Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandër Koçani: Ofrojmë sondazhe me porosi: Si i doni rezultatet??!!

Shko poshtë

Aleksandër Koçani: Ofrojmë sondazhe me porosi: Si i doni rezultatet??!! Empty Aleksandër Koçani: Ofrojmë sondazhe me porosi: Si i doni rezultatet??!!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 18, 2009 9:05 am

Ofrojmë sondazhe me porosi: Si i doni rezultatet??!!
Shkruan Aleksandër Koçani
Sondazhistët e “Zogbi”, si specialist i sondazheve i bëra me dije se po përdornin metoda të gabuara që unë i kisha denoncuar publikisht. Zonjusha në fjalë mu përgjigj se “ky ishte mendimi im” dhe më pyeti sërisht në se pranoja t’u përgjigjesha disa pyetjeve apo të mbyllte telefonin. Iu përgjigja që jo dhe ajo shkëputi linjën. Edhe në këtë rast në mënyrë flagrante dhe të pa qytetëruar injorohet një akuzë publike e bërë drejtpërdrejtë dhe me artikull të botuar në gazetën “Bota Sot” për zhvillim të anketimeve me telefon fiks në kundërshtim me metodikën shkencore!
Ekipi drejtues që realizon sondazhet Zogby (flitet se është një kompani shqiptare e kontraktuar) me qetësinë olimpike që e karakterizon paraqiti rutinën e radhës: rezultatet e anketimit për muajin mars. Gjithçka paraqitet si më parë, sikur asgjë të mos ketë ndodhur, ndonëse është vënë në dyshim serioz besueshmëria e të dhënave që përpunon ky sondazh. Normalisht një ekip sondazhesh në një vend demokratik ku vepron realisht konkurrenca, së paku do të alarmohej në se në drejtim të metodologjisë së anketimeve të tija do të bëheshin vërejtje thelbësore, që cenojnë besueshmërinë e rezultateve të tyre. Serioziteti dhe etika profesionale do t’i impononin një ekipi studimor të tillë një prononcim në drejtim të argumenteve kritike ndaj metodologjisë së tyre. Së paku do të kishte një kundërshtim, një justifikim apo paraqitje të kundër argumenteve. Asgjë nga këto nuk u vërejt! Thjesht injorim, heshtje “olimpike”! Nuk ka asnjë angazhim minimal profesional për të zhvilluar debat, kur dihet se praktikisht kjo është e vetmja rrugë për të realizuar atë që Kanti e quante intersubjektivitet dhe që përbën në fakt objektivitetin në shkencë. Dhe aty ku nuk synohet ky objektivitet, nuk ka parametra shkencorë, nuk ka ligjërim në nivel shkencor, por thjesht një propagandë komercialiste. Me sa duket një takëm sondazhbërësish ka këmbyer vlerën shpirtërore të kërkimit të objektivitetit shkencor me disa favore të “vockëla” materiale nga kancelaritë e “Olimpit”! Është zgjedhja e tyre! Por të paktën një opinion, siç e cilësojnë francezët, i “kultivuar” nuk ka përse të fyhet deri në atë masë sa të konsiderohet si gogo që “tërhiqet për hundësh”! Një publik i tillë meriton më shumë vëmendje dhe respekt nga ata që hiqen si profesionistë të sondazheve! Atij nuk mund t’i paraqiten përfundime ku “është qepur dukshëm me fill të kuq mbi të bardhë”, mos serioziteti dhe mos kompetenca profesionale!
I njëjti “avaz” vazhdon edhe me qendrat e institutet që sondojnë me anën e telefonave fiks. Sot, nga një qendër amerikane, siç u prezantua zonjusha në linjë, kontaktuan me telefon fiks bashkëshorten time dhe mbasi ajo i bëri me dije se po ndjekin një procedurë shkencërisht të gabuar, ma kaloi linjën mua. Zonjusha në linjë, që nuk u turbullua fare nga ky këmbim respondenti (i pa lejushëm nga pikëpamja e kampionimeve të rastit ose sistematikë që ndjekin ata), ndoqi formulën e “intervistimit” (Pavarësisht se çfarë është thënë dhe thuhet. “unë të intervistoj ty në emër të ....”). Iu prezantova edhe asaj si specialist i sondazheve dhe e bëra me dijeni se po përdornin metoda të gabuara që unë i kisha denoncuar publikisht. Zonjusha në fjalë mu përgjigj se “ky ishte mendimi im” dhe më pyeti sërisht në se pranoja t’u përgjigjesha disa pyetjeve apo të mbyllte telefonin. Iu përgjigja që jo dhe ajo shkëputi linjën. Edhe në këtë rast në mënyrë flagrante dhe të pa qytetëruar injorohet një akuzë publike e bërë drejtpërdrejtë dhe me artikull të botuar në gazetën “Bota Sot” për zhvillim të anketimeve me telefon fiks në kundërshtim me metodikën shkencore! Anketimbërësit me paturpësi, moralisht i lejojnë të drejtë vetes t’i cilësoj kështu për shkeljet që i bëjnë ata etikës shkencore dhe qytetare, vazhdojnë punën e tyre për të manipuluar opinionin publik shqiptar. Në këtë kuadër është e lejueshme që të supozohet se këta “profesionistë” të xhepit të tyre kanë dalë në tregun informal të informacionit për të ofruar rezultate sondazhesh sipas porosisë së klientëve. Pra, kush paguan mirë mund të marrë rezultate të porositura sondazhesh (ashtu siç i interesojnë atij), të cilat i paraqiten opinionit publik si të kryera me kompetencë profesionale. Në këtë rast porositësi mund të shpresoj që të ndikoj në një farë mase te pjesa e lëkundur e elektoratit shqiptar në mënyrë që të risë numrin e votave të partisë që ai përfaqëson. Dihet nga librat e metodave të kërkimit që mashtrimi (dhe ndikimi) i opinionit publik me rezultate sondazhesh synon gjithnjë kryesisht pjesën e papërcaktuar të elektoratit të një vendi.
Ajo që bëhet e paduruar në këtë “sondazhomysebet” është situata poshtëruese që vihet të paktën pjesa e shkolluar e opinionit publik shqiptar, e cila nga këta marifetçinj pa moral trajtohet si “raja”. Ndonëse ka një denoncim publik për manipulimin që përfaqësojnë këto sondazhe, bosët e “mafias së sondazheve”, vazhdojnë me paturpësi t’i drejtohen opinionit publik shqiptarër me mashtrimin e radhës sikur nuk ka ndodhur tashmë asgjë. Kësaj i thonë që për ta ky opinion është si “bagëtia” të cilës mund t’i hedhësh për të ngrënë çfarë të duash. Në se do të vazhdojmë të lejomë pa reagim intelektual këtë tallje të madhe, atëherë ka të ngjarë që të kthehemi gradualisht në një “Republikë të sondazheve”.

Tiranë, 16.04.2009 - Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi