Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi përplaset me BE-në, e kërcënon me shpërthim pakënaqësish

Shko poshtë

Thaçi përplaset me BE-në, e kërcënon me shpërthim pakënaqësish Empty Thaçi përplaset me BE-në, e kërcënon me shpërthim pakënaqësish

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 12, 2012 10:57 am

Thaçi përplaset me BE-në, e kërcënon me shpërthim pakënaqësish


Thaçi përplaset me BE-në, e kërcënon me shpërthim pakënaqësish Hashim_thaci
Çdo vonesë e Brukselit për integrimin e Kosovës është dështim i tij, si në raport me Kosovën, ashtu edhe më rajonin, prandaj Brukseli duhet të jetë më i guximshëm dhe fleksibil, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emisionin ‘Debat’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Thaçi përplaset me BE-në, e kërcënon me shpërthim pakënaqësish, nëse Be-ja nuk vepron duke e ndihmuar Kosovën. “Mungesa e vizionit të qartë të Brukselit për Kosovën dhe rajonin, dhe mosguximi për të marrë veprime për zgjerim të shpejtë, integrimin e rajonit në mënyrë që të ngadhënje vlerat euroatlantike. Vonesat mund të krijojnë dilema dhe pakënaqësi te njerëzit, dhe normalisht se në një moment mund të krijojnë disponim jo i kënaqshëm dhe jo i pritur. Dhe mund të ketë moment që njerëzit ndoshta nuk duan të japin asgjë nga sovraniteti i tyre as në raport me BE-në”, ka thënë ai.


Thaçi ka thënë se ka kërkuar nga Brukseli që të përshpejtohet procesi i integrimit të rajonit edhe në NATO, dhe në Bashkim Evropian, sepse sipas tij çdo vonesë hap dilema edhe për alternativa të tjera.

“Çdo vonesë e Brukselit është një dekurajim për qytetarët. Kosova i ka kryer obligimet e veta sa i përket udhërrëfyesit por edhe procesit të studimit të fizibilitetit, edhe sa i përket vënies së marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian, dhe çdo vonesë e Brukselit për mua është dështim i Brukselit në raport me Kosovën por edhe me rajonin. Brukseli duhet të jetë më i hapur, më fleksibil dhe më i guximshëm”, ka thënë ai.

Thaçi ka bërë thirrje publike drejtuar autoriteteve të Brukselit dhe të gjitha shteteve të BE-së që të veprojnë shpejt dhe në mënyrë unike për ngadhënjimin e vlerave euroatlantike edhe në rajon, ngase siç ka thënë ai, çdo vonesë hap dilema të reja, dilema këto që nuk janë të shëndetshme për paqen, bashkëpunimin, stabilitetin në rajon, fqinjësinë e mirë dhe sistemin e vlerave. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi