesitet.Me mbi njëmijë këng të realizuara, ai ka pasuruar dhe rritur vlerat e muzikës shqipe, duke bërë të ndihemi krenar që patëm fatin ta kemi tonin në gjak dhe si artist. - Si ishin fillimet tuaja, dhe si erdhi ballafaqimi i parë me muzikën? Qysh ne rinine e hershme e kam shfaq talentin dhe dëshirën për të kënduar. Duke u nis edhe nga fakti që babai im Musa Peja ishte kengetarë se bashku me grupin e Ymer Rizes dhe unë fillova t’a ndjek nëpër ahengje. Isha si nxënës në gjimnazin e atëhershëm kur nga Prishtina kishin ardhur kompozitori Lorenc Antoni dhe bene audicionin ku une u prezentova me kengen "Kendo o Zogu I Malit" dhe prej aty mora shtytjen per hapat e mëtejme. - Si mund të bësh diferencën mes mundësive që të jepte ajo kohë dhe tani? Ne ate kohe per te arrit te incizosh ne radio ke pas per te kaluar neper filtera shume te zorshem ku prej teje kerkohej jo vetem kendimi po edhe qendrimi skenik e shume gjera tjera. Ndërsa sot jemi dëshmitarë të shumë komercializmave dhe sigurisht që ata filtera te atëhershem janë zhdukur. - Sa këngë keni kënduar, a’i ruani të gjitha, dhe cila eshte ajo qe s’merziteni se kenduari asnjeher? Mundohem t'i ruaj ato që mundem. Ato që i kam sigurisht që janë në fonoteken time shumë të pasur. Mund te them që kam kaluar njëmijshin (1000 kengë) ndërsa të gjitha janë të dashura për mua mirëpo kohëve të fundit me shume po flen Kenga e Pleqërisë. - A keni marrë aq kënaqësi dhe vendin e duhur, në këmbim të emocionit, vlerave, gjithcka ju keni shkrirë, për muziken e mirfilltë shqipe? Sejcili artist ekziston duke ju falenderuar publikut. Prandaj mendoj që ate që e kam dhënë për publikun gjithmonë kam arritur të marr po aq nga publiku përderisa edhe sot ne moshen time qe jam, ende më kërkojne dhe ende dëshirojne të më kenë afër. - A mendoni se keni sakrifikuar dhe familjen tuaj për këngën dhe udhëtimet që ju është desht të bëni? Për të arrit dicka sigurisht qe duhesh te sakrifikosh dicka tjeter, gjithmone jam munduar qe cdo sekond te kohes se lirë që kam pas te kaloj me familjen time. Mirepo e di qe nuk ka mjaftuar ajo kohe qe kam kaluar por sigurisht që harmonia dhe mirekuptimi me bashkshorten time dhe fëmijet e mi me kan ndihmuar pamasë qe une te jem ky qe jam. - A keni qenë “pre” e thashethemeve dhe a kanë qenë ato sic trillohen sot? - Si cdo figure e njohur nga publiku edhe une kam qenë sic thuani ju “pre” por eshte ajo kenga ku thuhet “me vu vesh se cfare thone hallku kishim vdeke kishim maru” prandaj edhe une nuk ju kam varë forte veshin thashethemeve, mendoj se kjo eshte ilaci me I mire per thashethemet, dhe ktë j'ua kisha rekomandu te gjithve atyre qe ndihen te prekur nga ai "fenomen" - Ju keni dhënë më të mirën në muzikë, a ka pasur në shpirtin tënd ndonjë pasion tjetër të fshehur? Ne rinine time kam qene edhe volejbollist I spikatur, mirepo me te vertet kurr nuk kam menduar dicka qe do e kisha kultivu nëse nuk do isha kengetarë. - Cili është trashëgimtari i zërit tuaj, nga familja juaj? Gjithmone e kam cekur qe Visari është ai që më afrohet më së shumti me ngjyrën e zerit, por tani ka fillluar edhe nipi Genti te kendoj dhe shpresoj që brez pas brezi familja Peja do e vazhdon traditen e nisur nga babai im. - Si e shifni ju “trancizionin” në muzikën tonë, dhe a mendon se muzika tani, bëhet për “biznes”? Nuk mendoj qe ky fenomen eshte shfaqur tani. Ka vite e vite me mire te them me mbylljen e RTP ne nëntëdhjetat filloj të komercializohet muzika. Kjo mënyrë e kultivimit të muzikës e ka te mirën materiale mirëpo shpesh per “hater” te mires materiale arti po e humb vlerën. - A mendon se TV shqiptare, promovojnë njerëzit që kanë “lidhje” dhe jo vlera? Mendoj që jo te gjitha TV promovojne anitvlerat mirëpo duke u nis nga fakti qe jetojmë ne një botëë të komercializuar ka edhe te atilla qe nuk gjejnë mjete që të vijnë deri te ajo e mire dhe plasojne gjithcka. - Cfarë presim të re dhe me cka merreni këto kohë? Jam ne një pregatitje te nje dueti me kengetarin Burim Mehmeti. Ishte iniciative e Burimit te kemi nje duet bashkë është një text dhe muzike shumë e mirë. Ndërsa per te ardhmen një album me këngë të zgjedhura shqipe. - Një këshillë për të rinjtë shqiptarë, vecanërisht ata që merren me muzikë? Mundohuni te jeni vetvetja dhe te kultivoni thesarin e bukur te muzikes shqipe qe eshte nje thesar I pashterrshem. Zhurnal ju falenderon , Suksese, dhe jetë të gjatëEdhe juve gjithashtu. / Zhurnal /
Gezim Uruci sjell për Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES" 15722_108752822499559_100000945263952_56804_3554280_n
ISMET PEJA NE TV - E DIELA SHQIPTARE.

Gezim Uruci sjell për Ju: ISMET PEJA "BILBILI i GJAKOVES" 15722_108753619166146_100000945263952_56805_3572749_n
ISMET PEJA NE TV - E DIELA SHQIPTARE.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi