Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë

Shko poshtë

Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë Empty Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 23, 2012 1:22 am

Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë Gjer-gre-950

Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë


Alban Lumi
Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë 138614564
Gjermania ka dominuar dhe mposhtur Greqinë në ndeshjen e dytë çerekfinale në “Euro 2012”. Gjermanët e përmbyllën takimin me rezultat 4:2, derisa grekët të tërën ç’farë arritën të bëjnë ishte barazimi i përkohshëm,1:1.


Në një moment u duk se Gjermania mund të befasohet nga Greqia në garë për të kaluar në gjysmëfinale të kampionatit evropian që po mbahet në Poloni dhe Ukrainë. Pasi gjermanët kishin krijuar epërsinë, 1:0 në pjesën e parë, Greqia ia doli që të barazoi shifrat dhjetë minuta pas fillimit të gjysmëlojës së dytë. Por ky gol vetëm sa i ngacmoi gjigantët e futbollit botëror, të cilët deri në fund të takimit realizuan edhe tri herë tjera, por shumë lehtë rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë. Kapiteni Philip Lahm kishte nisur serinë e golave në këtë takim.

Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë 2,h=343-5.bild
Ai në minutën e 39-të, me një goditje të saktë nga distanca mposhti portierin, Sifakis. Edhe pas golit të shënuar gjermanët vazhduan me dominim e lojës, ndërkaq grekët sidomos në fillim të pjesës së dytë filluan të organizojnë sulme me anë të kundërzbritjeve.


Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë 4,h=343.bild
Në minutën e 55-të, Samaras mirë shfrytëzoi asistimin e Salpingidis, duke shënuar nga afërsia, 1:1. Pas këtij goli të pësuar u duke se të përzgjedhurit e Low do ta kenë problem ta rikthejnë epërsinë për shkak të mbrojtjes ngjeshur të grekëve, të cilët vazhdimisht ishin në zonën e tyre më së paku tetë futbollistë. Por organizimet e “pancerëve” shpërqendruan mbrojtjen e helenëve dhe në minutën e 61-të, Ozil harkoi në zonë,


Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë 3,h=343-5.bild
ndërkaq Khedisra nga plani i dytë me goditje të saktë tundi rrjetën greke, për të rikthyer epërsinë prej një goli,2 :1.


Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë 2,h=343-7.bild
Ndërkaq golin e tretë e realizoi veterani, Klose me kokë duke e shfrytëzuar daljen e pamenduar të portierit Sifakis. Gjashtë minuta më vonë, Klose kishte mundësi të realizoi edhe golin e 65-të me fanellën e Gjermanisë, por goditjen e tij e ndali “gardiani” i portës rivale,derisa


Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë 3,h=343-3.bild
më së miri përfitoi Reus, i cili dëboi topin në rrjetë, 4:1. Gjermania edhe më pas ishte mbizotëruese në fushë, ndërkaq grekët sikur mezi e pritnin përfundimin e këtij takimi. Por festivalin golave në kët takim e përmbylli skuadra që u eliminua, nëpërmjet Salpingidis,i cili realizoi nga pika e bardhë pasi më par me dorë në zonë kishte luajtur Boateng, 4:2.
Low befasoi me disa ndryshime në formacion, duke lënë në bankinë sulmuesin, Mario Gomez dhe Tomas Muller, derisa në fushë nga minuta e parë kishte zbritur por më befasues ishte prezenca në fushë e Schürrle para Podolskit. Ndërkaq grekët ishin të detyruar që llogaritë t’i bënin pa kapitenin e suspenduar, Karagounis. Gjermania në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga dueli i fundit çerekfinal mes Anglisë dhe Italisë.


Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë 3,h=343-4.bild

Gjermania - Greqia 4:2 (1:0)

Shikues: 39.150
Gjyqtar: Damir Skomina (Slovenia)
Shëues: P. Lahm (39’) Khedira (61’),Klose (68’), Reus (74’) – Samaras (55’), Salpingidis ( 89’)
KV: Samaras, Papastathopoulos (Greq.)
Gjermania : Neuer; Boateng, Hummels, Badstuber, Lahm; Schweinsteiger, Khedira; Reus (Götze), Özil, Schürrle (Müller); Klose (Gomez)


Greqia: Sifakis; Torossidis, Papastathopoulos, Kyriakos Papadopoulos, Tzavellas (Fotakis); Makos (Liberopoulos), Maniatis; Ninis (Gekas), Katsouranis, Samaras; Salpingidis

Statistika - plus

Gjuajtjet në portë: 12-5
Gjuajtjet pranë porte: 10-4
Posedimi i Topit: 66%-34%
Goditjet nga këndi: 10-1
Pozitat jashtë loje: 5-2
Ndërhyrjet e Palejuara: 9-10


Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë GalleryV9-osie

Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë _Angela-Merkel-23

Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë Lammmmm

Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë _den-Griechen

Alban Lumi:Gjermanët nuk tolerojnë - demolojnë Greqinë 74.-Minute
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi