Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Lumi:Eh, tipat si Berati

Shko poshtë

Alban Lumi:Eh, tipat si Berati Empty Alban Lumi:Eh, tipat si Berati

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 13, 2012 11:39 am

Eh, tipat si Berati


Alban Lumi:Eh, tipat si Berati Alban-Lumi

Alban Lumi

Zakonisht preferoj të shkruaj në rubrikën e sportit, aty ku më flenë shpirti, por kur dëgjova fjalët e ish kolegut tonë, i cili fluturimthi kaloi shkallët për të arritur karrigen e kryeredaktorit të një gazete për të përfunduar së fundi në ulëset e Kuvendit të Kosovës, më bëri të përshëndes “deputetin e shenjtë”, Berat Buzhala . Ai mori guximin t’i ofendojë ish koleget e tij duke aluduar në shenjtërinë e lopës, sipas koncepteve në një besim hindus. Me këtë ai lë të kuptohet se ish kolegët e tij nuk dinë rend e ligj, por dëshirojnë vetëm të kryejnë punën e tyre. Po si nuk i kujtohet këtij deputeti “të nderuar”, se sa ishte “shef” i një gazete kishte zgjedhur të përkrahte një qeveri, në të mirë e në të keqe, për t’ia dhënë edhe votën si deputet shefit të saj. A thua si kishte vepruar Buzhala në punën e tij apo në analizat e tij gjatë debateve të ndryshme televizive, kur prezantohej si i pavarur për të insistuar në çdo mënyrë që ta lavdërojë punën e partisë, të cilës tanimë edhe publikisht i takon. Duket se pikërisht sjellja e tij ishte e një lope të shenjtë, duke e shkelur etikën prej gazetari në shërbim të një grupi të caktuar, që tani me të drejtë e mbron. “I nderuari” deputet përkundër të gjithave kur ju fituat një ulëse në parlament kishe ndezur një fije shkëndije pozitive te kolegut tu që së paku ata do të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvend. Por, që në rastin e parë ai doli kundër tyre, duke deklaruar votën e tij pro Kodit Penal, me ato dy nenet e famshme për të cilin protestuan të gjitha asociacionet e gazetarëve, të gjitha mediat dhe shoqata e njohur ndërkombëtare e gazetarëve, “Reporterët pa kufij” e cilat po ashtu u bën pjesë e lobimit, që Presidentja ta rikthente Kodin e Ri Penal në rishqyrtim në Kuvend. Të shohim se si do ta votojnë Kodin e rikthyer pa ato dy nene, që kufizojnë apo uzurpojnë të drejtën e të shprehurit, e të cilat pritet nëse jo të hiqen, të ndryshohen dukshëm, pasi vet shefi i tij, kryeministri Hashim Thaçi bëri thirrje që Presidentja ta rikthejë kodin në Parlament, ndërkaq ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi shkoi edhe më larg duke paralajmëruar dorëheqjen, nëse kodi i ri me dy nenet që cenojnë të drejtat e gazetarëve të hyjë në fuqi. Sigurisht se Berati do të jetë në dispozicion të qeverisë dhe ndoshta sërish nuk do të mendohej se e ka votuar a po jo kodin pa nenet e famshme, por do t’i thotë OK urdhrit nga lart, dhe ‘kështu’, t’iu nënshtrohet kodit, sipas kërkesave ‘të lopës së shenjtë”.
Berati si dhe kolegu tjetër po “ish-analist”, më duket tani zëvendësministër i Ambientit, Ilir Mirena, e kanë zgjedhur vetëm një formë të daljes në qendër të vëmendjes, nëpërmjet të fyerjeve ndaj të tjerëve, apo ndaj kujtdo që kundërshton apo shfaq ide të kundërta me pikëpamjet e shefit të tij “të shenjtë”! Apo siç ishte rasti kur Mirena si ish ushtar i UÇK-së, (kështu është vetëdeklaruar) ka ironizuar me tone fyese, protestuesit e ndaluar të Lëvizjes Vetëvendosjes në Merdare që protestonin pa reciprocitet me Serbinë dhe ndalimin e importit të mallrave serbe, duke i quajtur “pamje të mjera’ si dikur ato të refugjatëve shqiptarë të dëbuar nga serbët, nëpërmjet Bllacës.
Tani Buzhala tërhoqi vëmendjen, duke i quajtur gazetarët që më parë i konsideronte të shenjë, me “lopët e shenjta”. Kur Buzhala një ditë nuk do të jetë anëtar i Kuvendit, atëherë nuk duhet të çuditen deputetët e ardhshëm, të cilët sigurisht nëse i hyn në punë Beratit, ku me dit se si do t’i fyente apo do të provonte ti poshtëronte. Ai që është mësuar një herë të shaj shtëpinë e tij nuk do ta ketë problem ta përsëritë atë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi